Çyçavica
mal / From Wikipedia, the free encyclopedia
Çyçavica ose Qyqavica është një mal i vendosur në qendër të Kosovës (Dardanisë), me një gjatësi prej rreth 8 km dhe me gjerësi prej rreth 5 km.
Fakte të shpejta Pika më e lartë, Maja ...
Çyçavica | |
---|---|
Pika më e lartë | |
Maja | Kodra e Stanicës |
Ngritja | 1,091 m (3,579 ft) |
Gjeografia | |
Shteti | Kosova |
Mbylle
Maja e saj më e lartë arrin në një lartësi prej 1,091 m (3,579 ft). Pika më e njohur është e ashtuquajtura Kodra e Stanicës. Mali i Çyçavicës ndodhet në vijën kufitare ndërmjet rajonit të Drenicës dhe Rrafshit të Dardanisë. Lumi Sitnica kalon në rrëzë të malit të Çyçavicës. Fshati më i afërt është fshati Krasaliq në anën e Drenicës ndërsa Zhilivoda në anën e Artakollit. Qytete më të afërta janë: Vushtrria, Kastrioti, Fushë Dardania dhe Drenasi.[1][2][3][4]
Gjatë Luftës së Dardanisë 1998-1999, shumë fshatarë u strehuan në rajonin e këtij mali deri në përfundimin e luftës.