Vastu shastra
From Wikipedia, the free encyclopedia
Vastu shastra (vāstu śāstra) është një sistem tradicional i Arkitekturës Hindu.[3] që përkthehet si "shkenca e arkitekturës".[4] Këta janë tekste që të gjendur në nënkontinentin indian dhe që përshkruajnë dizajnin, planimetrinë, përmasat, përgatitjen e terrenit, shpërndarjen dhe gjeomerinë hapësinore.[5][6] Tekstet e Vastu Shastrave përfshijnë besime tradicionale hindu dhe në disa raste edhe Budiste.[7] Dizajnet janë parashikuar ta integrojnë arkitekturën me natyrën, funksionet relative të pjesëve të ndryshme të strukturës dhe besimeve të lashta duke përdorur pozicionimet e modeleve gjeometrike (yantra), simetrisë dhe drejtimeve gjeografike.[8][9] Vastu Shastra është pjesë e tekstore e Vastu Vidyas, që është dituria më e gjerë rreth arkitekturës dhe teorive të dizajnit në në Indinë e lashtë.[10] Dituria e Vastu Vidyas është një koleksion idesh dhe konceptesh, me ose pa suportin e diagramave të planimetrike, që nuk janë të ngurta. Në fakt, këto ide dhe koncepte janë modele për organizimin e hapësirës dhe formës brenda një ndërtese ose grupi ndërtesash, bazuar mbi funksionin e tyre në lidhje me njëra-tjetrën, përdorimin e tyre dhe prodhimin e përgjithshëm të Vastusë.[10] Parimet e lashta Vastu Shastra përfshijnë ato për dizajnin e Mandirit (Tempulli hindu),[11] dhe parimet për dizajnimin dhe planimetrinë e shtëpive, fshatrave, qyteteve, kopështeve, rrugëve, veprave hidrike, dyqaneve dhe hapësirave të tjera publike.[6][12][13]