monument kulture në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia e Muradies ose Xhamia e Plumbit ndodhet në qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skelë, ne zonën arkeologjike (zona A sipas zonifikimit arkeologjik), në një nga qendrat e qytetit, pranë Sheshit te Flamurit.[1] Objekti është i kufizuar nga të gjitha anët me rrugë. Objekti është i veçuar dhe është i dukshëm qartë nga të gjitha anët (pa marrë parasysh gjelbërimin e lartë përreth objektit).
Xhamia e Muradies | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Vlorë, Shqipëri |
Koordinatat | 40.486423°N 19.491391°E |
Ndërtuar | në shek 16-të |
Arkitekti | Arkitekt Sinani |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | VL109 |
Tipologjia | Vendstrehim |
Objekti është ndërtim i shekullit të XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë të këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash që të kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe të arkitekt Sinanit në Stamboll. Kjo shquhet për ndërtim te mirë të mureve, për punën e rregullt të kornizave, dritareve dhe portalit të hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie është tamburi dymbëdhjetëfaqesh.
Xhamia është e mbuluar me kupolë. Ajo përbëhet nga salla kubike, që është salla e lutjeve, si dhe nga minarja. Salla ndriçohet nga dritare të vëna në tre radhë për çdo faqe. Në pjesën jugore të sallës gjendet mihrabi. Kalimi në tamburin dymbëdhjetëfaqesh bëhet direkt pa ndonjë ngushtim, duke formuar çatitë e vogla trekëndëshe në qoshe. Një ngushtim i lehtë me një kornizë guri në tërë perimetrin e ndërtesës bëhet në anën e jashtme mbi rreshtin e dytë të dritareve në nivelin e fillimit të trompave të qosheve.
Hyrja për në xhami bëhet nga ana veriore, minarja ndodhet në këndin veriperëndimor. Bazamenti i minares është një shumëfaqësh i ndërtuar me gurë të skuadruar. Muratura e minares lidhet nëpërmjet futjes së gurëve në muret e xhamisë.
Muret e xhamisë janë te ndërtuara me gurë e tulla të vendosura në mënyrë të rregullt: dy rreshta gurësh të gdhendur që këmbehen me dy rreshta tullash. Mbi pjesën e tamburit të ndërtuar me gurë e tulla kalon një kornizë me gurë të gdhendur me mjeshtëri, që tregon se duhej të ishte fundi i ndërtesës. Mirëpo, mbi të, tamburi vijon me muraturë të çrregullt si shenjë e ndonjë rindërtimi në pjesën e çatisë duke mos iu përmbajtur formave të vjetra të saj. Xhamia sot kryen po funksionin për të cilin është ndërtuar, objekt i kultit mysliman, vend lutjesh.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.