Columbia Law School
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkolla e Ligjit e Kolumbias (en: Columbia Law School) është Shkolla e Ligjit e Universitetit të Kolumbias. Shkolla u themelua zyrtarisht në vitin 1858, megjithatë mësimi i ligjit në Kolumbia i ka fillesat qysh në shekullin e 18-të. Edhe përpara se të themelohej shkolla e ligjit, Universiteti ishte i dalluar si një nga vatrat nga ku u diplomuan disa nga figurat kryesore juridike të fillimeve të Amerikës si shtet i pavarur, ku spikat figura e John Jay, Kryetari i parë i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Columbia Law School | |
Lloji | Universitet privat |
---|---|
Themelimi | 1858 |
Dekani | Gillian Lester |
Studentë | 1,267[1] |
Kampusi | New York, ShBA |
Faqja zyrtare | www.law.columbia.edu |
Kolumbia konsiderohet si një nga shkollat e ligjit më prestigjioze në botë, dhe gjithmonë ka qenë e renditur në krye të pesë shkollave më të mira në ShBA nga U.S. News and World Report.[2] Kolumbia është sidomos e njohur për lëndën e të Drejtës së Korporatave dhe për faktin se të diplomuarit e saj gjejnë vend në firmat ligjore më elitare.[3][4][5][6][7]
E themeluar në vitin 1858, Kolumbia ka prodhuar një numër të madh figurash të shquara, ku mund të përmendim nëntë Gjyqtarë të Gjykatës Supreme së Shteteve të Bashkuara;[8] shumë anëtarë të Kabinetit federal të ShBA-ve, Deputetë dhe Guvernatorë; si dhe më shumë anëtarë të listës Forbes 400 se çdo shkollë ligji tjetër.[9]
Sipas statistikave të lëshuara nga Shkolla e Ligjit e Kolumbias në 2013, rezulton se 95% e të diplomuarve të klasës 2013 kanë gjetur punë me kohë të plotë nëntë muaj pas diplomimit.[10] Shkolla e Ligjit është renditur si e para në ShBA, në drejtim të punësimit të përqindjes më të lartë të të diplomuarve në një nga 100 firmat e ligjit më të mëdha në SHBA (52.6%).[11]