Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kongresi i Shteteve të Bashkuara është organi më i lartë përfaqësues i pushtetit legjislativ federal. Ai është dy-dhomësh dhe ndodhet në ndërtesën e quajtur Kapitoli, në kryeqytetin e SHBA-ve në Uashington. Dhoma e ulët e Kongresit përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuese ndërsa dhoma e lartë nga Senati.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kongresi përbëhet gjithsej nga 535 ligjvënës, të zgjedhur me mandate me kohëzgjatje të ndryshme.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 ligjvënës ndërsa Senati 100 senatorë, nga dy për secilin shtet federal. Në Dhomën e Përfaqësuesve ka dhe 6 anëtarë pa të drejtë vote, të cilët përfaqësojnë territoret amerikane të Porto Rikos, Samoas Amerikane, Guamit, Ishujve të Marianës Veriore, Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara si dhe Distriktit të Kolumbisë.
Si Senatorët, ashtu dhe Përfaqësuesit zgjidhen drejtpërdrejtë nga populli. Çdo dy vite, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve rizgjidhen së bashku me një të tretën e Senatorëve.
Për tu zgjedhur në Kongres, një kandidat duhet të jetë minimalisht 25 vjec për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 30 vjec për Senatin, të jetë qytetar i Shteteve të Bashkuara prej 7 vitesh për Dhomën e Përfaqësuesve dhe prej 9 vitesh për Senatin si dhe të jetë banor i shtetit nga i cili pretendon të zgjidhet.
Senati i Shteteve të Bashkuara është dhoma e lartë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Përbërja dhe kompetencat e Senatit janë themeluar nga Neni 1 i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.
Senati përbëhet nga senatorë që përfaqësojnë secilin prej shteteve, ku secili shtet përfaqësohet në mënyrë të barabartë nga dy senatorë, pa marrë parasysh popullsinë e tyre, që shërbejnë për gjashtë vite me radhë. Me pesëdhjetë shtete aktualisht pjesë të Shteteve të Bashkuara, Kongresi përbëhet nga 100 senatorë.
Nga 1789 deri në 1913, Senatorët emëroheshin nga legjislaturat e shteteve që përfaqësonin, por pas ratifikimit të Amendamentit të Shtatëmbëdhjetë në vitin 1913, ata tani zgjidhen në mënyrë popullore.
Dhoma e Senatit është e vendosur në krahun verior të Kapitolit, në Uashington, D.C. Si dhoma e sipërme, Senati ka disa kompetenca këshillimi dhe pëlqimi, të cilat janë unike për të. Këto kompetenca përfshijnë:
Senati konsiderohet gjerësisht si një organ më i rëndësishëm dhe më prestigjioz se Dhoma e Përfaqësuesve, për shkak të kompetencave të gjera, madhësisë më të vogël dhe përfaqësuesve të dalë prej zonave të gjera elektorale, të cilat historikisht e kanë kthyer këtë dhomë në një organ më kolegjial dhe me më pak atmosferë partiake.
Zyrtari kryesues i Senatit është Zëvëndës Presidenti i i Shteteve të Bashkuara, i cili është njëkohësisht dhe President i Senatit. Në mungesë të tij, Senati kryesohet nga presidenti Pro Tempore, i cili zakonisht është anëtari më i lartë i partisë që mban shumicën e vendeve në Senat.
Dhoma e Përfaqësuesve përbehet nga 435 deputet që zgjidhen drejtpërsëdrejti. Numri i deputetëve në Dhomen e Përfaqësueseve, që çdo shtet federal i dërgon në Kongres, vendoset nga numri i popullsisë në shtetin e caktuar. Çdo dhjetë vite ndërmerret një cens i popullsisë, në bazë të së cilit ripërcaktohen ulëset në Dhomën e përfaqësuesve. Për çdo 500 mijë votues legjitim, vendoset së paku një përfaqësuese në Kongres, kurse çdo shtet e ka së paku një përfaqësues. Periudha legjislative është 2 vite.
Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikes nuk ka të drejtë të marrë pjesë në sesionet e Kongresit, prandaj nuk është e paraparë te ketë një ulëse për të në Kongres. Njëherë në vit ai flet para deputetëve, kur raporton për “gjendjen e kombit". Për këtë fjalim ceremonial, në Dhomën e Përfaqësuesve mblidhet i gjithë Kongresi, në të cilin futet Presidenti. Menjëherë pas përfundimit të fjalisë së tij, ai e lë Kapitol-in pa i dhënë mundësi deputetëve që t’i bëjnë pyetje.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.