Alfabeti i Stambollit
alfabet From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Remove ads
Alfabeti i Stambollit ose Alfabeti i Frashërit[1] ose i Samiut[2] ishte një alfabet i krijuar nga Sami Frashëri, me anë të Shoqërisë së Stambollit, dhe që më pas ishte gjerësisht i përdorur për gati 30 vite[3] duke u shtypir të përkohshme, libra shkollorë dhe botime të tjera letrare, politike, historike përgjithësisht në dialektin toskë, duke i vlejtur gatimit të ndërgjegjes kombëtare. Qendrat e para të shtypshkronjave të pajisura me gërmat e rralla, që ndoqën parimin një tingëll e një shenj, pas asaj të Stambollit ("Drita"), kanë qenë ato të Bukureshtit ("Dituria") dhe në Sofie ("Mbrothësia")[1].

Ky ishte një nga tre alfabetët që u diskutuan në Kongresin e Manastirit , në vitin 1908. Alfabeti i gjuhës shqipe standarde është bazuar në të, me disa ndryshime të plotësuara nga alfabeti i shoqërisë "Bashkimi" mbështetur nga Fishta, dhe nga alfabeti i De Radës, duke arritur në formën që ruhet edhe sot.[1][4]
Remove ads
Shih edhe
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads