Guinea Bisau
Një vend në kontinentin e Afrikës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Guinea Bisau ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës dhe në perëndim të vendit ka dalje në Oqeanin Atlantik. Guineja Bisau në veri kufizohet nga Senegali ndërsa në pjesën lindore dhe jugore nga Guineja, pjesa perëndimore lagët nga ujërat e Oqeanit Atlantik.
República da Guiné-Bissau | |||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: Unidade, Luta, Progresso Bashkim, Përpjekje, Përparim | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Republika e Guinesë Bisau zë një sipërfaqe prej 36,125 km2 dhe thuhet të ketë rreth 1.442.029 banorë (1976: 535 000 ban.). Për kryeqytet ka Bisaun edhe pse ishte paraparë që në brendësi të vendit të ngritje një kryeqytet i ri (Madina de Boe). Gjuhë zyrtare e administratës është portugalishtja ndërsa si gjuhë që përdoret nga populli është gjuha e quajtur kriol (portugalisht criol). Njësi monetare e Guinesë Bisau është pezoja guinease me qindarkën e quajtur centavos.