Shkolla e mesme
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkolla e mesme është një institucion edukativo-arsimor i cili ofron arsim të mesëm. Me këtë emër quhet edhe vet objekti ku ndodh ky proces. Disa shkolla të mesme mund të sigurojnë edhe arsimin e mesëm të ulët dhe (të lartë) arsimi i mesëm (nivelet 2 dhe 3 sipas shkallës ISCED), por këto mund të jepen edhe në shkolla të veçanta, siç është p.sh. në shkollën e mesme amerikane sistemi i ashtuquajtur shkollë e mesme e lartë - high school system.
Shkollat e mesme zakonisht vijojnë pas shkollave fillore dhe të dërgojnë në arsimin e lartë ose profesional. Frekuentimi është i detyrueshëm në shumicën e vendeve për nxënës të moshave ndërmjet 11 dhe 16 vjet. Organizimi, ndërtesat, dhe terminologjia janë pak a shumë unike në secilin vend.[1][2]