Arkitektura dravidiane
Stili arkitekturor indiano-jugor / From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkitektura Dravidiane është një stil arkitekturor që u shfaq në pjën jugore të nënkontinentit indian apo Indinë Jugore. Ajo konsiston kryesisht në tempuj me kulla në forma piramidale dhe të ndërtuara me gurë ranorë, steatit ose granit. E përmendur si një nga tre stilet e ndërtimit të tempujve në librin e lashtë Vastu shastra, shumica e strukturave ekzistuese gjenden në shtetet e Indisë Jugore të Andra Pradeshit, Karnataka, Kerala, Tamil Nadu dhe Telangana. Mbretëri dhe perandori të ndryshme si Chola, Chera, Kakatiya, Pandya, Pallava, Ganga, Rashtrakuta, Chalukya, Hoysala dhe Vijayanagara kanë dhënë mes të tjerave një kontribut thelbësorn në zhvillimin e Arkitekturës Dravidiane. Ky stil arkitekturor mund të gjendet edhe në pjesë të Indisë Veriore (Teli ka Mandiri i Gwaliorit, Bhitargaon Baitala Deula, Bhubaneshwr), në Sri Lankan Veri-Lindore dhe Qendrore, , Maldive dhe pjesë të ndryshme të Azisë Jug-Lindore. Angkor Wati në Kamboxhia dhe Prambanani në Indonezi u ndërtuan bazuar në stilin arkitekturor Dravida.