Brozi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ambrozi i Milanos (nga katolikët shqiptarë njihet më mirë me emrin Shna Brozi ose Aurelio Ambrogjo, Trier, 339 - Milano, 4 prill, 397) ishte politikan romak dhe më vonë ipeshkv i Milanos (asokohe Mediolanum), si dhe një prej ipeshkve më të shquar të kishës të qindvjeçarit të IV. Rradhitet së bashku me Agostinin, Jeronimin dhe Gregorin e I si një ndër katër doktorët e kishës së perëndimit të historisë së lashtë kishtare. Ai nderohet si shenjt nga kisha katolike. Sh. Ambrozi së bashku me Karlo Borromeon është shenjt mbrojtës i qytetit të Milanos, ku ndodhet edhe bazilika kushtuar atij, e cila para ndërtimit të katedrales së Milanos ishte katedrale.
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9a/AmbroseOfMilan.jpg/220px-AmbroseOfMilan.jpg)