![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/59/Frank_Lampard_2017.jpg/640px-Frank_Lampard_2017.jpg&w=640&q=50)
Frank Lampard
futbollist anglez (1978-) / From Wikipedia, the free encyclopedia
Frank James Lampard (lindur më 20 qershor 1978 në Romford) është një trajner profesionist anglez, dhe ish futbollist profesionist. Ai është trajneri i klubit të Premier League Chelsea.[3] Është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Çelsit, klub me të cilën luajti për 13 vite, dhe është konsideruar nga gazetarë dhe analistë futbolli si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij.[4][5][6] Ai është përshkuar nga ish golashënuesi më i mirë i klubit Bobby Tambling dhe nga ish shoku i tij i skaudrës për një kohë të gjatë John Terry si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Çelsit.[7][8]
- Për babain e tij, shiko Frank Lampard, Sr..
![]() | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Frank James Lampard | ||
Datëlindja | (1978-06-20) 20 qershor 1978 (46 vjeç) | ||
Vendlindja | Romford, Angli | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in)[1][2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Chelsea (trajner) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1994–1995 | West Ham United | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1995–2001 | West Ham United | 148 | (24) |
1995–1996 | → Swansea City (huazim) | 9 | (1) |
2001–2014 | Chelsea | 429 | (147) |
2014–2015 | Manchester City | 32 | (6) |
2015–2016 | New York City FC | 29 | (15) |
Gjithsej | 647 | (193) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1997–2000 | Anglia U21 | 19 | (9) |
1998 | Anglia B | 1 | (0) |
1999–2014 | Anglia | 106 | (29) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2018–2019 | Derby County | ||
2019- | Chelsea | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Lampard filloi karrierën e tij te West Ham United, ku gjithashtu babai i tij Frank Lampard, Sr. kishte luajtur. Ai siguroi një vend në skuadrën e parë në sezonin 1997–98, dhe sezonin tjetër ndihmoi skuadrën ta mbyllte Premier Ligën në vendin e pestë, renditja më e lartë në historinë e klubit. Në vitin 2001, ai kaloi te klubi rival i Londrës Çelsi për 11 milion £. Në vitin 2014, duke qënë i padëshiruar, ai u largua nga Çelsi pas 13 vitesh qëndrimi në klubi londinez. Lampard më pas u bashkua me klubin amerikan New York City FC në një marrëveshje dy vjeçare, dhe në përgatitje për të bërë debutimin e tij në major League Soccer në vitin 2015, si transferim i lirë,[9] ai u huazua te Manchester City deri në fund të sezonit 2014–15 në Premier Ligë. Megjithatë, më 31 dhjetor 2014, David Ornstein i BBC Sport zbuloi se Lampard ishte nën kontratë me Manchester Cityn dhe jo New York Cityn siç pretenduan të dy klubet.[10]
Nga debutimi i tij, ai ka përfaqsuar Çelsin në 164 ndeshje rradhazi në Premier Ligë, një rekord për këtë lojtar.[11] Ai e vendosi si golashënues në klubin perëndimor të Londrës dhe ishte pjesë kyçe e skuadrës që fitoi dy tituj rresht të Premier Ligës në sezonet 2004–05 and 2005–06 dhe në dopetën e fitimit të kupave vendore në vitin 2007. Ai firmosi një kontratë të re në vitin 2008, duke u bërë lojtari më i paguar i të gjitha kohërave në Premier Ligë,[12] dhe shënoi gol në finalen e Ligës së Kampioneve të atij viti. Ai fitoi medaljen e dytë të Kupës FA në vitin 2009, duke shënuar golin e fitores në finale. Në sezonin 2009–10, Lampard ndihmoi klubin që të fitonte ligën dhe kupën, duke qënë edhe golashënuesi më i mirë i klubit në atë sezon me 22 gola në ligë dhe 17 assista. Në vitin 2012, Lampard ishte kapiteni i skuadrës në suksesin e tyre të parë në Ligën e Kampioneve dhe një vit më vonë ishte kapiteni i skuadrës në suksesin e tyre në Ligën e Europës.[13] Ai u la i lirë nga Çelsi pas sezonit 2013–14.[14][15]
Tre herë fitues i çmimit Çelsi F.C. Lojtari i Vitit,[16] Lampard është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 211 gola në të gjitha kompedicionet.[17] Lampard është një nga shtatë lojtarët, dhe mesfushori i vetëm, që ka shënuar 150 ose më shumë gola në Premier Ligë. Ai është lojtari i dytë me më shumë assista në Premier Ligë me 172 mbrapa Ryan Giggsit.[18][19] Në vitin 2005, Lampard u votua i FWA Lojtari i Vitit dhe ishte finalist për çmimet FIFA Lojtari Botëror i Vitit dhe Topi i Artë. Në 2010, ai fitoi FWA Tribute Award. Më 23 dhjetor 2009, ai u emërua si lojtari i dekadës në Premier Ligë nga statistikat zyrtare.
Në aspektin kombëtare, Lampard ka luajtur me shumë se 100 ndeshje me Anglinë që nga koha kur bëri debutimin e tij në tetor 1999, dhe ka shënuar 29 gola. Ai është votuar si Lojtari Anglez i Vitit për dy vite rresht 2004 dhe 2005. Ai ka luajtur në Euro 2004, ku ishte edhe në formacionin e turnamentit pasi shënoi tre gola në katër ndeshje. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2006 me pesë gola, dhe gjithashtu luajti edhe në turnament. Ai është lojtari anglez me më shumë penallti të shënuara (9), duke kaluar rekordet e vendsura më parë nga Ron Flowers dhe Alan Shearer.