From Wikipedia, the free encyclopedia
Bilal Nikeziqi është piktor dhe fotograf shqiptar nga Mali i Zi. Lindi më 1 prill 1955 në Ulqin, Jugosllavi (sot Mali i Zi). Në Prishtinë më 1978 kreu Akademinë e Arteve në degën e pikturës. Është anëtar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativ, me qendër në Tiranë, që prej vitit 1993.[1]
Ditëlindja | 1 prill 1955 |
---|---|
Vendlindja |
Ulqin, Jugosllavi (sot Mali i Zi) |
Kombësia | Shqiptar |
Pikturat e Bilal Nikeziqit dallohen jo vetëm për nga tematika dominuese e botës femërore por edhe për nga nuancat e teknikës së ngyrave të mekura dhe ledhatuese të cilat qëndrojnë në harmoni të plotë me naturën e brishtë, të ndjeshme dhe të hijshme të gjysmës më të bukur të kësaj bote. Shtrohet pyetja ku është gjysma tjetër e kësaj bote njerezore. Ajo na del në plan të dytë, në prapavijë, në formë siluetash që nuk imponohen aq në tërësinë kompozicionale por i japin domethënie më të plotë botës femërore në një kontekst të tillë. Gjysma tjetër e padukshme është vet piktori i cili me frymëzimin e tij, gjeniun dhe talentin e tij krijues, sikur gjendet vazhdimisht në pozitën e hulumtuesit dhe të pushtuesit të kësaj pjese të botës. Dominimi i matriarkatit dhe i një lloji të amazonaseve legjendare, si preokupim i shpirtit dhe gjeniut krijues të Bilal Nikeziqit, funksionon si realitet historik prej kohëve më të vjetra ku femra imponohet me rolin e saj në shoqëri dhe si motivuese e jetës krijuese. Ky autor na provokon qofte me pozitat e ndryshme të femëres në kontekstin e ambientit në të cilin vendoset, qoftë me efektin e ngjyrave dhe garderobës të kursyer apo më pak të kursyer ku mbetet prore të zbulohei diç nga bukuria e trupit të saj dhe nga thellësia e ndjenjave të cilat reflektohen përmes dritareve të shpirtit sig janë sytë, dhe përmes pjesëve të tjera të trupit në harmoni të përhershme me ndjenjat dhe emocionet e saj shpirtëtore.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.