![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2c/B%25C3%25AAdlis.jpg/640px-B%25C3%25AAdlis.jpg&w=640&q=50)
Bitlis
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bitlis është një qytet në Turqinë lindore dhe kryeqyteti i Provincës Bitlis. Qyteti është i vendosur në një lartësi prej 1,545 metrash, 15 km nga liqeni Van, në luginën e pjerrët të lumit Bitlis, një degë e Tigris. Ekonomia lokale bazohet kryesisht në produktet bujqësore të cilat përfshijnë fruta, drithëra dhe duhan. Industria është mjaft e kufizuar dhe merret kryesisht me përpunimin e lëkurës, prodhimin e produkteve të duhanit si dhe endjen dhe ngjyrosjen e rrobave të trasha. Bitlis është i lidhur me qendrat e tjera urbane përmes rrugës, duke përfshirë Tatvanin në liqenin e Vanit, 25 km në verilindje dhe qytetet Muş, 100 km në veriperëndim dhe Dijarbakër, 200 km në perëndim. Klima e Bitlisit mund të jetë e ashpër, me dimra të gjatë dhe reshje të mëdha bore. Vera është e nxehtë dhe shpesh e lagësht.
Bitlis | |
---|---|
Qytet | |
![]() | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 71.501 |
{{{postal_code_type}}} | 13000 |
Targat | 13 |
Faqja zyrtare | www.bitlis.bel.tr |