![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8e/Puyol2011.jpg/640px-Puyol2011.jpg&w=640&q=50)
Carles Puyol
futbollist spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Carles Puyol Soforcada (Katalonisht [ˈkaɾləs puˈjɔl sɐfuɾˈkaðɐ]; lindur më 13 prill 1978) është një ish futbollist profesionist spanjoll. Pozicioni i tij natyral ishte qëndër-mbrojtës, por ai mund të aktivizohej me lehtësi në të dyja krahët, më së shumti në të djathtin.[4] Puyol konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[5]
![]() Puyol në aksion për Barcelonën në vitin 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Carles Puyol i Saforcada[1] | ||
Datëlindja | (1978-04-13) 13 prill 1978 (46 vjeç) | ||
Vendlindja | La Pobla de Segur, Spanjë[2] | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in)[3] | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1993–1995 | Pobla de Segur | ||
1995–1996 | Barcelona | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1996–1997 | Barcelona C | ||
1997–2000 | Barcelona B | 89 | (6) |
1999–2014 | Barcelona | 392 | (12) |
Gjithsej | 481 | (18) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1995 | Spanja U18 | 3 | (0) |
2000 | Spanja U21 | 4 | (0) |
2000 | Spanja U23 | 5 | (0) |
2000–2013 | Spanja | 100 | (3) |
2001–2013 | Katalonia | 6 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Puyol e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te Barcelona, duke u bërë kapiten i ekipit në gusht 2004 pasi i mori shiritin Luis Enriques. Ai luajti gjithsej 593 ndeshje zyrtare dhe fitoi 17 tituj madhor, ku dallon gjashtë tituj të La Ligas dhe tre të UEFA Ligës së Kampioneve.
Në nivelin ndërkombëtar, Puyol zhvilloi 100 paraqitje me kombëtaren spanjolle, me të cilën luajti në tre edicione të FIFA Kupës së Botës dhe dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian. Ai ishte pjesë e ekipit që triumfoi në UEFA Euro 2008 dhe FIFA Kupën e Botës 2010. Në gjysëm-finalen e Kupës së Botës 2010, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Gjermanisë.[6] Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit që mori një medalje të argjendë në Lojërat olimpike verore në Sidnej 2000 dhe që arriti një vend të tretë në FIFA Kupën e Konfederatave 2009.