Gaja
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gaja (në gjuhën hindi: गया) është një qytet i lashtë historik dhe me domethënie mitologjike. Ajo është një nga tërheqjet kryesore turistike të shtetit të Biharit në Indi. Gaja është qyteti i dytë më i madh i Biharit, me një popullsi prej 470 839 banorësh dhe është qendra administrative e distriktit të Gajës dhe divizionit Magadha.
Gaja
गया | |
---|---|
Qytet metropolitan | |
Pamje nga Tempulli Vishnupad në Gaja | |
Prejardhja: Gajasura | |
![]() Vendndodhja e Gajës në Bihar | |
Koordinatat: 24.75°N 85.01°E / 24.75; 85.01 | |
Vendi | India |
Shteti federal | Bihari |
Rajoni | Magadha |
Provinca | Magadha |
Distrikti | Gaja |
Qeveria | |
• Lloji | Korporatë Bashkiake |
• Trupi | Nagar Nigami i Gajës |
• Kryetari i bashkisë | Ganesh Paswan |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 308 km2 (119 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 111 m (364 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 470 839 banorë[3] |
• Dendësia | 9.482/km2 (24,560/sq mi) |
Emri i banorëve | gajait, gajavi[4] |
Gjuhët | |
• zyrtare | hindi, anglisht |
• të folura | magahi |
Zona kohore | UTC+5:30 (Koha Standarde Indiane) |
Kodi postar | 823001-13 |
Prefiksi | 91-631 |
Targat | BR-02 |
Aeroporti | Aeroporti Ndërkombëtar i Gajës |
Faqja zyrtare | www |
Gaja ndodhet 100 km në jug të Patnas, kryeqytetit të Biharit. E vendosur në brigjet e Lumit Phalgu (i përmendur si Niranjana, te eposi i Ramajanas), është një vend i shenjtë për Xhainizmin, Hinduizmin, Islamin dhe Budizmin. Është i rrethuar nga kodra të vogla shkëmbore (Mangla-Gauri, Shringa-Sthan, Ram-Shila dhe Brahmayoni) nga tre krahë dhe rrjedha e lumit në krahun e katërt (lindor). Qyteti ka një përzierje rrethinash natyrore, ndërtesash të vjetra, zonash të gjelbëra dhe rrugicash të ngushta.
Gaja përmendet në eposet e mëdhenj, Ramajana dhe Mahabharata. Rama, bashkë me Sita-n dhe Lakshmana-n, e vizituan Gajën për të ofruar pind-daan babait të tyre Dasharath. Te Mahabharata, vendi përmendet si Gayapuri. Rreth origjinës së emrit ‘Gaja' siç përmendet te Vayu Purana, thuhet se Gaja ishte emri i një demoni (asura), trupi i të cilit ishte i dëlirë, pasi kreu pendesë të rreptë dhe siguroi bekimet e Vishnut.