From Wikipedia, the free encyclopedia
Haxhi (arabisht: الحجّي al-Hājj) në trajtë të pashquar, e në trajtë të shquar Haxhiu ose Haxhia (turqisht: Hacı) është një titull që i është dhënë fillimisht një myslimani që ka përfunduar me sukses Haxhilëkun në Mekë.[1] Përdoret gjithashtu për t'iu drejtuar një të moshuari, pasi duhet kohë për të grumbulluar pasurinë për të kryer udhëtimin, dhe në disa shoqëri myslimane është një titull përnderimi për një njeri të çmuar. Titulli vendoset para emrit të personit; p.sh. Zekë Biberaj bëhet Haxhi Zekë Byberi.
Përdoret gjithashtu në Krishtërimin Ortodoks për njerëz që kryejnë pelegrinazh në varrin e Krishtit në Jeruzalem. Mund t'i shtohet më pas mbiemrit të burrit (p.sh. Haxhimihali) ose para emrit për gratë (Haxhika).
Haxhi rrjedh nga gjuha arabe ḥājj, që është pjesorja në diatezë veprore e foljes ḥajja ("për të bërë haxhin/pelegrinazhin"). Forma alternative ḥajjī rrjedh nga emri i Haxhit me mbrapashtesën mbiemërore -ī, dhe kjo është forma që kanë marrë gjuhët joarabike. Në disa zona titulli është bërë mbiemër i familjes, për shembull, mbiemri boshnjak Haxhiosmanoviq ("biri i Haxhi Osmanit"); .
Në vendet Arabe, ḥājj dhe ḥājjah (shqiptim ndryshon sipas të folmeve arabe) është mënyrë e zakonshme adresimi ndaj çdo të moshuari të respektueshëm, ndonëse e ka kryer ose jo personi në fjalë haxhin.
Termi është përdorur edhe nga të krishterët e Ballkanit dikur nën sundimin osman (ndër shtetet e sotme: Bullgaria, Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania dhe Shqipëria) për një të krishterë që kish udhëtuar për në Jeruzalem dhe Tokën e Shenjtë.[2] Në Shqipëri ndër ortodoksë haset tek mbiemrat Haxhimihali, Haxhinase e Haxhinasto dhe Haxhipetro.[3]
Në Iran titulli i nderit Haxh (حاج) ndonjëherë është përdorur për komandantët TRI, në vend të titullit Serdar ("gjeneral").
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.