![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/fa/Drenica_region.png/640px-Drenica_region.png&w=640&q=50)
Drenica
From Wikipedia, the free encyclopedia
Drenica (serbisht:Drenica / Дреница) është një trevë dhe tërësi gjeografike, morfologjike, etnografike, historike, demografike, etj. në kuadër të Kosovës, që ka pozitë qendrore në mes të fushëgropës së Dukagjinit në perëndim dhe të Kosovës në lindje.[1] Nga fushëgropa e Dukagjinit e ndajnë mali Drenica dhe Kosmaçi, ndërsa nga fushëgropa e Kosovës malet e Çyçavicës dhe Goleshit. Drenica ka një shtrirje gati meridionale, duke filluar nga Mali i Thatë (në Komunën e Burimit) dhe Kërligata (në kufi më Komunën e Zubin Potokutt) në veri dhe deri te mali i Carralevës në jug. [2]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/fa/Drenica_region.png/640px-Drenica_region.png)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/25/Pozita_gjeografike_e_Drenices.jpg/640px-Pozita_gjeografike_e_Drenices.jpg)