politikan shqiptar nga Mali i Zi From Wikipedia, the free encyclopedia
Genci Nimanbegu është politikan shqiptar nga Mali i Zi.
Genci Nimanbegu | |
---|---|
Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi | |
Në detyrë 2016–2020 | |
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi | |
Në detyrë 2013–2018 | |
Paraprirë nga | Tahir Tahiri |
Pasuar nga | Faik Nika |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 shtator 1971 Ulqin, Mali i Zi |
Partia politike | Forca e Re Demokratike |
Bashkëshortja/et | Vahida Hasanagiq Nimanbegu |
Nënshkrimi | |
Genci Nimanbegu lindi më 6 shtator 1971 në Ulqin, Jugosllavi (sot Mali i Zi). Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ulqin, ndësa arsimin e lartë e filloi në Fakultetin Ekonomik në Dubrovnik, por për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, e vazhdoi në Fakultetin Ekonomik në Podgoricë, ku dhe diplomoi.[1] Është i martuar me Vahida Hasanaga-Nimanbegun.[1]
Me një grup intelektualësh dhe patriotësh shqiptarë nga Ulqini, në vitin 2005, mori pjesë në krijimin e partisë shqiptare Forca e Re Demokratike (Forca) dhe u zgjodh nënkryetar i saj.[1] Më 30 tetot 2021, zgjidhet kryetar i partisë Forca.[2] Nimanbegu është deputet në Kuvendin e Malit të Zi që nga viti 2009.[1] Ai u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi në vitin 2013, detyrë që e mbajti deri në vitin 2018.[3] Në vitet 2016–2020, ishte nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi.[4]
Gjatë mbledhjes së 26-të të Kuvendit të Malit të Zi (viti 2016), ai shërbeu si nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi. Ka qenë anëtar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet dhe anëtar i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Funksionet parlamentare gjatë mbledhjes së 27-të të Parlamentit të Malit të Zi:
- Kryetar i Klubit të Deputetëve Shqiptarë;
- Zëvendëskryetar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor;
- anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut; Komisionit për monitorimin dhe kontrollin e procesit të privatizimit; Komisionit për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore dhe të Grupit Punues për Hartimin e Ligjit për Kuvendin e Malit të Zi.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.