From Wikipedia, the free encyclopedia
Beteja e Nokshiqit (malazisht dhe serbisht: Битка на Новшићима / Bitka na Novšićima) e cila është zhvilluar për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë (dhjetor 1879-janar 1880), ka një rëndësi të madhe dhe është një ndër betejat më të mirë organizuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.[1] [2]
Beteja e Nokshiqit | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Batejave për Plavën dhe Gucin | |||||||||
| |||||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||||
Mali i Zi |
Lidhja e Prizrenit | ||||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||||
Marko Miljanov Todor Miljanov Vukoviq Milajn Vukov vesoviq |
Ali Pashë Gucia Jakup Ferri † Haxhi Mulla Jaha | ||||||||
Fuqia ushtarake | |||||||||
4,000 | 2,000 | ||||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||||
300 të vrarë | 300 të vrarë |
Në vitin 1879 Princi Nikolla, duke e parë se Plava dhe Gucia nuk mund të merreshin në rrugë diplomatike, vendosi që këtë çështje në shtator të vitit 1879 ta zgjidh ushtarakisht dhe iu drejtua ministrit të ushtrisë dhe vojvodës, popit Ilija Plamenc që, në konsultim me konsulin rus në Cetinë Joni dhe me kolonelin rus Nikollaj Kautbar, ta zgjidhe çështjen e Plavës dhe Gucisë me rrugë ushtarake .
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes dhe Shtabi Ushtarak me në krye Ali Pashë Gucinë, të krijuara nga Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes Shqiptare për Kosovën, morën vendim për shpalljen e gjendjes së luftës në Plavë e Guci. Të gjithë burrat e aftë për armë të Plavës e Gucisë u shpallën luftëtarë në gatishmëri, siç rregullohej me Kanunin e Lidhjes. Por ata nuk ishin të vetëm, pas disa ditësh u nisën për në Guci 2000 gjakovarë të armatosur dhe sipas vendimeve që u morrën në Gjakovë, me fillimin e luftës edhe dy mijë vullnetarë të tjerë do niseshin nga Gjakova për në skenën e luftës.
Pas kësaj beteje forcat Shqiptare i treguan qartë botës se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk synonte pushtimin e territoreve, që nuk ishin shqiptare. Me këtë betejë të përgjakshme, për organizimin dhe përpilimin e strategjisë të së cilës komandanti i Shtabit të ushtrisë malazeze Bozho Petroviç deklaroi se shqiptarët i drejtonte një “mjeshtër i madh”, u mbyll seria e përpjekjeve malazeze për pushtimin e Plavës dhe Gucisë.[3] [2]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.