From Wikipedia, the free encyclopedia
Në qershor të vitit 1448, një ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II së bashku me të birin e tij 21-vjeçar, Mehmetin II, i cili më pas do të bëhej edhe ai sulltan. Ajo u përqendrua mbi kështjellën e Sfetigradit[9], si baza kryesore në sistemin mbrojtës të brezit lindor. Garnizoni i përbërë kryesisht nga dibranë dhe i drejtuar nga mirditasi Pjetër Perlati, jo vetëm hodhi poshtë kërkesën për dorëzim pa luftë, por e mbajti me heroizëm kështjellën, duke thyer të gjitha sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane. Skënderbeu godiste pa ndërprerje ushtrinë me sulme të befasishme dhe arriti të hynte deri në kampin e ushtrisë osmane. Kjo e lehtësoi detyrën mbrojtëse të kështjellës. Garnizoni rezistoi deri sa osmanët arritën të zbulonin e të prishnin kanalin e furnizimit të kështjellës me ujë të pijshëm. Pas bisedimeve me sulltanin, Pjetër Perlati dorëzoi kështjellën, me kusht që të largohej i lirë bashkë me armët. Në korrik të vitit 1448, Sfetigradi kaloi në duart e osmanëve. Për lidhjen e Lezhës kjo ishte një humbje. Kështjella e Sfetigradit ishte baza ushtarake kryesore e pjesës jugore të brezit kufitar lindor të trojeve shqiptare.
Rrethimi i parë i Sfetingradit | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftrat osmane në Europë | |||||||
Beteja e Sfetigradit. | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Lidhja e Lezhës | Perandoria Osmane | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Peter Perlati udhëhequr garnizonin [4]; Skënderbeu udhëhoqi forcën e ndihmëse. | Murati II | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
Garnizoni prej 2,000 trupa[5]; 12,000 burra të vendosur në fshat përreth nën Skënderbeun.[5] | 100.000-120.000 burra; dy armë[5] | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
Kalaja u dorëzua, por garnizoni u kursye.[3] | Deri në 20.000-40.000 viktima[6] [8] |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.