Daniel Agger
futbollist danez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Daniel Munthe Agger (Danisht [danjəl ˈɑɡ̊ʌ]; lindur më 12 dhjetor 1984) është një ish futbollist profesionist danez dhe artist tatuazhesh i cili luante si qëndër-mbrojtës.
Agger me Danimarkën në Euro 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Daniel Munthe Agger[1] | ||
Datëlindja | (1984-12-12) 12 dhjetor 1984 (39 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Hvidovre, Danimarkë | ||
Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996–2004 | Brøndby | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2006 | Brøndby | 34 | (5) |
2006–2014 | Liverpool | 175 | (9) |
2014–2016 | Brøndby | 43 | (2) |
Gjithsej | 252 | (16) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2003–2004 | Danimarka U20 | 9 | (1) |
2004–2006 | Danimarka U21 | 10 | (3) |
2005–2016 | Danimarka | 65 | (12) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Agger e ka shpenzuar karrierën e tij me Brøndby në Danimarkë dhe Liverpoolin në Angli, si dhe ka qënë kapiten i kombëtares daneze. Ai është përshkruar si një "lexues i mirë i lojës, i cili është komod me topin në këmbë dhe i bekuar me një gjuajtje të egër."[3]
Ai filloi karrierën e tij profesioniste në korrik 2004 me Brøndby, ku arriti të fitoj Superligën daneze dhe Kupën Daneze, përpara se të kalonte te Liverpooli në vitin 2006. Ai zhvilloi 175 ndeshje me klubin në Premier Ligë dhe fitoi Kupën FA, Kupën e Ligës dhe FA Community Shield. Ai u rikthye te Brøndby për arsye personale në gusht 2014, dhe u tërhoq nga futbolli dy vite më vonë në moshën 31 vjeç.
Një lojtar i rregullt i kombëtares që nga viti 2005, Agger luajti 75 ndeshje dhe shënoi 12 gola për Danimarkën. Ai përfaqsoi vendin e tij në Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012; te turnamenti i dytë, ai ishte kapiten.