Arsimi fillor
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arsimi fillor paraqet fazën e parë të arsimit formal, që vjen pas arsimit parashkollor dhe para shkollës së mesme. Arsimi fillor zhvillohet në shkollën fillore ose shkollën elementare, kjo në varësi të vendit ose shtetit.
Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Arsimit (ISCED) e konsideron arsimin fillor si një fazë të vetme ku programet zakonisht hartohen për të siguruar aftësi themelore në lexim, shkrim dhe matematikë si dhe për të krijuar një themel të fortë për mësimnxënie. Ky është ISCED Niveli 1 : Arsimi fillor ose faza e parë e arsimit bazë.[1] [2]