Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit (filmi)
film / From Wikipedia, the free encyclopedia
Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit është një film anglo-amerikan i zhanrit fantazi i vitit 2007 me regji të David Yates hedhur në treg nga Warner Bros. Pictures. Ky film është bazuar në novelën me të njëjtin titull të shkruar nga J. K. Rowling.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit | |
---|---|
Regjia nga | David Yates |
Shkruar nga | Michael Goldenberg |
Bazuar në | Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit nga J. K. Rowling |
Prodhuesi | David Heyman David Barron |
Luajnë | Daniel Radcliffe Rupert Grint Emma Watson Helena Bonham Carter Micheal Gambon Maggie Smith Robbie Coltrane Warwick Davis Timothy Spall Gary Oldman Jason Isaacs Alan Rickman Ralph Fiennes Brendan Gleeson Fiona Shaw Imelda Staunton David Thewlis Emma Thompson Julie Walters |
Kinematografia | Sławomir Idziak |
Montazhi | Mark Day |
Muzika | Nicholas Hooper |
Kompanitë prodhuese | |
Shpërndarë nga | Warner Bros. Pictures |
Data e publikimit | 28 qershor 2007 (Tokio) 11 korrik 2007 (Shtetet e Bashkuara) 12 korrik 2007 (Mbretëri e Bashkuar) |
Kohëzgjatja | 138 minuta |
Shtetet | Mbretëri e Bashkuar Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | 150 milionë dollarë |
Fitimi | 939.6 milionë dollarë |
Filmi, i cili është strumbullari i pestë i serive të Harri Poterit, është i shkruar nga Michael Golden Berg (I vetmi film në të gjithë serinë që nuk është i shkruar prej Steve Kloves) dhe u realizua nga David Heyman dhe David Barron. Historia ndjek vitin e pestë të Harri Poterit në shkollën e Hoguortsit ku Ministria e Magjisë përpiqet të mohojë rikthimin e Fluronvdekjes.
Në film rikthehen në rolet e Harrit dhe dy miqve të tij të ngushtë Ronit e Hermionës, përkatësisht Daniel Radcliffe, Rupert Grint dhe Emma Watson. Është filmi pasues i Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit dhe ndiqet nga filmi i Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier.
Xhirimet në natyrë u filmuan në Angli dhe Skoci, ndërsa skenat në mjediset e brendshme u xhiruan në Leavesden Film Studios në Watford. Xhirimet zgjatën nga shkurti deri në nëntor të 2006-ës, me një muaj pushim në qershor. Post-produksioni vijoi edhe disa muaj më pas, gjatë të cilëve u shtuan efektet vizuale. Buxheti i filmit u llogarit nga 75 deri në 100 milionë paund. [1][2]Warner Bros. e nxori në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar në 12 korrik 2007 dhe në kinematë e Amerikës së Veriut në 11 korrik. Ky është filmi i parë i serisë i shfaqur në IMAX 3D.
Parë në prillit të vitit 2017,[3][4] Urdhri i Feniksit është i 39-ti në listën e filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave. Filmi mblodhi gjatë një hapjes 5 ditore mbarë botërore 333 milionë dollarë dhe rreth 940 milionë dollarë në total, i dyti pas Pirates of the Caribbean: At World's End për fitimin më të madh të vitit 2007. Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit u nominua për dy BAFTA Film Awards në 2008.