Forca e Re Demokratike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Forca e Re Demokratike është parti politike me qendër në Ulqin, Mali i Zi. Ideologjia kryesore është mbrojtja e intereseve të shqiptarëve në Mal të Zi.
Forca e Re Demokratike Nova Demokratska Snaga | |
---|---|
Shkurtesa | FORCA |
Kryetar | Genci Nimanbegu |
Themeluar | 22 tetor 2005 |
Selia | Ulqin |
Kuvendi | 1 / 81
|
Kuvendet komunale | 5 / 786
|
Faqja zyrtare | |
forca.me |
Partia është formuar më 22 tetor 2005 si në parti minoritare për shqiptarët në Mal të Zi. Nazif Cungu është kryetari i parë i saj, kurse kryetari aktual është Genci Nimanbegu i zgjedhur më 30 tetor 2021.[1] [2] Në vitin 2008 u hap dega e parë e kësaj partie në Tuz.[3]
Genci Nimanbegu është depuetet në Kuvendin e Malit të Zi që viti 2009.
Forca e Re Demokratike është organizatë politike e formuar me qëllim që të veproj në mënyrë publike për përhapjen e parimeve demokratike, realizimin e barazisë nacionale, decentralizimin e pushtetit dhe realizimin e idealit të individit të lirë dhe të shoqërisë së lirë, barazisë gjinore, mbrojtjes së pronës, pushtetin e së drejtës dhe shtetit ligjor, ekonominë dhe tregun e lirë, bazuar në zhvillim të qëndrueshëm, kohezion social, mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtës sociale në Mal të Zi.
Forca e mbështet filozofinë e veprimit politik në parimet që burojnë dhe janë të frymëzuara nga ideali i lirisë, barazisë, në të drejtat e njeriut dhe të drejtat e kombeve. Forca në përputhje me konventat evropiane të nënshkruara nga Mali i Zi, si postulate kryesore në planin nacional ka definimin e statusit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, nëpërmjet kërkesave legjitime që i dërgojmë pushtetit qendror në Mal të Zi siç janë: zbatimi i konventave evropiane, bashkimi i rajoneve që kanë karakteristika të njëjta në gjuhë, kulturë e trashëgimi historike. Këto janë kërkesa legjitime që bashkësia ndërkombëtare i shtron si parakusht shteteve që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Mbrojtja e veçorive autoktone, etnike e kulturore nuk janë vetëm instrumente politike për mbrojtjen e të drejtave tona, por edhe për mbrojtjen e vlerave dhe standardeve evropiane dhe trashëgimisë kulturo-historike evropiane.