![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/83/Flag_of_Cambodia.svg/langsq-640px-Flag_of_Cambodia.svg.png&w=640&q=50)
Kamboxhia
shtet në Azinë Juglindore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Mbretëria e Kamboxhias ព្រះរាជាណាចក្រកម្ពុជា Preăh Réachéanachâk Kâmpŭchéa | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
![]() Vendndodhja e Kamboxhias (e gjelbër e errët)
– në ASEAN ( gri e errët) | |||||
Moto Kombëtare | "ជាតិ សាសនា ព្រះមហាក្សត្រ " (Komb, Besim fetar, Mbret) | ||||
Himni Kombëtar | "Nokor Reach" (Mbretëria e Madhërishme) | ||||
Kryeqyteti | Pnom Pen gjithashtu qyteti më i madh | ||||
Gjuha zyrtare | Khmerisht | ||||
Krijimi Mbretëria e Funanit Mbretëria e Çenlas Perandoria Khmere Pavarësia Marrëveshja e Parisit Rivendosja e Monarkisë |
68 - 550 550 - 706 802 - 1431 9 nëntor 1953 (nga Franca) 23 tetor 1991 24 shtator 1993 | ||||
Anëtarësimi në OKB | 14 Dhjetor 1955 | ||||
Forma e qeverisjes | Monarki Kushtetuese Parlamentare | ||||
Mbret | Norodom Sihamoni | ||||
Kryeministër
Hun Manet (2023-) |
Sipërfaqja – totale – % ujë | Vëndi i 88-të 181.035 km² 2,5 | |||
Popullsia (2014) – totale – dendësia | Vëndi i 65-të 15.458.332 banorë 81,8 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor | 17,814 miliard dollarë 1.146 dollarë | ||||
Monedha | Riela (KHR) | ||||
Zona kohore | UTC+7 | ||||
Prefiksi telefonik | +855 | ||||
Kodi i internetit | .kh | ||||
Kodi ISO 3166-1 | KH |
Kamboxhia e njohur zyrtarisht si Mbretëria e Kamboxhias është një shtet që ndodhet në pjesën jugore të Gadishullit të Indokinës, në Azinë Juglindore. Ajo kufizohet në veriperëndim nga Tailanda, në verilindje nga Laosi, në lindje nga Vietnami dhe në jugperëndim nga Gjiri i Tajlandës.
Kamboxhia ka një popullsi prej më shumë se 15 milionë banorë. Feja zyrtare është Budizmi Theravada, e praktikuar nga rreth 95 për qind e popullsisë. Grupet minoritare të vendit përfshijnë vietnamezë, kinezë, Kamët, dhe 30 fise malësorësh. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Pnom Peni, qendra politike, ekonomike dhe kulturore e Kamboxhias. Kamboxhia është një monarki kushtetuese me Norodom Sihamonin, një monark i zgjedhur nga Këshilli i Fronit Mbretëror, si kreu i shtetit. Kreu i qeverisë është Hun Sen, i cili është aktualisht lideri jo-mbretëror me kohën më të gjatë në pushtet në Azinë Jug-Lindore dhe e ka sunduar Kamboxhian për mbi 25 vjet.