![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9c/Francisco_de_Zurbar%25C3%25A1n_034.jpg/640px-Francisco_de_Zurbar%25C3%25A1n_034.jpg&w=640&q=50)
Antoni i Padovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Antoni i Padovës para thirrjes quhej Fernando Bulhão. Njihet ndër të krishterët shqiptarë edhe si: Shna Ndou tek të krishterët Katolikë, dhe "Shën Andoni" ndër të krishterët ortodoksë. U lind me 15 gusht 1195 në Lisbonë, prandaj quhet edhe Antoni i Lisbonës në disa vende, dhe vdiq me 13 qershor 1231 në Arqela të Padovës dhe njihet më shumë si Shën Antoni i Padovës. Ka qenë një frat (vëlla) françeskan, dhe është shenjt i kishës katolike, i cili njihet për një përkushtim shumë të fortë. Në Shqipëri është një nga shenjtët më të dashur e më të njohur nga të krishterët.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Shën Antoni i Padovës | |
---|---|
![]() " Shën Antoni i Padovës " Francisco de Zurbar, rreth 1640 | |
Doktor ungjillor | |
Lindi | 1195, Lisbone, Portugali |
Vdiq | 13 qershor 1231 në Arqela, Padova |
Adhurohet nga | Kisha katolike romake |
Shpallur i Lumë | |
Kanonizuar | 30 maj 1232, nga papa Gregori IX, Spoleto, Itali |
Faltore në Shqipëri | Kisha e Laçit Kisha e Rubikut |
Festa | 13 qershor |
Shenjat e tija | libri; buka; Jezusi femije; zambaku |
Shenjt mbrojtës i | |
Indianëve te Amerikes; njerzve te gjymtuar; kafshëve; grave shterpë; Brazilit; Beaumont të Teksasit; pleqve; besimit në Sakramendin e Shenjtë; Ferraxanos, së Italisë; sendeve të humbura; peshkatarëve; të korrave; kuajve; Lisbones, të Portugalisë; postës; Masbates, së Filipineve; njerzve të shtypur; Padoves, së Italise; të varfërve; Portugalisë; grave shtatzëna; lundërtarëve; kërkuesve të sendeve të humbura; anijethyerve; të uriturve; shterpësisë; kopeve të derrave; Indianëve të Tiguas; bujtësve; udhëtarëve; detarëve |
Në fillim i përkiste urdhërit agostinian ne Koimbra (1210), e më pas franceskan në vitin 1220. Ai udhetoi shume duke jetuar me pare ne Portugali dhe pastaj ne Itali. Ne vitin 1221 ndeshi Shen Franceskun e Asizit, ne Porciunkola qe e ftoi ne manastirin e Montepaolos, prane Forlit, ku filloi veprimtarine e tij si predikues. Njekohesisht profesor teologjie dhe predikues luftoi herezine katare, veçanerisht ne France, me fuqi te madhe e te suksesshme. U shperngul pastaj ne Bolonja e me pas ne Padova dhe është shenjti mbrojtës i ketij qyteti.
Shen Antoni vdiq ne moshen 36 vjecare pas nje jete shenjtore. Për numrin e shumte te mrekullive qe i njihen atij u kanonizua nje vit pas vdekjes, nga papa Gregori IX. Ne vitin 1946, papa Piu XII e ka renditur Sh.Antonin mes doktoreve te kishes katolike, dhe i ka dhene titullin doktor evangjelik, ne lidhje me shkrimet e tija dhe ne predikimet qe bazohen ne citimet e Ungjillit.
Bazilika e madhe e Padoves i është perkushtuar Shen Antonit. Datelindja e tij është sjelle nga tradita. Festa e tij është me 13 qershor dhe ne Padova festohet me kremtimin e nje procesioni.