futbollist uruguajan From Wikipedia, the free encyclopedia
Álvaro Alexánder Recoba Rivero (Spanjisht: [ˈalβaɾo aleɣˈsandeɾ reˈkoβa riˈβeɾo]; lindur më 17 mars 1976) është një trajner uruguajian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili aktualisht është trajner i klubit uruguajian Nacional.
Recoba me Nacional në vitin 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Álvaro Alexánder Recoba Rivero | ||
Datëlindja | 17 mars 1976 | ||
Vendlindja | Montevideo, Uruguaji | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor-sulmues, Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Nacional (trajner) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Danubio | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1994–1995 | Danubio | 34 | (11) |
1996–1997 | Nacional | 33 | (17) |
1997–2008 | Internazionale | 175 | (53) |
1999 | → Venezia (huazim) | 19 | (11) |
2007–2008 | → Torino (huazim) | 22 | (1) |
2008–2010 | Panionios | 21 | (5) |
2010–2011 | Danubio | 31 | (11) |
2011–2015 | Nacional | 82 | (17) |
Gjithsej | 417 | (126) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1995–2007 | Uruguaji | 69 | (11) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2020–2022 | Nacional (ndihmës-trajner) | ||
2022–2023 | Nacional B | ||
2023– | Nacional | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Recoba e nisi karrierën si profesionist në Uruguaji me Danubion. Pas kësaj, ai firmosi me Nacional, klub me të cilin u dallua për performancat e tij, gjë që i siguruan një kalim te Interi në Itali. Pas një periudhe të shkurtër në huazim te Venezia, Recoba u rikthye te Zikaltrit, me të cilët do të luante për 11 sezone, duke u aktivizuar në më shumë se 250 ndeshje.
Recoba debutoi me kombëtaren uruguajiane në vitin 1995 dhe luajti gjithsej 69 ndeshje, duke shënuar 11 gola. Ai përfaqësoi Uruguajin në FIFA Kupën e Botës 2002 dhe në dy edicione të Copa Américas.
Karriera e Recobës nisi me Danubion në Uruguaji. Pasi shpenzoi disa vite në akademi, ai debutoi me ekipin e parë në moshën 17 vjeç dhe luajti në sezonet 1994–95 dhe 1995–96. Në verën e vitit 1996, ai u transferua te Nacional, klub me të cilin shkëlqeu, duke shënuar 36 gola në 40 ndeshje.[1]
Në korrik 1997, Recoba u transferua te Interi për 7 milion lira. Ai debutoi në fitoren 2–1 kundër Brescias më 31 gusht, duke shënuar të dy golat e ekipit në dhjetë minutat e fundit: goli i parë erdhi me një gjuajtje nga 30 metra distancë kurse i dyti erdhi me goditje dënimi që përfundoi në trekëndësh.[2] Në kupë, ai shënoi në të dyja ndeshjet kundër Foggias, duke kualifikuar Interin në raundin e 16-tave me rezultatin e përgjithshëm 4–2.[3][4] Më 25 janar 1998, ai shënoi kundër Empolit me një gjuajtje nga mesi i fushës.[5][6] Më 6 maj, Interi fitoi Kupën UEFA duke mposhtur Lazion në finale, ndeshje në të cilën Recoba nuk luajti.[7]
Megjithatë, pjesa e parë e vitit pasardhës shënoi një kthim prapa në përvojën e tij me Zikaltrit, efektivisht i zbritur në zgjedhjen e fundit midis sulmuesve; kështu që në janar 1999, i shtyrë nga dëshira për të luajtur me vazhdimësi më të madhe, ai pranoi një huazim te Venezia.[8] Më 14 mars, Recoba shënoi tregolëshin e parë në Itali në fitoren 4–1 kundër Fiorentinës në shtëpi.[9] Ai e mbylli sezonin me 11 gola dhe 9 asiste të cilët ishin vendimtar për Venezian, që arriti të mbijetonte në Serie A.[10]
Recoba u rikthye te Interi në sezonin 1999–00, duke shënuar dhjetë gola;[11] ekipi e mbylli kampionatin në vendin e katërt, duke siguruar në vend në fazën kualifikuese të Ligës së Kampioneve. Më 23 gusht 2000, Interi u eliminua nga ekipi suedez Helsingborgs IF, me Recobën që humbi një penallti vendimtare në çastet e fundit të ndeshjes së kthimit në shtëpi.[12]
Në janar 2001, pasi rinovoi kontratën e tij me klubin, Recoba u akuzua për pasje të një pasaporte fallco, duke humbur shtetësinë italiane që e kishte marrë në vitin 1999.[13] Federata Italiane e Futbollit e pezulloi me një vit, por dënimi u ul në katër muaj, me Recobën i cili qëndroi jashtë fushave deri në dhjetor 2001.[14] Në periudhën e dytë te Interi ai konfirmoi prirjen e tij për të shënuar gola të shkëlqyer, një pikë e fortë e cila megjithatë u shoqërua me mungesën e vazhdimësisë.[15][16]
Recoba shënoi golin e fundit me Interin më 29 prill 2007 kundër Empolit direkt nga një goditje këndi.[17] Më 31 gusht 2007, ai u huazua te Torino për një sezon me të drejtë blerje.[18] Ndeshja e tij më e dalluar me Torinon ishte ajo në kupë kundër Romës, të cilës i shënoi dy gola në një fitore 3–1 në shtëpi.[19] Recoba u largua nga Interi pas skadimit të kontratës së tij; me Zikaltrit, ai shënoi 72 gola në 276 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[20] Gjatë qëndrimit të tij në Milano, presidenti Massimo Moratti në disa raste deklaroi se Recoba ishte lojtari i tij i preferuar.[21]
Më 5 shtator 2008, Recoba u transferua në Greqi te Panionios.[22] Ai debutoi më 18 tetor në fitoren 2–1 kundër Aris, duke asistuar të dy golat e ekipit të tij.[23] Në ndeshjen e rradhës në kampionat, ai shënoi dy golat e parë me klubin në suksesin 5–2 në transfertë kundër Ergotelis.[24]
Në dhjetor 2009, Recoba pranoi ndërprerjen e kontratës, duke u larguar nga klubi. Ai citoi dëmtimet e shumta dhe formën fizike si faktorët vendimtar për largimin.[25][26]
Më 24 dhjetor 2009, Recoba njoftoi se do të firmoste me Danubion, duke u rikthyer te klubi ku nisi karrierën si profesionist pas 14 vitesh.[27] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 6 mars 2010 në humbjen 3–2 kundër Racing Club si dhe ishte një nga katër lojtarët e përjashtuar me karton të kuq në këtë ndeshje; ky ishte hera e dytë në karrierë që ai përjashtohet me karton të kuq.[28][29]
Më 30 qershor 2011, Recoba u rikthye te Nacional pasi vendosi të mos rinovonte kontratën e tij me Danubion.[30] Në debutimin e tij kundër River Plate, Recoba shënoi golin e rezultatit momental 3–2; ndeshja u mbyll në barazim 3–3.[31] Më 20 nëntor, Recoba shënoi golin e katërt në kampionat me penallti në superclásico kundër Peñarol.[32] Ai shënoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit, duke udhëhequr Nacionalin drejt fitimit të titullit të turnamentit Apertura.[33] Në Copa Libertadores, Nacional u eliminua në fazën e grupeve aty ku Recoba luajti në të gjitha ndeshjet.
Më 22 shtator 2012, Recoba shënoi një dopietë kundër Centro Atlético Fénix; një nga golat erdhi me një gjuajtje direkt nga goditja e këndi. Në vazhdim, ai do të shënonte gol nga goditja e këndit nga ana e djathtë në tre raste të tjera: në tetor në barazimin 1–1 kundër Liverpoolit,[34] në shkurt 2013 kundër Argentinos Juniors dhe në shtator 2014 kundër Montevideo Wanderers.[35][36][37]
Më 9 nëntor 2014, gjatë superclásicos, Recoba shënoi me goditje dënimi nga 30 metra për t'i dhënë fitoren Nacionalit.[38] Ekipi u shpall sërisht fitues i Aperturës dy javë para fundit.[39] Në qershor 2015, në finalen e madhe kundër Peñarol për të vendosur fituesin e kampionatit, Recoba u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit të kohës së rregullt; pavarësisht se humbi një penallti në kohën shtesë, Nacional fitoi ndeshjen 3–2 dhe u shpall fitues i kampionatit.[40][41] Kjo rezultoi të ishte ndeshja e tij e fundit si futbollist profesionist.[42]
Më 31 mars 2016, Recoba njoftoi tërheqjen nga futbolli përmes një ndeshje miqësore në nder të tij.[43] Ndeshja u zhvillua në Estadio Gran Parque Central të Montevideos dhe u organizua nga Nacionali midis ekipit aktual dhe një ekipi të përbërë nga ish lojtarë të klubit dhe shokë të Recobës. Në ndeshje morën pjesë lojtarë si Juan Román Riquelme, Christian Vieri, Carlos Valderrama, Juan Sebastián Verón dhe Iván Zamorano.[44]
Recoba bëri debutimin e tij me Uruguajin më 18 janar 1995 në barazimin 2–2 në miqësoren kundër Spanjës në Estadio Riazor, duke zëvendësuar Enzo Francescolin në minutën e 65të.[45] Ai ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Víctor Púa për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2002.[46] Goli i tij i vetëm në turnament erdhi në barazimin 3–3 kundër Senegalit në ndeshjen e fundit të grupit, gjë që konfirmoi eliminimin e Uruguajit nga kompeticioni.[47]
Në shtator 2005, Recoba shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Argjentinës në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006.[48][49] Kjo fitore e ndihmoi Uruguajin të kualifikohej në fazën play-off të kualifikueseve si ekipi i pestë më i mirë në Amerikën e Jugut. Në ndeshjen Ndërkontinentale play-off ndaj kampionit të Oqeanisë, Australisë, Uruguaji u mposht 4–2 me penallti pasi rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte barazim.[50] Në ndeshjen e dytë, Recoba u zëvëndësua në minutën e 72të nga Marcelo Zalayeta, duke humbur mundësinë për të marrë pjesë në gjuajtjet e penalltive.[51] Kur ai u intervistua për dokumentarin australian 16 nëntori në vitin 2015, Recoba tregoi se nuk ishte dakord me këtë vendim, duke thënë: "Isha në rregull. Kisha vullnetin të vazhdoja. U zhgënjeva që u zëvëndosa në një ndeshje të tillë."[52]
Recoba vazhdoi të ishte pjesë e ekipit kombëtar edhe pas Kupës së Botës 2006, pavarësisht nuk po luante rregullisht me Interin. Më 2 qershor 2007, ai shënoi golin e 11të ndërkombëtar në ndeshjen miqësore kundër Australisë.[53] Në të njëjtin muaj, ai luajti në Copa América 2007, turnament të cilën Uruguaji e mbylli në vendin e 4të.[54]
Álvaro nuk është thjesht një futbollist. Álvaro është futbolli.
—Presidenti i Interit Massimo Moratti, i cili në disa raste shprehu admirimin për Recobën, duke e quajtur lojtarin e tij të preferuar.[55]
Recoba ishte një futbollist i shkathët, me dhunti teknike dhe krijuese i cili luante si organizator me tipare sulmuese.[56][57] Ai dallohej për kontrollin e topit, driblimet, shpejtësinë, pasimet, krosimet e sakta si dhe gjuajtet e fuqishme nga distanca me të majtën.[58] Recoba ishte specialist i penalltive, goditjeve të dënimit dhe goditjeve të këndit,[59] duke u shquar për goditjet e dënimit me hark dhe golat nga këndi; ai shënoi gjashtë gola nga këndi në karrierë.[60] Gjatë karrierës së tij ai shënoi shumë gola të bukur nga distanca,[5][61] përfshirë dy në debutimin e tij me Interin. Recoba mund të luante në disa pozicione në sulm: ai e shpenzoi shumicën e karrierës duke luajtur si mesfushor-sulmues, sulmues i dytë dhe anësor.[62] Ai për disa vite ishte lojtari më i paguar në botë.[63][64] Pavarësisht talentit dhe aftësive, karriera e Recobës u kushtëzua nga dëmtimet.[65][66] Ai gjithashtu u kritikua për nivelin e angazhimit në lojë dhe mungesën e vazhdimësisë, duke bërë që të mos e arrinte potencialin e tij.[67][68][69]
Më 20 tetor 2023, Recoba u emërua trajner i Nacionalit, pasi kishte shpenzuar sezonin 2022–23 në rolin e ndihmës-trajnerit.[70]
Pseudonimi i Recobës është El Chino, kjo për shkak të tipareve të tij orientale në fytyrë. Ai është me origjinë nga Montevideo.[71][72] Ai është martuar me Lorenën, vajzën e ish futbollistit dhe trajnerit Rafael Perrone; të dy djemtë e tyre, Julio (lindur në vitin 1997) dhe Jeremía (lindur në vitin 2003), janë futbollista profesionist.[73]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Danubio | 1994 | Primera División | 14 | 6 | — | — | — | 14 | 6 | |||
1995 | Primera División | 20 | 5 | — | — | — | 20 | 5 | ||||
Gjithsej | 34 | 11 | — | — | — | 34 | 11 | |||||
Nacional | 1996 | Primera División | 20 | 8 | — | 2 | 0 | 7 | 6 | 29 | 14 | |
1997 | Primera División | 10 | 9 | — | 8[lower-alpha 1] | 3 | — | 18 | 12 | |||
Gjithsej | 30 | 17 | — | 8 | 3 | 7 | 6 | 47 | 26 | |||
Internazionale | 1997–98 | Serie A | 8 | 3 | 5 | 2 | 6[lower-alpha 2] | 0 | — | 19 | 5 | |
1998–99 | Serie A | 1 | 0 | 1 | 0 | 2[lower-alpha 3] | 0 | — | 4 | 0 | ||
1999–2000 | Serie A | 27 | 10 | 6 | 0 | — | 1[lower-alpha 4] | 0 | 34 | 10 | ||
2000–01 | Serie A | 29 | 8 | 3 | 2 | 9[lower-alpha 5] | 5 | — | 41 | 15 | ||
2001–02 | Serie A | 18 | 6 | 0 | 0 | 4[lower-alpha 2] | 0 | — | 22 | 6 | ||
2002–03 | Serie A | 27 | 9 | 1 | 0 | 14[lower-alpha 3] | 3 | — | 42 | 12 | ||
2003–04 | Serie A | 19 | 8 | 3 | 0 | 7[lower-alpha 6] | 3 | — | 29 | 11 | ||
2004–05 | Serie A | 13 | 3 | 4 | 2 | 5[lower-alpha 3] | 1 | — | 22 | 6 | ||
2005–06 | Serie A | 20 | 5 | 2 | 0 | 7[lower-alpha 3] | 1 | 1[lower-alpha 7] | 0 | 30 | 6 | |
2006–07 | Serie A | 13 | 1 | 3 | 0 | 2[lower-alpha 3] | 0 | — | 18 | 1 | ||
Gjithsej | 175 | 53 | 28 | 6 | 56 | 13 | 2 | 0 | 261 | 72 | ||
Venezia (huazim) | 1998–99 | Serie A | 19 | 11 | 0 | 0 | — | — | 19 | 11 | ||
Torino (huazim) | 2007–08 | Serie A | 22 | 1 | 2 | 2 | — | — | 24 | 3 | ||
Panionios | 2008–09 | Super Liga Greke | 14 | 4 | 2 | 1 | — | — | 16 | 5 | ||
2009–10 | Super Liga Greke | 5 | 0 | 0 | 0 | — | — | 5 | 0 | |||
Gjithsej | 19 | 4 | 2 | 1 | — | — | 21 | 5 | ||||
Danubio | 2009–10 | Primera División | 13 | 5 | — | — | — | 13 | 5 | |||
2010–11 | Primera División | 18 | 5 | — | — | — | 18 | 5 | ||||
Gjithsej | 31 | 10 | — | — | — | 31 | 10 | |||||
Nacional | 2011–12 | Primera División | 23 | 7 | — | 1[lower-alpha 8] | 0 | 1[lower-alpha 9] | 1 | 25 | 8 | |
2012–13 | Primera División | 21 | 5 | — | 9[lower-alpha 10] | 1 | — | 30 | 6 | |||
2013–14 | Primera División | 19 | 2 | — | 3[lower-alpha 1] | 0 | 1[lower-alpha 9] | 0 | 23 | 2 | ||
2014–15 | Primera División | 17 | 2 | — | 1[lower-alpha 1] | 0 | 1[lower-alpha 9] | 0 | 19 | 2 | ||
Gjithsej | 80 | 16 | — | 14 | 1 | 3 | 1 | 97 | 18 | |||
Gjithsej karriera | 413 | 123 | 32 | 9 | 78 | 17 | 5 | 1 | 528 | 150 |
Burimi: [76]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Uruguaji | 1995 | 2 | 0 |
1996 | 3 | 3 | |
1997 | 12 | 3 | |
1998 | 0 | 0 | |
1999 | 2 | 0 | |
2000 | 9 | 1 | |
2001 | 11 | 1 | |
2002 | 7 | 1 | |
2003 | 8 | 0 | |
2004 | 4 | 0 | |
2005 | 6 | 1 | |
2006 | 0 | 0 | |
2007 | 5 | 1 | |
Gjithsej | 69 | 11 |
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 17 korrik 1996 | Workers' Stadium, Pekin, Kinë | 3 | RP Kina | 1–0 | 1–1 | Ndeshje miqësore |
2 | 25 gusht 1996 | Stadiumi Osaka Nagai, Osaka, Japoni | 4 | Japonia | 1–1 | 3–5 | Ndeshje miqësore |
3 | 3–4 | ||||||
4 | 15 qershor 1997 | Estadio Olímpico Patria, Sucre, Bolivi | 9 | Venezuela | 1–0 | 2–0 | Copa América 1997 |
5 | 10 shtator 1997 | Estadio Nacional, Lima, Peru | 11 | Peru | 1–0 | 1–2 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 1998 |
6 | 17 dhjetor 1997 | Stadiumi i Mbretit Fahd II, Rijad, Arabi Saudite | 15 | Afrika e Jugut | 2–1 | 4–3 | FIFA Kupa e Konfederatave 1997 |
7 | 17 shkurt 2000 | Estadio Campus Municipal, Maldonado, Uruguaji | 20 | Hungaria | 1–0 | 2–0 | Ndeshje miqësore |
8 | 4 shtator 2001 | Estadio Nacional, Lima, Peru | 34 | Peru | 2–0 | 2–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002 |
9 | 11 qershor 2002 | Suwon World Cup Stadium, Kore e Jugut | 46 | Senegal | 3–3 | 3–3 | FIFA Kupa e Botës 2002 |
10 | 12 tetor 2005 | Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji | 62 | Argjentina | 1–0 | 1–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006 |
11 | 2 qershor 2007 | Telstra Stadium, Sydney, Australi | 66 | Australia | 2–1 | 2–1 | Ndeshje miqësore |
Ekipi | Komb | Nga | Deri | Rekordi | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
N | F | B | H | G+ | G- | G | %F | ||||
Nacional | 20 tetor 2023 | vazhdon | 10 | 5 | 3 | 2 | 18 | 11 | +7 | 50,0 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.