Varanasi
qytet në shtetin indian Uttar Pradesh në veri të Indisë, pranë brigjeve të Gangut / From Wikipedia, the free encyclopedia
Varanasi gjithashtu i njohur si Benares, emër që shfaqet në verisionin zyrtar të hartës së Indisë në vitin 1909[15] Banaras, ose Kashi, është një qytet në brigjet e Gangut në Indinë Veriore, në shtetin e Uttar Pradeshit, 320 km në jug-lindje të kryeqytetit të Uttar Pradeshit, Laknau dhe 121 km në lindje të Allahabadit. I konsideruar si kryeqyteti shpirtëror i Indisë, është më i shenjti nga shtatë qytetet e shenjta në Hinduizëm dhe Xhainizëm (Sapta Puri) dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Budizmit. Varanasi qëndron përgjatë Autostradës Kombëtare 2, që lidh Kalkutën, Kanpurin, Agra dhe Delhin, si dhe shërbehet nga Nyja Hekurudhore e Varanasi dhe Aeroporti Ndërkombëtar Lal Bahadur Shastri. Varanasi është gjithashtu një nga 72 distriktet e Uttar Pradeshit, ku në këtë distrikt, sipas censusit të vitit 2011, ka një tërësi prej 8 bloqesh dhe 1329 fshatrash.[16]
Varanasi
वाराणसी Benares, Banaras, Kashi | |
---|---|
Qytet metropolitan | |
Nofkat: | |
Koordinatat: 25°19′08″N 83°00′46″E | |
Vendi | India |
Shteti federal | Uttar Pradeshi |
Divizioni | Varanasi |
Distrikti | Varanasi |
Qeveria | |
• Lloji | Korporatë bashkiake |
• Trupi | Korporata bashkiake e Varanasit |
• Kryetari i bashkisë | Ashok Kumar Tiwari[3] (Partia Bharatiya Janata, BJP) |
• Komisioneri bashkiak | Akshak Verma, IAS[4] |
Sipërfaqja | |
• Qytet metropolitan | 82 km2 (32 sq mi) |
• Metro | 163,8 km2 (632 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 80,71 m (26,480 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Qytet metropolitan | 1.201.815[7][8] |
• Vendi | i 30-ti |
• Metro | 1.432.280 i 32-ti |
Emri i banorëve | Banarasi |
Gjuha | |
• Zyrtare | Hindi[10] |
• Shtesë zyrtare | Urdu, Anglisht[10] |
• Rajonale | Bhojpuri |
Zona kohore | UTC+5:30 (Indian Standard Time, IST) |
PIN | 221 001 to** (** kodi i zonës) |
Kodi telefonik | 0542 |
Targat | UP-65 |
GDP | $3.8 miliardë (2019–20)[11] |
Të ardhurat për frymë | INR 193 616[12] |
Aeroporti Ndërkombëtar | Lal Bahadur Shastri |
Tranzit i Shpejtë | Metroja e Varanasit |
Raporti gjinor | 0.926 (2011) meshkuj♂/ femra♀ |
Literacy (2011) | 80.31%[13] |
Indeksi i zhvillimit njerëzor, HDI | 0.645[14] |
Faqja zyrtare | varanasi |
Varanasi u zhvillua si një qendër e rëndësishme industriale, i famshëm për fabrikat e tij të muslinës dhe mëndafshit, parfumet, punimet e fildishit dhe skulpturat. Buda besohet se e themeloi Budizmin këtu rreth vitit 528 p.e.s., kur bëri predikimin e tij të parë, "Dhammacakkappavattana Sutta" (Kuadri në Lëvizje i Rrotës së Dharmas), në qytetin e afërt të Sarnathit. Rëndësia fetare e qytetit vijoi të rritej në shekullin e VIII, kur Adi Shankara përcaktoi adhurimin e Shivës si një sekt zyrtar të Varanasit. Megjithë sundimin mysliman, Varanasi mbeti qendra e aktivitetit për intelektualët dhe teologët hindu gjatë mesjetës, që kontribuoi më tej në reputacionin e tij si një qendër e fesë dhe arsimimit. Tulsidasi e shkroi poemën e tij epike mbi jetën e Ramas të quajtur Ram Charit Manas në Varanasi. Mjaft figura të tjera të rëndësishme të Lëvizjes Bhakti kanë lindur në Varanasi, duke përfshirë Kabirin dhe Ravidasin. Guru Nanak Devi e vizitoi Varanasin për Shivratri në vitin 1507, një udhëtim që luajti një rol të madh në themelimin e Sikizmit. Në shekullin e XVI, Varanasi pati një rigjallërim kulturor nën sundimin mysliman të perandorit mogul Akbar, që investoi në qytet dhe ndërtoi dy tempuj të mëdhenj kushtuar Shivës dhe Vishnut, megjithëse shumë prej Varanasit modern u ndërtua gjatë shekullit të XVIII, nga mbretërit Maratha dhe Bhumihar. Mbretërisë së Benaresit iu dha statusi zyrtar nga mogulët në vitin 1737 dhe vijoi si një zonë e qeverisur dinastike deri në Pavarësinë e Indisë në vitin 1947. Qyteti qeveriset nga Varanasi Nagar Nigam (Korporata Bashkiake) dhe është i përfaqësuar në Parlamentin e Indisë nga kryeministri i tanishëm i Indisë, Narendra Modi, që fitoi zgjedhjet e Lok Sabhas në vitin 2014 me një diferencë të madhe. Endja e mëndafshit, tapetet, artizantet dhe turizmi punësojnë një numër të rëndësishëm të popullsisë vendore, ashtu si kompanitë Diesel Locomotive Works dhe Bharat Heavy Electricals Limited. Spitali i Varanasit u ndërtua në vitin 1964.
Varanasi ka qenë një qendër kulturore e Indisë Veriore për mijëra vjet dhe është ngushtësisht i lidhur me lumin e Gangut. Hindutë besojnë se vdekja në këtë qytet të sjell shpëtimin (moksha), duke e bërë atë një qendër të rëndësishme pelegrinazhi. Qyteti është i njohur për ghatet e tij të shumtë, që janë argjinatura të bëra me shkallë pllakash guri përgjatë bregut të lumit, ku pelegrinët kryejnë rituale pastrimi. Për tu veçuar janë Ghati Dashashwamedha, Ghati Panchaganga, Ghati Manikarnika dhe Ghati Harishchandra, ku këto dy të fundit janë vendet ku hindutë kremojnë (djegin) trupat e të vdekurve të tyre. Fortesa e Ramnagarit, pranë bregut lindor të Gangut, u ndërtua në shekullin e XVIII në Stilin Mogul të arkitekturës me ballkone të skalitura, oborre të hapura dhe pavjone skenikë. Mes 23,000 tempujve të vlerësuar në Varanasi janë Tempulli Kashi Vishvanatha i Shivës, Tempulli Sankat Mochan Hanuman dhe Tempulli i Durgës. Kashi Nareshi (Maharaxhai i Kashit) është padroni kryesor kulturor i Varanasit dhe një pjesë thelbësore e të gjitha celebrimeve fetare. Ai është një qendër arsimore dhe muzikore, ku shumë filozofë, poetë, shkrimtarë dhe muzikantë të shquar indianë jetojnë ose kanë jetuar si dhe vendi ku u zhvillua forma Benares Gharana e Muzikës Klasike të Hindustanit. Banaras Hindu University (BHU) është një nga universitetet rezidenciale më të mëdhenj në Azi. Këtu, në vitin 1920 u publikua për herë të parë gazeta nacionaliste në gjuhën hindi Aj.