Agra
From Wikipedia, the free encyclopedia
Agra (Hindi: आगरा, gjuha urdu:آگرہ) është një qytet në brigjet e lumit Yamuna në Uttar Pradeshin verior, në Indi.[12] Ndodhet 378 km në perëndim të kryeqytetit të Uttar Pradeshit, Laknau, 206 km në jug të kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi dhe 125 km në veri të Gwaliorit. Me një popullsi prej 1,686,993 banorësht (vlerësim i 2013-ës), është një nga qytetet më të populluara në Uttar Pradesh dhe i 19-ti në Indi.[13] Agra është gjithashtu qendra administrative e distriktit me të njëjtin emër. Është një nga destinacionet kryesore turistike për shkak të ndërtesave të mrekullueshme të Periudhës Mogule, si Taxh Mahali, Fortesa e Agras dhe Fatehpur Sikri, të treja monumente të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[12]
Agra
आगरा | |
---|---|
Qytet metropolitan[1] | |
Nofka(t): Qyteti i Taxhit (Taxh Nagari), "Akbarabad" | |
Koordinatat: 27.18°N 78.02°E / 27.18; 78.02 | |
Vendi | India |
Shteti federal | Uttar Pradesh |
Divizioni | Agra |
Distrikti | Agra[2] |
Qeveria | |
• Lloji | Korporatë bashkiake |
• Trupi | Korporata bashkiake e Agrës (Agra Nagar Nigam) |
• Kryetari i bashkisë | Hemalata Diwakar[3] (Partia Bharatiya Janata) |
• Komisioneri bashkiak | Ankit Khandelwal, IAS |
Sipërfaqja | |
• Qytet metropolitan[5] | 121 km2 (47 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 170 m (560 ft) |
Popullsia (2011)[7] | |
• Qytet metropolitan[8] | 1 585 704 |
• Vendi | e 23-ta |
• Metro | 1 760 285 |
Gjuhët | |
• Zyrtare | Hindi[10] |
• Shtesë zyrtare | Urdu[10] |
• Rajonale | Braxh Bhasha |
Zona kohore | UTC+5:30 |
Kodi postar | 282001-282009 |
Prefiksi | 0562 |
Targat | UP-80 |
GDP-ja nominale (distrikti i Agrës) | Rs. 60 4 880 000 000 (rreth 7 243 000 000 $) (2019-20)[11] |
Raporti gjinor | 875 femra ♀ / 1000 meshkuj ♂ |
Alfabetizmi | 73.11% |
Faqja zyrtare | Official District Website, Nagar Nigam Agra |
Agra është përfshirë në Trekëndëshin e Artë të itinerarit turistike të Indisë bashkë me Delhin dhe Jaipurin; dhe Harkun e Trashëgimisë së Uttar Pradeshit, bashkë me Laknaun, kryeqytetin e tij dhe Varanasin. Agra bën pjesë në rajonin kulturor Braxh.
Qyteti përmendet për herë të parë në eposin e Mahabharatës, ku quhej Agrevaṇa (e rrjedhur nga sanskritisht: अग्रेवण, që do të thotë "kufiri i pyllit").[14] Legjenda ia atribuon themelimin raxha Badal Singh-ut, një mbret i Sikarwar Rajputit (1475), fortesa e të cilit, Badalgarh, qëndron pranë sitit të fortesës së tanishme. Megjithatë, poeti persian i shekullit të XI Masud Sa'd Salman shkruan për një sulm të dëshpëruar të fortesës së Agrës, të drejtuar nga mbreti Shahi Jayapala, nga sulltani Mahmud Ghazni.[15] Qyteti përmendet për herë të parë në vitin 1080, kur e pushtuan forcat Ghaznavide. Sulltani Sikandar Lodi (1488–1517) ishte i pari që e zhvendosi kryeqytetin e tij nga Delhi për në Agra në vitin 1506. Ai e qeverisi vendin nga aty dhe Agra u bë e rëndësishme si kryeqyteti i dytë. Ai vdiq në vitin 1517 dhe djali i tij, Ibrahim Lodi, qëndroi në pushtet aty për nëntë vjet të tjerë dhe ndërtoi mjaft pallate, puse dhe xhami në fortesë. Në fund u mund në Betejën e Panipatit në vitin 1526.[16] Midis viteve 1540 dhe 1556, afganët, duke filluar me Sher Shah Surin e sunduan zonën. Ajo u bë kryeqytet i Perandorisë Mogule nga viti 1556 deri në 1658.