xhami mogule në Bangladesh From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia Sat Gambuxh (bengalisht: সাত গম্বুজ মসজিদ) ndodhet afër rrethinave veri-perëndimore të Dhakës në zonën e Mohamadpurit.[1] Është një shembull i shkëlqyer e stilit provincial të Arkitekturës Mogule të futur në provincën e Bengalit në shekullin e XVII. Tipari më i spikatur i xhamisë janë shtatë kupolat bulbore që kurorëzojnë çatinë dhe mbulojnë sallën kryesore të lutjeve. Monumenti qëndron në një vendosje romantike mbi një breg me kundraforta mbështetëse 4.57 metres (15.0 ft) e lartë duke parë një luginë të gjerë lumore.[2] Xhamia daton nga mbretërimi i perandorit mogul Aurangzeb dhe mund të ketë qenë ndërtuar nga guvernatori mogul Shaista Khan.
Xhamia Sat Gambuxh | |
---|---|
সাত গম্বুজ মসজিদ | |
Emra alternativ | Xhamia Sat Gumbad; Xhamia Satgumbad; Xhamia me Shtatë Kupola |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Islamike, Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Xhafarabad, Mohamadpur, Dhaka, Bangladesh |
Lartësia | 4.57 metres (5.00 yd) |
Përfundimi | Fundi i shek. të XVII |
Lartësia | 4.57 metres (5.00 yd) |
Technical details | |
Floor count | 2 |
Grounds | 306.67 square metres (0.07578 acres) |
Xhamia u ndërtua gjatë sundimit të perandorit Aurangzeb dhe është një nga mjaft xhamitë e Dhakës që datojnë nga mbretërimi i tij. Ndërtimi i saj tradicionalisht i është atribuar guvernatorit mogul të Bengalit, Shaista Khan në periudhën 1678–1684; megjithatë, nuk ka mbishkrime të strukturës që ta dëshmojnë këtë.[3]
Pak kilometra në veri të Pilkhanës, përgjatë fundit të Dhakës Mogule, ishte Xhafarbadi ose zona Katasur, fillimisht pjesë e rrethit të të ardhurave të Sarai Begumpurit. Shumë muza rrethe të të ardhurave u përcaktuan gjatë mbretërisë së Sher Shah Surit dhe më vonë nga Kartalab Khani. Një vendbanim i vogël urban në një rruge përgjatë lumit, ishte një alternativë për të mbërritur në lumin Brahmaputra ose Garh Xharipa pa patur nevojë të shkoje përmes zonave armiqëore përgjatë rrjedhës kryesore të Sitalakhjas dhe Brahmaputrës në lindje. Kjo është e dukshme nga vendndodhja e saj gjeostrategjike, origjina e emrave vendorë dhe mbetjeve përreth saj.
Xhamia Sat Gambuxh është e vendosur në një lagje me dendësi të lartë në zonën e Mohamadpurit të qytetit të Dhakës. Sipas skicave historike të qytetit të Dhakës nga Charles D'Oyly, xhamia gjendej në të djathtë të degës së lumit Buriganga. Vendi ku ndodhet Xhamia me Shtatë Kupola njihej si Sarai Xhafarbad ose Katasur, nën Sarai Begumpurin. Midis Pilkhanës dhe Xhafarabadit ndodhej një bashkësi e vogël bujqësore, ku u ndërtua Xhamia Sat Gambuxh. Zona u bë si një xhungël për shkak të mospërdorimit, degradimit dhe braktisjes. Megjithatë, në 55 vitet e fundit, ajo është bërë një nga zonat më të planifikuara dhe më të shtrenjta të Dhakës. Rruga Sat Masxhid është rruga kryesore periferike e distriktit në perëndim të tij dhe besohet se është ndërtuar pak a shumë përgjatë vendit ku shtrihej bregu i lumit Turag.[4]
E vendosur në mënyrë piktoreske në breg të një lumi, eksteriori i Xhamisë Sat Gambuxh është më inovativja e të gjithë monumenteve të periudhës mogule në Dhaka. Xhamia zë skajin perëndimor të platformës që është e rrethuar nga një mur i ulët me një portik me arkadë në qendër të anës lindore. Ky portik me arkada me kullëza anësore zbukuruese tetëkëndore është i renditur saktësisht me hyrjen qëndrore të vetë xhamisë. Kreu i portikut mund të afrohet si nga veriu ashtu dhe nga jugu nga një palë shkallë. Forma e xhamisë është 22.92 metres (25.07 yd) me 13.38 metres (14.63 yd) së jashtmi dhe 14.57 metres (15.93 yd) me 5.0 metres (5.5 yd) së brendshmi me katër pavijone tetëkëndore këndore dy-katëshe.
Së brendshmi, struktura e xhamisë është e ndarë në tre kthina të barabarta, të mbuluara nga tre kupola bulbore, që janë vendosur mbi tambure. Kupolat anësore përpjestimisht më të vogla janë vendosur mbi kthinat me përmasa të barabarta duke e vendosur atë mbi një pendentiv. Façada është arkikuluar në mënyrë inovative dhe është një shembull i shkëlqyer i stilit mogul provincial të futur në Bangladesh në shekullin e XVII.
Duke i korresponduar tre arkadave lindore të portikut ndodhen tre mihrabë gjysmë-tetëkëndorë brenda murit perëndimor. Përkrahë mihrabit qëndror ndodhet një pulpit me tre shkallë muri. Arkada qëndrore dhe dhe mihrabi qëndror, duke përfshirë dy arkada të tjera në muret veriore dhe jugore, kanë frontone të zgjatura së jashtmi që paraqesin kullëza zbukuruese në secilin krahë.[5]
Pavijonet këndore ngrihet pak më lartë mureve parapete. Parapetet janë të drejtë në vend të kornizës lakore të llojeve para-mogule. Façada lindore kryesore është vizualisht e ndarë në tre seksione, ku secili përmban një portë hyrëse që korrespondon me tre kupolat sipër dhe të zbukuruara me harqe me majë. Seksioni i mesëm theksohet nga një kornizë elegante, përdor kolona, një kornizë të ngritur dhe një kupolë më të madhe. Façada lindore e jashtme ka një seri panelesh harkore të zgavërta, ndërsa façada perëndimore është zbukuruar me panele drejtkëndore të zgavërta të stilit të zakonshëm mogul.
Skajet veriore dhe jugore të kësaj xhamie drejtkëndore me tre kupola janë secili i shënjuar nga dy pavijone të mëdhenj këndorë dy katësh; kur shihet nga lindja këto të japin përshtypjen se xhamia ka pesë zgavra të jashtme. Në lindje ndodhen tre hyrje me harqe kuspide me kamare të cekëta anash. Kolona të holla me baza bulbore kufizojnë kthinën qëndrore (siç shihet te Xhamia e Fortesës së Lalbagut, megjithëse kolonëzat e kësaj xhamie janë të spikatura).
Interiori i saj krahasohet pa problem me atë të atyre që datojnë nga gjysma e dytë e shekullit të XVI. Mihrabi qëndror ka dy rreshta kuspesh (kreshtash) dhe sipërfaqja e tij është zbukuruar me relieve të modeluara në allçi, duke përkujtuar zbukurimin e mihrabit në xhaminë e Haxhi Khvaxha Shahbazit.[6]
Ajo përdor forma tetëkëndore, drejtkëndore dhe rrethore, të gjitha të renditura bukur. Kullat këndore kanë torreta anësore si ato në Xhaminë e Khvaxha Shahbazit dhe Xhaminë e Musa Khanit, të dyja në qytetin e Dhakës. Secila nga këto përbëhet nga ky kate dhe është një monument në vetvete. Përveç tre kupolave tipike mbi sallën e lutjeve, ndodhen edhe katër mbi kullat këndore të zgavërta me dy kate që bënë që ti vihej emri Xhamia me Shtatë Kupola. Torretat këndore mundësojnë qëndrueshmëri strukturore dhe baraspeshojnë pamjen e ndërtesës 11.58 metres (12.66 yd) me 8.23 metres (9.00 yd) në bregun e lumit dhe me gjasa u përdorën si galeri për të shijuar pamjen e lumit. Kati i sipërm i torretave tetëkëndore fillon rreth gjysmës së lartësisë së sallës kryesore të lutjeve. Të dy katet kanë panele dhe dritare me harqe, të kryesuar nga korniza kurozuara me kupola me maja kalasha të vendosur mbi baza në formë zambaku.
Kati i ulët është i depërtuar me katër hapje kardinale harkore në akset veri-jug dhe lindje-perëndim. Së brendshmi tavani i katit të poshtëm është në formë kubeje, por ana e kundërt që formon dyshemenë e katit të sipërm është e sheshtë. E mbuluar nga një kupolë me një majë të zgjatur në formë zambaku, kati i sipërm duket se është kopja e saktë e të poshtmit, por me një ndryshim të vogël. Përveç katër hapjeve aksiale, kati i sipërm ka një hapje shtesë drejtë çatisë. Nëpërmjet kësaj hapjeje mund të arrihet kati i sipërm i kullave nga çatia e xhamisë.[5]
Nga ana tjetër me një kupolë më të madhe në mes me dy të tjera më të vogla anash, xhamia bart karakteristikat e stilit Shaista Khani. Gjithësesi, megjithëse façadat e kiblës të shumicës së këtyre lloj ndërtesave mbetet e pazbukuruar, ajo e Xhamisë Sat Gambuxh është dekoruar me kamare brenda paneleve të modeluara, ku pjesa e mesme është përkufizuar nga dy shtylla të holla pak të dala. Këto janë më të mëdha se ato që shihen zakonisht në pjesën ballore. Tre panelet qëndrore kanë një formë harku në pjesën e poshtme.
Parapeti horizontal dhe tamburi i kupolave janë të zbukuruara me rreshta bedenash. Façada lindore është zbukuruar me panele në stilin e zakonshëm mogul. Të gjitha kupolat janë kurorëzuar me maja zambakore dhe kalasa dhe së brendshmi të shënjuara me një rresht bazik petalesh. Maja e kupolës qëndrore ka një medalion të madh të dekoruar me një rozetë me pesë radhë. Xhamia nuk ka ndonjë sipërfaqe shumë të bukur si shembujt mogul të Indisë veriore, por është tërheqëse për renditjen elegante të pjesëve të saj përbërëse.[5]
Xhamia ka tre harqe kuspide hyrjeje, ku i mesmi është më i lartë dhe skajet përmbajnë hark shumë-rrathësh, një rafinim i vonë mogul, me nike të cekëta anash dhe panele drejtkëndore dhe i bëjnë jehojnë mihrabëve në murin e kiblës, shtylla më të holla me baza bulbore përkufizojnë kthinën qëndrore, ku sipërfaqja e mihrabit është zbukukuruar me relieve të modeluara në allçi, torretat këndore zgjaten sipër parapeteve të bedenave me kulme, duke u përzier me hapjet e mureve anësore, etj.
Hyrjet anësore kanë dekorime të thjeshta të zbatuara në faqet e tyre të jashtme, disa nga të cilat mund të mos jenë origjinale. Të gjitha këto elemente theksojnë vendosjen simetrike aksiale përgjatë kupolës dhe mihrabit qëndror. Stili është shumë i zakonshëm mes shumicës së xhamive historike të mbijetuara në Dhaka. E ndërtuar mbi një platformë të gjerë, xhamia i përket tipologjisë xhamiore gjatësore me tre kupola e ngjashme me xhaminë e Fortesës Lalbagh apo atë të Khan Muhamad Mridhas si dhe Xhaminë e Khvaxha Khan Shahbazit apo Xhamia e Khvaxha Ambarit (1680).[7]
Dy pavijone të spikatura këndore dy katësh (3.66 metres (4.00 yd) të gjerë) shënojnë skajet veriore dhe jugore duke zëvendësuar kullat e zakonshme të lidhura me xhamitë. Secili kat ka panele harkore dhe dritare që janë kryesuar nga një kornizë. Kupolat e pavijoneve janë kurorëzuar nga maja zambakore. Kur shikohen nga lindja pavijonet i japin xhamisë përshtypjen se ka pesë zgavra të jashtme. Këto tipare përfaqësojnë të gjitha tiparet e zhvilluara arkitekturore të periudhës Shaista Khani. Façada lindore ka tre hyrje harkore me maja. Hyrja qëndrore është pak më e madhe dhe ka harqe shumë-rrathësh.
Lartësitë e hyrjeve dhe hapjeve të tjera janë shtrembëruar ose shkurtuar nga ngritja e nivelit të zoglaturës, pasi terreni përreth ngrihej vazhdimisht për të mbetur sipër nivelit të vërshimit të ujërave. Megjithatë, dy kulmet e holla që ngrihen në të dyja anët e panelit mundësojnë një lloj vertikalitetit ndaj kësaj strukture përndryshe horizontale dhe solide. Ky element arriti një nivel përsosmërie në elegancën e Xhamisë së Mridhas të ndërtuar çerek shekulli më vonë. Ka tetë panele të vegjël në secilën anë të derës, ku të gjitha janë të rrethuara me kamare harkore. Kalimi nga katrori te rrethi i bazës së kupolës është bërë nëpërmjet pendendivëve. Gjithësesi, kupolat janë konvencionale, qëndrojnë mbi shpatullat tetëkëndore të tamburit, të zbukuruara me bedena të verbëra. Muret prej tulle dhe gëlqereje strukturave të freskëta në mënyrë natyrore janë 6 ft të thella.
Përballë xhamisë ndodhet një varrezë e përdorur deri në vitet 1950. Ajo fillimisht ishte brenda një kopshti të gjerë që gradualisht u gërrye nga lumi dhe të zaptuar nga ndërtimet. Një portik i dallueshëm përballë oborrit që tani është fundosur për shkak të ngritjes graduale të nivelit rrethues mund të ngjitet për ezanin. Lumi Turag mbi bregun e të cilit është ndërtuar struktura piktoreske, të paktën disa dekada më parë qëndronte, është zhvendosur afërsisht një kilometër nga ajo për shkak të depozitimeve lumore, zaptimi duke e mbushur ndryshimi i rrjedhës.
Tokat përreth të zëna për shumë vjet u përdorën nga manufakturat e shkallës së vogël, shtëpitë gjysmë-permanente dhe barakat. Por tani shihen përdorime më të rënda dhe intensive.[4]
Navabi i Dhakës Khvaxha Ahsanullah e braktisi strukturën e ri-zbukuruar më vonë në 1913 u bë pjesë e listës së "Archaeological Survey of India". Për shkak të përdorimit të saj të pandërprerë dhe njëfarë kujdesi dhe mirëmbajtjeje që atëherë, xhamia nuk ka nevojë për ndonjë rinovim. Megjithatë, në të kaluarën, "Departamenti i Arkeologjisë” bëri mjaftë modifikime të papranueshme duke zhvilluar riparime periodike që tregojnë varfëri njohurish. Për shembull, përdorimi i italisht: terrazzos mbi dyshemenë e sallës kryesore të lutjeve dhe oborrit është në kundërshti me praktikat normale të konservimit, që duhet të shmangin përdorimin e materialeve moderne për të konservuar autenticitetin. Disa punime të fundit rinovimi, për shembull duke zbatuar allçi të bardhë të trashë, ka marrë kritika nga ekspertët.
Si brenda ashtu dhe përreth shumë strukturave të tjera të trashëgimisë historike përgjatë gjithë vendit, mjedisi rrethues i Xhamisë Sat Gambuxh është zënë nga grupe fetare duke ndërtuar struktura të paligjshme dhe zgjatime ndaj ndërtesës, duke shpërfillur vlerat e saj të trashëgimisë historike, kodet ndërtimore dhe rregullat, duke i mbrojtur ashpërsisht zotërimet e tyre.[4]
Xhamia u restaurua dhe riparua pjesërisht nga Departmenti i Arkeologjisë së Bangladeshit dhe tani është një monument i mbrojtur.[7] Një numër i vogël udhëtarësh e shohin Xhaminë Sat Gambuxh për shkak të vendodhjes së saj disi të largët.[8]
Pamje të xhamisë |
---|
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.