Beteja e Podujevës apo Beteja e Tabeve të Llapashticës (Serbisht: Bitka kod Podujeva) u zhvillua gjatë Luftës së Kosovës ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Njësisë Speciale Antiterroriste (CAJ) në fshatin Llapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës. Këto ngjarje nisën pas vrasjes së një polici serb nga luftëtarët e UÇK-së në atë zonë.[1][2][3][4][5]
Beteja e Podujevës | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftës së Kosovës | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Ushtria Çlirimtare e Kosovës | Jugosllavia | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Bedri Ahmeti | Sreten Lukiç | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
Brigada 111 tigrat e zi | Njësia Speciale e Serbisë | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
25 luftëtarë |
250 policë 13 automjete të blinduara | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
10 luftëtarë të vrarë |
7 policë të vrarë 9 të plagosur |
Beteja
Beteja ndodhi mes 23–27 Dhjetor 1998. Forcat jugosllave kishin si qëllim shkatërrimin e selisë të Z.O.LL (Zona Operative “Llap”) të UÇK-së.[6] Para se të arrinin në fshatin e selisë së ZOLL-it, forcat jugosllave u përballën me një rezistencë të fortë nga UÇK në Tabe.[7] Luftimet në Podujevë vazhduan deri më 27 Dhjetor, kur forcat e Ushtrisë Jugosllave (VJ) siguruan qytetin pas tërheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).[8] Në të njëjtën ditë, policia jugosllave përpiqej të kapte Llapashticën, por ranë në një pritë nga luftëtarët e UÇK-së gjatë rrugës.[9] UÇK raportoi se përdori mortaja, duke shkatërruar dy automjete të blinduara (APC) dhe duke plagosur tre oficerë.[9] Megjithëse policia jugosllave e shpërtheu pritën, UÇK mbajti pozitat e tyre në fshat.[9] Diplomatë të ndryshëm treguan se UÇK në Llapashticë ishte gjithashtu e hapur për negociata.[9] Sipas monitoruesve ndërkombëtarë që kontribuan në Operacionin Syri i Shqiponjës Eagle, kjo betejë shkatërroi një armëpushim të shpallur nga forcat e huaja. Në përfundim të luftimeve, Misioni Diplomatik i Vezhguesve të Kosovës monitoroi një konvoj të automjeteve të Ushtrisë Jugosllave.[10]
Shiko edhe
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.