Ekologjia
shkenca që studion marrëdhëniet e organizmave të gjallë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije) është degë e Biologjisë e cila meret me studimin e vendbanimeve. Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i ekologjisë moderne është Çarls Darvini (ang. Charles Darwin). Qeniet e gjalla të cilat jetojnë kanë mardhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra-tjetrën.[1] Këto marrëdhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta organizma i studion shkenca e Biologjisë, Ekologjia. Ekologjia cilësohet edhe si shkencë e cila meret me studimin e strukturës dhe funksionimin e biosferës. Mirëpo detyra kryesore e kësaj shkence është studimi i botës së gjallë dhe asaj jo të gjallë.[2] Sipas objektit të cilin e studion ekologjia ndahet në:
- Ekologjinë e bimëve
- Ekologjinë e shtazëve
- Ekologjinë e mikroorganizmave
Ekologjia paraqet të gjith pjesen e jetës së një individi duke mos përfshirë vetëm vendbanimin e tij, por duke përfshirë edhe jetën e tij që nga lindja, zhvillimi e deri tek vdekja. Ekologjia studion shumë degë të cilat i ngërthen në vete, duke filluar nga mikroorganizmat e deri tek makroorganizmat. |
Ekologjia e bimëve meret me studimin e mardhënieve dhe veprimeve të cilat ndodhin në botën bimore (fitocenoza). Në anën tjetër ekologjia e shtazëve meret me studimin e marrëdhënieve midis llojeve shtazore dhe bashkësive të tyre (zoocenozave). Ekologjia e mikroorganizmave është pak e studiuar.[3]