![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/0f/Flag_of_Georgia.svg/langsq-640px-Flag_of_Georgia.svg.png&w=640&q=50)
Gjeorgjia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjeorgjia (Gjeorgjisht: საქართველო, romanizuar: sakartvelo) është një vend transkontinental në Evropën Lindore dhe Azinë Perëndimore. Është pjesë e rajonit të Kaukazit, kufizohet nga Deti i Zi në perëndim, Rusia në veri dhe verilindje, Turqia në jugperëndim, Armenia në jug dhe Azerbajxhani në juglindje. Gjeorgjia mbulon një sipërfaqe prej 69,700 kilometra katrorë. Ka një popullsi prej 3.7 milionë banorësh,[lower-alpha 2][8] nga të cilët mbi një e treta jetojnë në kryeqytetin dhe qytetin më të madh, Tbilisi. Gjeorgjianët, të cilët janë vendas në rajon, përbëjnë shumicën e popullsisë së vendit dhe janë kombi titullar i tij.
Gjeorgjia საქართველო (Gjeorgjisht) Sakartvelo | |||||
---|---|---|---|---|---|
Parimi: ძალა ერთობაშია Dzala ertobashia "Forca është në Bashkim" | |||||
Himni: თავისუფლება Tavisupleba "Liria" | |||||
![]() | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Tbilisi 41°43′N 44°47′E | ||||
Gjuhët zyrtare | Gjeorgjisht | ||||
Gjuhët e njohura rajonale | Abhazisht[lower-alpha 1] | ||||
Grupet etnike (2014[a]) |
| ||||
Besimi (2014) |
| ||||
Nofka | Gjeorgjian/e | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republika parlamentare unitare | ||||
• Presidenti | Salome Zourabichvili | ||||
Irakli Kobakhidze | |||||
• Kryetari i Parlamentit | Shalva Papuashvili | ||||
Kuvendi | Parlamenti | ||||
Historia e themelimit | |||||
• Colchis dhe Iberia | 13th c. BC – 580 AD | ||||
• Mbretëria e Abhazisë dhe Mbretëria e Iberëve | 786–1008 | ||||
• Bashkimi i mbretërisë gjeorgjiane | 1008 | ||||
• Ndarja trepalëshe | 1463–1810 | ||||
• Aneksimi rus | 12 shtator 1801 | ||||
26 maj 1918 | |||||
12 shkurt 1921 | |||||
25 shkurt 1921 | |||||
• Pavarësia nga Bashkimi Sovjetik • Shpallur • Finalizuar | 9 prill 1991 26 dhjetor 1991 | ||||
• Kushtetuta e tanishme | 24 gusht 1995 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 69,700 km2 (26,900 sq mi) (119-të) | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2022 | ![]() 4,012,104 (126-të) | ||||
• 2014 census | ![]() | ||||
• Dendësia | 57.6/km2 (149.2/sq mi) (137-të) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2024 | ||||
• Gjithsej | ![]() | ||||
• Për kokë banori | ![]() | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2024 | ||||
• Gjithsej | ![]() | ||||
• Për kokë banori | ![]() | ||||
Monedha | Lari gjeorgjian (₾) (GEL) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2021) | ![]() i mesëm | ||||
IZHNJ (2022) | ![]() shumë i lartë · 60th | ||||
Zona kohore | UTC+4 (Koha e Gjeorgjisë GET) | ||||
Formati i datës | dd.mm.yyyy | ||||
Ana e drejtimit të makinës | djathtas | ||||
Prefiksi telefonik | +995 | ||||
Kodi ISO 3166 | GE | ||||
Kodi i internetit TLD | .ge, .გე | ||||
| |||||
|
Pas Revolucionit Rus më 1917, Gjeorgjia u shfaq shkurtimisht si një republikë e pavarur nën mbrojtjen gjermane,[9] por u pushtua dhe u aneksua nga Bashkimi Sovjetik më 1922, duke u bërë një nga republikat përbërëse të saj. Në vitet 1980, një lëvizje për pavarësi u rrit me shpejtësi, duke çuar në shkëputjen e Gjeorgjisë nga Bashkimi Sovjetik në prill 1991. Për pjesën më të madhe të dekadës së mëvonshme, vendi duroi kriza ekonomike, paqëndrueshmëri politike dhe luftëra secesioniste në Abhazi dhe Osetinë e Jugut. Pas Revolucionit paqësor të Trëndafilave në vitin 2003, Gjeorgjia ndoqi fuqishëm një politikë të jashtme pro-perëndimore, duke futur një sërë reformash demokratike dhe ekonomike që synonin integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky orientim perëndimor çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve me Rusinë, duke kulmuar me Luftën Ruso-Gjeorgjiane të vitit 2008 dhe vazhdimin e pushtimit rus të pjesëve të Gjeorgjisë.