e drejta ligjore e grave për të votuar From Wikipedia, the free encyclopedia
E drejta e grave për të votuar (anglisht: Women's suffrage: njihet edhe si votimi i grave)[1] është një lëvizje për të drejtat e grave për të votuar dhe për të kandiduar për post zgjedhor. Të drejta të kufizuara e votimit janë fituar nga gratë në Finlandë, Islandë, Suedia dhe disa shtete perëndimore të SHBA në fund të shekullit të XIX-të.[2] Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare formuar për të koordinuar përpjekjet për të fituar të drejtën e votës, në veçanti "Aleanca ndërkombëtare për të drejtën e votës për gratë" (1904), e cila gjithashtu ka punuar për të drejtat civile të barabarta për gratë.[3]
Në vitin 1881 Ishulli i Man (jo pjesë e Mbretërisë së Bashkuar) miratoj Aktin Zgjedhor Manx i cili i dha grave të cilat ishin pronare të pronave të drejtën e votës në parlamentin e vendit, Tynwald. Në vitin 1893, Zelanda e Re, atëherë një koloni britanike vetë-qeverisëse, u dha grave të moshës madhore të drejtën e votës, dhe kolonia vetëqeverisëse e Australisë Jugore, tani një shtet Australian, veproj njëjtë në vitin 1894, kjo e fundit gjithashtu i lejoj gratë të kandidojnë për pozitë. Në vitin 1901 disa koloni britanike u bën federata të Bashkësisë së Australisë, dhe gratë fituan të drejtën e votës dhe të drejtën e kandidimit në zgjedhjet federale nga viti 1902, por kufizimet diskriminuese kundër grave (dhe burrave) autokton australianë (anglisht: Aboriginal Australians) për të votuar në zgjedhjet kombëtare nuk u hoq tërësisht deri në vitin 1962.[4][5][6]
Në demokracinë e re athinase, shpesh të cituar si vendlindja e demokracisë, vetëm burrat janë lejuar të votojnë. Nëpër shekujt e mëvonshëm, Evropa u qeveris në përgjithësi nga monarkët, megjithëse në forma të ndryshme të Parlamentit, të lindura në kohë të ndryshme. Grada e lartë që i atribuohej kryemurgeshave brenda Kishës Katolike i lejonte disa grave të drejtën ulen dhe votojnë në kuvendet kombëtare – si kryemurgeshat e me nivele të larta të ndryshme në Gjermaninë mesjetare, të cilat renditeshin mes princave të pavarur të perandorisë. Pasardhësit e tyre protestantë gëzuar të njëjtin privilegj pothuajse në kohët moderne.[7]
Marie Guyart, një murgeshë franceze e cila ka punuar me njerëzit e "Kombeve të para" (popujt vendas/autokton) të Kanadasë gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë, shkroi në vitin 1654 në lidhje dhe praktikat e votimit të grave Iroquois, "Këto femra prijëse janë gra të qëndrueshme në mesin njerëzve të egër, dhe ato kanë votë vendimtare në këshillat. Ato marrin vendime atje njëjtë si burrat, dhe ato janë ato që madje delegohen si ambasadorë të parë për të diskutuar paqen."[8] Iroquois, si shumë popuj të "Kombeve të parë" në Amerikën e Veriut, kishte një sistem nga ana e femrave të farefisnisë. Prona dhe trashëgimia kalonin nëpërmjet linjës femërore. Gratë e vjetra votonin për kreët trashëgues meshkuj të cilët edhe mund ti shkarkonin.
Lëvizja e drejtës së votës ishte një lëvizje e gjerë, duke përfshirë gra dhe burra me një gamë të gjerë të pikëpamjeve. Në aspektin e diversitetit, arritja më e madhe e lëvizjes së të drejtës së votës për gratë në shekullin e njëzetë ishte baza e klasave jashtëzakonisht e gjerë.[9] Një ndarje të madhe, veçanërisht në Britani, ishte midis aktivistëve të së drejtës së votimit për gratë, të cilët kërkonin të krijojnë ndryshime kushtetuese, dhe aktivistëve të së drejtës së votimit për gratë të udhëhequr nga aktivistja politike angleze Emmeline Pankhurst, e cila në vitin 1903 formoj lëvizjen më luftarake Bashkimin politik dhe shoqëror të grave.[10] Pankhurst nuk do të kënaqej me asgjë, por me veprim në çështjen e të drejtën e votës së grave, me "vepra, jo fjalë" siç ishte ehe motoja e organizatës.[11][12]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.