Politikan amerikan From Wikipedia, the free encyclopedia
Bernard "Bernie" Sanders (i lindur më 8 shtator, 1941) është përfaqësues i shtetit Vermont në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Para se të deklarohej si Demokrat në vitin 2015, karriera e tij theu rekord për mandatin më të gjatë të arritur ndonjëherë në historinë e kongresit nga një politikan i pavarur. Në 1999, Sanders mbështeti operacionin e bombardimeve amerikane të NATO-s në Kosovë dhe kundër Jugosllavisë për të ndaluar spastrimet etnike dhe mizoritë e shqiptarëve në Kosovë.[1] Ai është kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-ve të vitit 2020.
Sanders ka lindur dhe është rritur në Brooklyn të New York City. Ai diplomoi nga Universiteti i Chicagos në vitin 1964. Si student, Sanders ishte anëtar i Lidhjes Socialiste së të Rinjëve dhe organizues aktiv i protestave për të drejtat civile në kuadër të Kongresit për Barazi Racore dhe të Komitetit të Studentëve për Koordinim Paqësor. Në vitin 1963, ai morri pjesë në Marshin për Punësim dhe Liri në Washington ku Martin Luther King Jr. dha fjalimin e tij të famshëm "Unë kam një ëndërr" ("I Have a Dream").
Pas shpërnguljes së tij në Vermont në vitin 1968, Sanders kandidoi për pozitat guvernator i shtetit dhe senator i SH.B.A. nën ombrellën e partive të vogla, kampanja me të cilat nuk pati sukses. Në vitin 1981, si kandidat i pavarur, ai u zgjodh kryetar i Burlington, qytetit më të populluar në Vermont. Në këtë pozitë ai u rizgjodh tre herë. Në vitin 1990, ai u zgjodh si përfaqësues i distriktit kongresional të Vermont në Shtëpinë e Përfaqësuesve të SH.B.A. Ai shërbeu si kongresmen për 16 vjet para se të zgjedhej si Senator i SH.B.A. në vitin 2006. Në vitin 2012, ai u rizgjodh në këtë pozitë, i votuar nga 71% e elektoratit të Vermont.
Sanders ka shumë vite që kritikon politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, dhe ishte ndër të parët dhe ndër më të zëshmit në kundërshtimin e luftës në Irak. Ai po ashtu fitoi vëmendje në vitin 2010, kur bëri një "filibuster" [fjalim shumë i gjatë në Senat që bëhet me qëllimin që të shtyhet aprovimi i ndonjë ligji] kundër vazhdimit të zvogëlimit të taksave të nisura nga George W. Bush. Sanders favorizon politikat që janë të ngjashme me partitë socialdemokrate të Europës, më konkretisht ato të praktikuara nga shtetet Skandinave. Ai është një ndër zërat që udhëheqin lëvizjen progresive në qështje si jobarazia në të ardhura, përkujdesi mjekësor gjithëpërfshirës, pushimi i lindjes, ndryshimi i klimës, të drejtat e komunitetit LGBT, dhe reformimi i financimit të kampanjave. Ai gjithashtu është i zëshëm rreth të drejtave dhe lirive civile, dhe më konkretisht ka qenë kritik i diskriminimit racor në sistemin e drejtësisë kriminale dhe politikave të përgjimeve masive siç janë 'USA PATRIOT Act' dhe programet e përgjimit të NSA (Agjencisë Kombëtare për Siguri).
Në vitin 1999, Sanders mbështeti operacionin e bombardimeve amerikane në Kosovë dhe kundër Jugosllavisë.[1] Në atë kohë, ai si kongresmen mbajti një fjalim tre-minutësh për ndërhyrjen ushtarake në Dhomën e Përfaqësuesve (Kongresi i SHBA-së).[1] Sanders deklaroi se operacioni i bombardimeve të NATO-s ishte i domosdoshëm në baza morale për të ndaluar "spastrimin etnik" dhe mizoritë që synonin shqiptarët etnikë në Kosovë.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.