From Wikipedia, the free encyclopedia
Imzot Zef Simoni (Shkodër, 1 dhjetor 1928 - 21 shkurt 2009) ka qenë ndihmës-ipeshkëv i Arqipeshkvisë së Shkodrës. Ka qenë ndër të mbijetuarit e klerit katolik nga përndjekja që u bë diktatura komuniste.[1]
Bir i një familjeje të varfër, me shumë sakrifica iu përkushtua shkollimit dhe thirrjes për t'u bërë prift. U shugurua më 9 shkurt 1961. U arrestua më 1967 në kohën e Revolucionit Kulturor dhe shpallje së Shqipërisë shtet ateist, u burgos në Spaç. Raportoi në një simpozium ndërkombëtar në maj të vitit 2000 mbi shkallën e persekutimit, torturave dhe akteve të dhunës në Shqipëri. Ai e krahasoi kampin e burgut me kampin e përqendrimit në Mauthausen. Ai e dokumentoi periudhën e përndjekjes së klerit katolik nga viti 1944 deri më 1990 në librin Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare (1944-1990), i cili u përkthye edhe në italisht.
Më 1992 u caktua ipeshkëv titullar i ipeshkvisë së Bararus-it dhe ndihmës-ipeshkëv të Arqipeshkvisë së Shkodrës. Emërimi titullar iu dha më 25 prill 1993 nga vetë Papa Gjon Pali II. Qe ndër katër ipeshkvit e parë të periudhës pas-komuniste.[2] Më 20 janar 2004 iu lejua dorëheqja nga Papa Gjon Pali II. Ka qenë anëtar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.