politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Aziz pashë Vrioni (Berat, 1859 - 1920) qe deputet në Mexhlisin osman, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.
Aziz pashë Vrioni | |
---|---|
Zëvendësisht Ministër i Financave | |
Paraprirë nga | Pavarësia |
Pasuar nga | Jorgji Çako |
Ministër i Bujqësisë | |
Në detyrë 14 mars – 3 shtator 1914 | |
Paraprirë nga | Qemal Karaosmani |
Pasuar nga | Abdi bej Toptani |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1859 Berat, Vilajeti i Janinës |
Vdiq më | 1920 Berat, Principata e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptarë |
Bashkëshortja/et | Hatixhe hanëm Vrioni |
Fëmijët | Ismaili, Maliqi, Hysejni, Seiti, Pertefja |
Punësimi | çifligar, nëpunës |
Leu në Berat, i biri i Hysejn pashë Vrionit dhe Merush hanëm Toptanit.[1] Pinjoll i oxhakut Vrioni, familje e rëndësishme çifligarësh me prona në Berat, Fieri dhe Myzeqe të mundësuara që në kohën e Perandorisë Osmane.[2]
Mbaroi studimet në Universitetin e Stambollit, dega Financë.[3] Në maj të 1913 pas një mosdakordësie me ministrin e Brendshëm Myfid bej Libohova, zëvendësohet në postin e prefektit të Beratit me Mehdi bej Frashërin.[4]
Emërohet ministër Financash më 1913, dhe vitin tjetër ministër Bujqësie dhe i Punëve Botore. Ndërroi jetë në Berat më 1920.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.