fizikan rus From Wikipedia, the free encyclopedia
Alexander Stepanovich Popov (nganjëherë shkruar si Popoff; rusisht: Алекса́ндр Степа́нович Попо́в; March 16 1859 – January 13 1906) ishte fizikan rus i cili njihet në vendin e tij dhe në vendet e Evropës Lindore si zbulues i radios.[1][2][3]
Alexander Stepanovich Popov | |
---|---|
U lind në | Krasnoturyinsk, Sverdlovsk Oblast | 16 mars 1859
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti |
Njohur për | Radio |
Çmimet | Urdhëri i Shën Anës grada e tretë dhe e katërt Urdhëri i Shën Stanislaus (Shtëpia Perandorake Romanovëve) grada e dytë Medalja e argjendtë e Aleksandrit III mbretërimi i nderit në rripin e Urdhërit të Alexander Nevsky-t Çmimi i Imperial Russian Technical Society |
Nënshkrimi | |
Puna e Popovit si mësues në shkollën ruse të marinës e udhëhoqi atë drejt eksplorimeve në fenomene elektrike të frekuencave të larta. Më 7 maj 1895 ai prezantoi një letër në një detektor ndriçues pa kabllo që e kishte ndërtuar ai dhe që punonte përmes përdorimit të një ngjitësi për të detektuar zhurmën e radios nga goditjet e dritës. Kjo ditë festohet në Federatën Ruse si Dita e Radios. Në një demonstrim më 24 mars 1896 ai përdori radiovalët për të transmetuar një mesazh në mes të komplekseve të ndërtesave të Shën Petersburgut. Puna e tij ishte e bazuar në punën e fizikantëve të tjerë si Oliver Lodge dhe të radio pionerit Guglielmo Marconi.
Lindi në qytetin e Krasnoturinskit, Sverdlovsk Oblast në Malet Urale si djalë i një prifti, ai u interesua në shkenca që kur ishte fëmijë. Babai i tij donte që ai të bashkohej pritftërisë dhe e dërgoi në Shkollën Seminarike në Yekaterinburg.[2] Atje ai zbuluoi një interes në shkencë dhe matematikë dhe në vend që të vazhdonte shkollën teologjike në vitin 1877 ai u regjistrua në universitetin e Shën Petersburgut ku studioi fizikën.[2][4] Pas diplomimit me nderë në vitin 1882 ai qëndroi si asistent laboratori në universitet. Gjithsesi paga në universitet ishte e pamjaftueshme për ta mbajtur familjen, dhe në vitin 1883 ai mori një post si mësues dhe kreu i laboratorit në Shkollën Ruse të Marinës në Kronstadt në Ishullin Kotlin.[2]
Bashkë me aftësitë e tij prej mësuesi në shkollën e marinës Popovi ndoqi kërkime nga fusha të ngjashme. Përpjekjet për zgjedhjen e një problemi me dështimin e izolimit të kabllosë elektrike në anijet e çelikut (të cilat dolën të ishin problem me rezonancën elektrike) e udhëhoqën atë drejt studimeve të lëkundjeve të rrymave elektrike me frekuenca të larta. Interesi i tij në këtë fushë të studimit ) përfshirë fushën e re "Hertzian" ose radiovalët) ishte i intensifikuar nga udhëtimi i tij në vitin 1893 në Çikago në Ekspozitën Botërore Kolumbiane në Shtetet e Bashkuaraku ishte në gjendje të këshillohej me studiues të tjerë në këtë fushë.[5]
Popov po ashtu lexoi një artikull të vitit mbi eksperimentet e fizikanit briantik Oliver Lodge lidhur me zhulimin e radiovalëve nga fizikani gjerman Heinrich Hertz 6 vjet më herët.[5] Më 1 qershor 1894, pas vdekjes së Hertzit, fizikani britanik Oliver Lodge dha një ligjëratë memoriale për eksperimentet e Hertzit. Ai vendosi një demonstrim të gjoja natyrës optike të valëve herciane (radiovalëve) dhe e demonstroi transmetimin e tyre në distancë deri në 60 metra.[6] Lodge përdori një detektor të quajtuar coherer, një tub xhami që përban tallash metali në mes të dy elektrodave.[4] Kur valët e pranuara nga antena aplikoheshin në elektroda, cohereri bëhej përçues duke lejuar kalimin e rrymës nga bateria nëpër të, me një impuls që matej nga galvanometri me pasqyrë. Pas pranimit të sinjalit tallashi i metalit në coherer duhej të rivendosej nga vibratori që operohej maunalisht ose nga vibrimet e një zileje të vendosur në tryezë afër që bie sa herë që pranohet një transmetim.[6] Popovi u vendos të punonte për projektimin e një pranuesi më sensitiv të radiovalëve që mund të përdorej si detektor i ndriçimit, për të paralajmëruar stuhitë nga zbulimi i pulseve elektromagnetike të goditjeve të dritës duke përdorur pranues coherer.[1][2]
Në detektorin e dritës të Popovit, cohereri (C) ishte i lidhur me një antenë (A), dhe me një qark të ndarë me një transmetues (R) dhe bateri (V) e cila e operon zilen elektrike (B). Zhurma e radios gjeneruar nga goditjet e dritës kthehen në coherer, rryma nga bateria u aplikua në transmetues, duke mbyllur kontaktet e tij, të cillat aplikojnë rrymë në elektromagnetin (E) të zilës duke tërhequr degën për ta bërë zilen të bjerë. Popovi shtoi një veti rivendosëse inovative automatike të cohererit "vetë prerës" ku dega e zilës do të kthehet prapa dhe do ta takojë cohererin, duke e kthyer atë në gjendje pranuese.[3] Dy valvulat (L) në kreun e cohererit pengojnë sinjalin e radios të kalojnë cohererin nga qarku i shkurtër duke kaluar nëpër rrymën e vazhduar. Ai e lidh pranuesin e tij me një antenë kabllore (A) pezulluar lart në ajër dhe në tokë (G). Ideja e antenës mund të bazohet në nyjën e dritës dhe ishte një përdorim i hershëm i monopolit ajror kabllor.[7]
Në vitin 1900 u themelua një radio stacion nën udhëzimet e Popovin në ishullin Hogland (Suursaari) për të siguruar komunikimin dy-anësor nga telegrafi pa kabllo në mes të bazave marinase ruse dhe ekuipazhi i luftanijes General-Admiral Apraksin. Luftanija ngeci në rërë në ishullin Hogland në Gjir të Finlandës në nëntor të vitit 1899. Ekuipazhi i Apraksin nuk ishte në rrezik të menjëhershëm por uji në gjir filloi të ngrihej. Për shkak të kohës së keqe dhe tapës së kuqe burokratike, ekuipazhi i Apraksin nuk arriti të themelonte një stacion pa kabllo në ishullin Hogland deri në janar të vitit 1900. Gjithsesi, me 5 shkurt, mesazhet filluan të pranoheshin. Mesazhet pa kabllo u transmetuan në ishullin Hogland nga një stacion rreth 25 milje larg në Kymi (sot Kotka) në bregdetin finlandez. Kotka u zgjodh si lokacion për stacionin transmetues pa kabllo sepse ishte pika më e afërt në ishull shërbyer nga kabllot telegrafike të lidhura me zyrat e marinës ruse.[8]
Me kohë Apraksin u lirua nga shkëmbinjtë nga akullthyesi Yermak në fund të prillit, 440 mesazhet telegrafike zyrtare u mbajtën në stacionin pa kabllo të ishullit të Hoglandit. Përveç shpëtimit të ekuipazhit të Apraksin-së, më shumë se 50 peshkatarë finlandezë, të cilët ishin bllokuar në një copë akulli në Gjirin e Finlandës, u shpëtuan nga akullthyesi Yermak pas telegrameve të dërguara nga telegrafi pa kabllo. Në vitin 1901 Alexander Popov u bë profesor në Institutin Elektroteknik, i cili tani mban emrin e tij. Në vitin 1905 ai u zgjodh drejtor i institutit.
Në vitin 1905 ai u sëmur vërtet rënd dhe vdiq nga hemoragjia e trurit më 13 janar 1906.
Një planetoid, 3074 Popov, i zbuluar nga astronomi sovjetik Lyudmila Zhuravlyova në vitin 1979, është emëruar sipas tij.[9]
Në ITU Telecom World 2011, Z. Igor Shchyogolev, ministër i telekomit dhe komunikimit masiv në Federatën Ruse bashkë me Dr. Hamadoun Touré, sekreyar gjeneral i ITU-së, inauguruan dhomëen e konferencës "Alexander Stepanovich Popov" në zyrat e ITU-së në Gjenevë.
Some of his descendents escaped to Manchuria during the Bolshevik Revolution and eventually made their way to the United States. Among others the cousin, Dr. Paul Popov, who became a prominent physician in San Francisco and Paul's son, Egor Popov (1913-2001), who became a UC Berkeley Professor Emeritus of Civil and Environmental Engineering.[10] [11]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.