politikan malazez From Wikipedia, the free encyclopedia
Dritan Abazi (malazisht: Дритан Абази) është një politikan shqiptar me shtetësi malazeze që shërbente si kryeministër i Malit të Zi prej 2022 deri në 2023 Ai është edhe kryetari i lëvizjes qytetare URA. Abazi ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministër në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit nga viti 2020 deri në vitin 2022.[1]
Dritan Abazi | |
---|---|
Kryeministri i 7-të i Malit të Zi | |
Në detyrë 28 April 2022 – 31 Tetor 2023 | |
Presidenti | Milo Gjukanoviq |
Paraprirë nga | Zdravko Krivokapiq |
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi | |
Në detyrë 4 dhjetor 2020 – 28 prill 2022 | |
Kryeministri | Zdravko Krivokapiq |
Paraprirë nga |
|
Deputet i Parlamentit të Malit të Zi | |
Në detyrë 14 tetor 2012 – 4 dhjetor 2020 | |
Presidenti |
|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 dhjetor 1985 Ulqin, Mali i Zi |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike |
|
Shkollimi | |
Punësimi | Politikolog |
Faqja në rrjet | Faqja zyrtare |
Ka lindur më 25 dhjetor 1985 në Ulqin, RSF e Jugosllavisë (sot Mali i Zi). Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka diplomuar në Fakultetin e shkencave politike në Universitetin në Sarajevë, ku ka marrë titullin e politologut të diplomuar. Ka magistruar në Fakultetin e shkencave politike në Podgoricë.Ka doktoruar në vitin 2019 në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës dhe ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temë “Politika globale – aspektet etike të globalizimit”.
Ka qenë për një kohë të gjatë bashkëpuntorë i organizatave joqeveritare në fushat e të drejtave të njeriut, integrimeve euro-atlantike dhe veprimeve qytetare. Ka qenë i angazhuar në projekte lidhur me promovimin e multikulturalitetit në zonat e ish-Jugosllavisë ku janë zhvilluar konflikte të armatosura. Prej 2010 deri më 2012 ka qenë drejtori ekzekutiv i TV Teutës. Në vitin 2010 ka botuar librën e tijë të parë "Kultura kosmopolitane dhe e drejta globale". Flet rrjedhshëm shqipen (si gjuhë amtare), anglishten dhe serbokroatishten.[2]
Në vitin 2012 është zgjedhur si deputet në Parlamentin e Malit të Zi me partinë Mali i Zi Pozitiv dhe më 2013 është bërë Kryetari i Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin. Si deputet i Parlamentit të Mali të Zi ai është pjesë i 3 komiteteve: për mardhënie ndërkombëtare dhe emigim, për integrime evropiane dhe për të drejtat dhe liritë e njeriut. Më 15 tetor dha dorëheqje nga partia Mali i Zi Pozitive.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.