Alfabeti i Stambollit ose Alfabeti i Frashërit ose i Samiut ishte një alfabet i krijuar nga Sami Frashëri, me anë të Shoqërisë së Stambollit, dhe që më pas ishte gjerësisht i përdorur për gati 30 vite duke u shtypir të përkohshme, libra shkollorë dhe botime të tjera letrare, politike, historike përgjithësisht në dialektin toskë, duke i vlejtur gatimit të ndërgjegjes kombëtare. Qendrat e para të shtypshkronjave të pajisura me gërmat e rralla, që ndoqën parimin një tingëll e një shenj, pas asaj të Stambollit ("Drita"), kanë qenë ato të Bukureshtit ("Dituria") dhe në Sofie ("Mbrothësia").