Çeçenët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Çeçenët (çeçenisht: Нохчий Noxçiy; çeçenishte e vjetër: Нахчой Naxçoy) janë një grup etnik kaukazian që i takon popujve vajnahe me prejardhje nga rajoni i Kaukazit verior të Evropës lindore. Ata i referohen vetëvetes si vajnahë (që do të thotë "populli ynë" në çeçenisht) ose nohçij (njëjës nohçi, nahçuo ose nahtçe). Çeçenët dhe popujt ingushë njihen kolektivisht si vajnahë. Sot, shumica e çeçenëve jeton në Republikën Çeçene, një njësi administative e Federatës Ruse. 93,5 % e banorëve të republikës janë çeçenë etnikë. Populli çeçen u dëbua nga trojet e veta prej regjimit të Stalinit dhe nuk u la të kthehet deri më 1957. Gjithashtu, luftërat e fundit kanë qenë të tmerrshme për popullsinë vendase. Çeçenët flasin gjuhën e tyre çeçene, pjesë e familjes së gjuhëve të Kaukazit Verilindor. Çeçenishtja gëzon përdorim të barabartë me rusishten sipas ligjit, që sanksionon alfabetin cirilik me gjithë papërshtatshmërinë e tij ndaj ndërtimit dhe tingujve të kësaj gjuhe.[1]