From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjedhët (latinisht: Bovinae) përfshin një grup bagëtish prej 10 gjinive të kafshëve barngrënëse të mesëm dhe të mëdhenj, duke përfshirë në këtë grup lopët, bizonët, buallin afrikan, buallicat, si dhe antilopat brirë-spirale.
Gjedhët Vargu kohor: Mioceni deri sot | |
---|---|
Bualli afrikan (Syncerus caffer) | |
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | Gjedhët |
Fiset | |
|
Marrëdhëniet e zhvillueshme midis anëtarëve të grupit janë debatuar gjërësisht në rrethet përkatëse profesionale dhe shkencore. Karakteristikat e përgjithshme të grupit të gjedhëve përfshijnë thundrat dhe brirët. Gjedhi më i madh i gjallë është garui.
Rritja dhe mbarështimi i gjedheve njihet me emrin e përbashkët gjedhëtaria dhe paraqet njē degë të rëndësishme të blegtorisë. Në shumë vende, qumështi dhe mishi i gjedheve përdoren si ushqim nga njerëzit. Gjedhët mbahen si bagëti pothuajse kudo, përveç në disa pjesë të Indisë dhe Nepalit, ku ato konsiderohen të shenjta nga shumica e hindusëve. Lopët mund të përdoren edhe si kafshë transporti. Racat e vogla të gjedhit shtëpiak, siç është p.sh. Mini Zebu, mbahen dhe mbarështohen si kafshë shtëpiake.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.