![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1f/Adobe_Flash_Player_v10_icon.png/640px-Adobe_Flash_Player_v10_icon.png&w=640&q=50)
Adobe Flash
From Wikipedia, the free encyclopedia
Adobe Flash (ish Macromedia Flash) është një platformë multimedia që përdoret për të shtuar animacione, video, dhe webfaqe interaktive. Flash shpesh përdoret për reklama, lojra dhe animacioneve. Kohët e fundit, është pozicionuar si një mjet i fuqishëm për "Rich Internet Applications", programe në internet që për nga përdorimi u ngjajnë programeve në desktop.[1]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1f/Adobe_Flash_Player_v10_icon.png/640px-Adobe_Flash_Player_v10_icon.png)
Flash merret me manipulmin vektorial dhe grafik për të krijuar animacione të tekstit dhe figurës. Mbështet transmetimin bidirektorial të audios dhe videos, dhe njëkohësisht mund të kapë të dhëna nga përdoruesi përmes miut, tastierës, mikrofonit dhe kameras. Flash përmban një gjuhë programimi të orientuar në objekte e quajtur ActionScript ndërsa automatizimi mbështet nëpërmjet gjuhës Flash JavaScript simbolit JSFL.
Përmbajtja në Flash mund të shfaqet në pajisje dhe sisteme kompjuterike të ndryshme duke përdorur Adobe Flash Player, që për shfletuesit e internetit, disa telefona celularë dhe pak pajisje të tjera elektronike është në dispozicion pa pagesë (duke përdorur Flash Lite).
Disa përdorues mendojnë se Flash pasuron përvojën e tyre të internetit, ndërsa të tjerët e shohin përdorimin e Flashit (në animacion dhe reklama) si të bezdisshëm. Flash gjithashtu është kritikuar për ndikimin negativ në përdorshmërinë e webfaqeve.[2]