Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier (filmi)
film / From Wikipedia, the free encyclopedia
Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier është një film i zhanrit fantazi i vitit 2009 me regji të David Yates dhe shpërndarës Warner Bros. Pictures.
Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier | |
---|---|
Regjia nga | David Yates |
Shkruar nga | Steve Kloves |
Bazuar në | Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier nga J. K. Rowling |
Prodhuesi | David Heyman David Barron |
Luajnë | Daniel Radcliffe Rupert Grint Emma Watson Micheal Gambon Maggie Smith Robbie Coltrane Timothy Spall Jim Broadbent Helena Bonham Carter Alan Rickman David Thewlis Warwick Davis Julie Walters |
Kinematografia | Bruno Delbonnel |
Montazhi | Mark Day |
Muzika | Nicholas Hooper |
Kompanitë prodhuese | |
Shpërndarë nga | Warner Bros. Pictures |
Data e publikimit | 7 korrik 2009 (Londër) 15 korrik 2009 (Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) |
Kohëzgjatja | 153 minuta |
Shtetet | Mbretëri e Bashkuar Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | 250 milionë dollarë |
Fitimi | 934.4 milionë dollarë |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Filmi është bazuar në romanin me të njëjtin titull nga J. K. Rowling dhe është i gjashti në serinë e filmave të Harry Potter, pasues i Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit dhe i ndjekur nga ''Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë. Me skenar nga Steve Kloves dhe David Heyman dhe David Barron si prodhuesë, filmi tregon historinë e Harri Poterit në vitin e gjashtë në Hoguorts teksa atij i bie në dorë një libër shkollor misterioz, bie në dashuri dhe përpiqet për të shtënë në dorë një kujtim që përmban çelësin e rënies së Lord Fluronvdekjes.
Si në çdo film tjetër të serisë, Daniel Radcliffe është në rolin e Harri Poterit dhe Rupert Grint dhe Emma Watson në rolin e miqve të tij të ngushtë, Ron Uezli dhe Hermionë Grenxher. Filmimet filluan në 24 shtator 2007 dhe filmi pati premierën e tij në 16 korrik 2009, një ditë para 4 vjetorit të daljes së romanit me të njëjtin titull. Filmi ishte hedhur njëherësh nëpër kinematë zyrtare dhe ato IMAX 3D çdokund përveç në Amerikën Veriore, ku shfaqja në kinematë IMAX ishte shtyrë për dy javë.
Princi Gjakpërzier pati shumë kritika pozitive përgjatë një suksesi të menjëhershëm tregtar, duke thyer rekordin e fitimeve më të mëdha bruto të të gjitha kohërave gjatë një dite. Për 5 ditë, filmi grumbulloi 394 milionë dollarë, duke thyer edhe rekordin e fitimeve më të mëdha bruto të të gjitha kohërave gjatë 5 ditëve. Me një fitim bruto prej 934 milionë dollarësh, është filmi i tetë me fitim bruto më të madh dhe filmi i dytë për vitin 2009 (pas Avatarit). Është filmi i 48-të me fitim bruto në të gjithë botën i parregulluar për inflacion. Filmi ka marrë një mori çmimesh dhe nominimesh, duke përfshirë dhe një njohje nga edicioni i 82-të të Academy Awards për kinematografinë më të mirë dhe në British Academy Film Awards e 63-të për efektet më të mira vizuale dhe produksioni më i mirë i dizajnit.
Princi Gjakpërzier mbetet një nga filmat me vlerësimet më të larta pozitive në të gjithë serinë prej kritikëve të filmit; gjatë kohës së shfaqjes u shpall filmi i tretë nw sagwn e Harry Potter me vlerësim më të lartë nga Rotten Tomatoes dhe Metacritic. Kritikët e përgëzuan historinë "emocionalisht të kënaqshme", regjinw, kinematografinë, efektet vizuale dhe kolonën zanore.