From Wikipedia, the free encyclopedia
Wi-Fi Alliance përcakton 'Wi-Fi' si çdo produkt i rrejtit lokal pa valë "wireless local area network" (WLAN) që bazohet mbi standardin e Institutit të Inxhinierëve Elektrikë dhe Elektronikë (IEEE) standardet 802.11[1]. Wi-Fi rrjedh nga fjalët wireless fidelity. Është një markë e liçensuar nga Wi-Fi Alliance. Wi-Fi u zhvillua për t’u përdorur nga pajisje kompjuterike të lëvizshme si laptop-t, në LAN-e, por tani përdorimi është rritur për shumë shërbime , përfshi internetin dhe aksesin e telefonik VoIP, lojrat në rrjet, dhe lidhje të thjeshta të pajisjeve elektronike shtëpiake si: televizorët dhe lexues DVD ose aparate fotografike dixhitale. Standarde të tjera janë zhvilluar[2] që lejojnë Wi-Fi të arrijë shpejtesi më të larta, të përdoret nga makinat në autostrada në mbështetje të një Sistemi Inteligjent transporti (Intelligent Transportation System) për të sigurinë, për të mbledhur statistika, dhe për të nisur tregtinë e lëvizshme (IEEE 802.11p). Wi-Fi dhe Wi-Fi CERTIFIED janë marka të regjistruara të Wi-Fi Alliance – organizata tregtare që teston dhe certifikon pajisjet që i pajtohen standardeve 802.11x.
Një person i pajisur me një skedë rrjeti Wi-Fi si p.sh. një kompjuter, celular ose Personal Digital Assistant (PDA) mund të lidhet në Internet kur është në afërsi të një Access Point. Zona e mbuluar nga një ose më shumë Access Point-e quhet një hotspot. Hotspotet mund të mbulojnë zona nga një dhomë e vetme deri në disa kilometra katrorë me mbulim të njëri-tjetrit me hotspote. Wi-Fi mund të përdoret gjithashtu për të krijuar një rrjet mesh. Të dy arkitekturat përdoren në rrjete të komunitetit, rrjete pa fije bashkiake si Wireless Philadelphia, dhe rrjete në shkallë metroje si M-Taipei.
Wi-Fi gjithashtu lejon lidhje në mënyrën palë-më-palë (peer-to-peer), e cila lejon pajisjet të lidhen direkt me njëra tjetrën. Kjo mënyrë lidhjeje është e dobishme në pajisjet elektronike shtëpiake dhe aplikimet e lojrave.
Kur teknologjia u bë komerciale për herë të parë, kishte shumë probleme, sepse konsumatorët nuk mund të ishin të sigurtë që produktet nga kompani prodhuese të ndryshme të punonin së bashku. Wi-Fi Alliance filloi si një komunitet për të zgjidhur këtë çështje dhe ndërkohë të fokusonte edhe nevojat e përdoruesve fundorë dhe të lejonte teknologjinë të maturohej. Alliance krijoi shenjën Wi-Fi CERTIFIED për t’u treguar konsumatorëve që produktet janë të ndërvrepueshme me produkte të tjera që kanë të njëjtën shenjë.
Disa pajisje lojrash dhe pajisje portable lojrash përdorin Wi-Fi-në për të rritur eksperiencën e lojës:
Një instalim tipik Wi-Fi përmban një ose më shumë Access Point (Pika Aksesi, AP) dhe një ose më shumë klientë. Një Access Point shpërndan në broadcast SSID-në (Service Set Identifier, Emri i Rrjetit) e tij me anë të paketave që quhen ‘sinjalizues’ (beacons), të cilat zakonisht shpërndahen çdo 100 ms. ‘Sinjalizuesit’ transmetohen me 1 Mb/s, dhe janë me një gjatësi të shkurtër, kështu që nuk kanë ndonjë ndikim domethënës. Meqenëse 1 Mb/s është shpejtësia më e ulët e Wi-Fi, ajo siguron që klienti që merr ‘sinjalizuesin’ mund të komunikojë me të paktën 1 Mb/s. Duke u bazuar në parametrat e Wi-Fi (p.sh. SSID), klienti vendos të lidhet apo jo me një Access Point. Në qoftë se dy Access Point-e me të njëjtën SSID janë në zonën e klientit, karta e rrjetit e klientit, mund të përdorë fuqinë e sinjalit si kriter për të vendosur se me cilin prej dy Access Point-eve do të krijojë lidhje. Standarti Wi-Fi i lë totalisht të hapur kriteret e lidhjes apo roaming. Kjo është një fuqi e Wi-Fi-së, por gjithashtu do të thotë që një kartë e rrjetit pa fije mund të punojë dukshëm më mirë se një tjetër. Meqë Wi-Fi transmeton në ajër, ai ka të njëjtat veçori si një rrjet ethernet pa switch-e. Madje edhe konflikte mund të lindin si pasojë e ngjashmërisë me një rrjet ethernet pa switch. Në dallim nga etherneti me fije, dhe si shumë radio me paketa, Wi-Fi nuk mund të gjejë konfliktet dhe nga ana tjetër përdor një shkëmbim paketash (RTS/CTS i përdorur për Shmangien e Gabimeve “Collision Avoidance” CA) për të shmangur konfliktet.
Përveç 802.11a, i cili operon në 5 GHz, Wi-Fi përdor frekuencat rreth 2.4 GHz, i cili është i standardizuar dhe i paliçensuar me marrëveshje ndërkombëtare, megjithëse përcaktimet e sakta e frekuencave ndryshojnë lehtësisht në pjesë të ndryshme të botës, dhe gjithashtu fuqia maksimale e lejuar. Megjithatë, numrat e kanaleve janë standardizuara në gjithë botën, kështu që frekuencat e autorizuara mund të identifikohen me anë të numrit të kanalit. Frekuencat për standardet 802.11 b dhe g janë nga 2.400 GHz deri në 2.487 GHz. Secili kanal është 22 MHz i gjerë dhe me një brez 5 MHz nga një kanal në tjetrin. Numri maksimal i kanaleve të disponueshëm për pajisjet më Wi-Fi aktive janë: 13 për Evropën, 11 për Amerikën Veriore dhe 14 për Japoninë. Në Amerikën e Veriut, rekomandohet që vetëm kanalet 1, 6 dhe 11 të përdoren për standardet 802.11b/g për të minimizuar interferencën nga kanale të afërta.
Një Wireless Access Point (AP) lidh një grup stacionesh pa fije në një rrjet të afërt me fije lokal LAN. Një Access Point është i ngjashëm me një hub ethernet, por në vend që të suportojë vetëm të dhëna për stacione të tjera LAN, një Access Point mund të suportojë të dhëna në ajër si për të gjitha pajisjet e tjera pa fije ashtu edhe për pajisjet e lidhura në rrjet me anë të fijeve në LAN, ku në shumë raste është një hub ethernet ose switch, duke lejuar pajisjet pa fije të komunikojnë me çdo pajisje tjetër në LAN.
Një router pa fije integron një Access Point pa fije me një router IP dhe një switch ethernet. Switch-i i integruar lidh Access Point-in e integruar dhe routerin ethernet të integruar së bashku, dhe lejon për pajisjet e jashtme me fije të LAN-it të lidhen edhe me një pajisje WAN si p.sh. një modem kabllor apo një modem DSL. Një router pa fije, në mënyrë të leverdishme, lejon që të tre pajisjet (kryesisht Access Point-in dhe routerin) të konfigurohen nëpërmjet një vegle konfigurimi qendror, zakonisht nëpërmjet një serveri ueb të integruar.
Një urë ethernet pa fije lidh një rrjet me fije me një rrjet pa fije. Kjo ndryshon nga një Access Point pasi një Access Point lidh pajisjet pa fije në një rrjet me fije në nivelin e shtresës së Data-Link-ut. Dy ura pa fije mund të përdoren për të lidhur dy rrjete me fije me anë të një link-u pa fije, tepër e dobishme në situata ku një lidhje me fije mund të jetë e padisponueshme, si p.sh. midis dy shtëpive të ndara nga njëra-tjetra.
Një zgjerues i rrezes së mbulimit (ose një përsëritës pa fije) mund të rrisë rrezen mbuluese të një rrjeti pa fije ekzistues duke u vendosur në vende kyçe ku një sinjal ajror është i fortë mjaftueshëm dhe vendeve pranë që kanë një sinjal të dobët apo nuk kanë sinjal fare. Një vend për t’u marrë si shembull mund të jetë cepi i një korridori në formë L-je ku Access Point-i është në njërin skaj dhe një sinjal i fortë dëshirohet në skajin tjetër. Një shembull tjetër mund të ishte vendosja e një përsëritësi 75% të rrugës midis Access Point-it dhe kufirit të sinjalit të përdorshëm. Kjo do të rriste në mënyrë efektive mbulimin me 75%.
Ka dy anë të sportit të Wi-Fi nga një sistem operimi. Suporti në nivel driverash dhe suporti i konfigurimit dhe menazhimit.
Suporti i driverave zakonisht sigurohet nga prodhuesi i pajisjes ose, në rastin e Linux-it apo FreeBSD, shpesh nëpërmjet projekteve me kod burim të hapur (Open Source).
Suporti për konfigurim dhe menazhim konsiston në programe për të numëruar, bashkuar dhe për të kontrolluar gjendjen e rrjetave Wi-Fi të disponueshme. Gjithashtu përfshihet suporti për teknika të ndryshme kriptim. Këto sisteme shpesh mundësohen sistemi i operimit të mbështetura nga një model standart driveri. Në shumicën e rasteve, driverat simulojnë një pajisje rrjeti dhe përdorin veglat e konfigurimit dhe menazhimit qw ndodhen të inkorporuara në sistemin e operimit. Në rastet kur suporti për konfigurimin dhe menazhimin nuk ekziston ose është i papërshtatshëm, prodhuesit e pajisjeve mund të përfshijnë programin e tyre për të manovruar detyrat përkatëse.
Microsoft Windows ka një suport të plotë në shtresën e driverave për Wi-Fi, cilësia e të cilit varet nga prodhuesi i pajisjes. Prodhuesit e pajisjeve pothuajse gjithmonë japin driverat për Windows bashkë me produktin e tyre. Windows-i shitet me shumë pak drivera Wi-Fi dhe varet nga OEM (Original Equipment Manufacterer) dhe prodhuesit e pajisjeve për t’u siguruar qw përdoruesit të marrin driverat. Konfigurimi dhe menazhimi varen nga versioni i Windows-it.
Apple ishte një adoptues i hershëm i Wi-Fi, duke prezantuar linjën e produkteve AirPort të saj, të bazuar në standardin 802.11b në korrik 1999. Apple prodhon sistemin e operimit Mac OS, pajisjet kompjuterike, driverat shoqërues dhe programin e konfigurimit dhe menazhimit duke thjeshtuar integrimin e Wi-Fi. Të gjithë kompjuterat Apple të bazuar në mikroprocesorët Intel ose e kanë ose kane opsionin për të vendosur karta AirPort Extreme. Këto karta janë kompatibël me 802.11g. Shumë prej modeleve të mëparshëm të Apple, Power PC, kishin gjithashtu AirPort Extreme, dhe të gjithë Mac-ët, duke filluat nga iBook-u origjinal, të paktën përfshinin vendet e montimit të kartave AirPort.
Linux, FreeBSD dhe klone të tjera të ngjashme me Unix kanë suport tepër të vrazhdë për Wi-Fi. Në sajë të natyrës së këtyre sistemeve operative me kod burim të hapur, shumë standarte të ndryshme janë zhvilluar për konfigurimin dhe menazhimin e pajisjeve Wi-Fi. Natyra me kod burim të hapur nxit gjithashtu krijimin e driverave me kod burim të hapur të cilët kanë aktivizuar shumë pajisje Wi-Fi të punojnë në këto sisteme operimi.
Access Point-i pa fije nuk parashikon mbrojtje teknologjike nga përdorimi i paautorizuar i rrjetit. Shumë përdorues të biznesit dhe rezidentë nuk kanë për qëllim të mbyllin (sigurojnë) Access Point-et e tyre, por duan t’i lënë të hapur për përdorues të tjerë në zonë. Disa njerëz argumentojnë që është shenjë mirësjelljeje lënia me akses të lirë e një Access Point për të tjerët për çdokënd që kërkon pika aksesi për internet duke ecur rrugës.
Masat për të ndaluar përdorues të paautorizuar përfshijnë fshehjen e transmetimit të emrit SSID të Access Point, duke lejuar vetëm kompjutera me adresa MAC të njohura për t’u lidhur në rrjet dhe standarte të ndryshme kriptim. Access Point-et dhe kompjuterat që nuk përdorin kriptim, ose kriptimi i vjetër (para 2003) WEP (Wired Equivalent Privacy) janë të ndikueshëm nga përgjimet e një sulmuesi me program për packet sniffer. Në qoftë se përgjuesi ka aftësinë për të ndryshuar adresën e tij MAC, atëherë ai ka shumë mundësi të lidhet në rrjet duke dhënë një adresë të rreme.
Kriptimi WEP mund të të mbrojë në qoftë se futen hundët rastësisht, por mund të krijojë një kuptim të keq rreth sigurisë meqë mjete të disponueshme falas si AirSnort mund të rikuperojnë shpejt çelësat e kriptimit me WEP. Pasi kontrollon 5 deri 10 milion paketa të kriptuara, AirSnort mund të përcaktojë fjalëkalimin në më pak se një sekondë. Standartet e reja Wi-Fi Protected Access (WPA) dhe IEEE 802.11i nuk e kanë dobësinë serioze të kriptimit WEP.
Eksplorimi për çlodhje i Access Point-eve të njerëzve të tjerë ka filluar të njihet si wardriving dhe lënia e shenjave për të përshkruar shërbime të disponueshme si wrchalking. Këto veprime mund të jenë ilegale në jurisprudenca të caktuara, por legjislacioni egzistues dhe rastet ligjore janë shpesh të paqarta.
Megjithatë, është gjithashtu e zakonshme për njerëzit që të lidhen pa qëllim në rrjetet Wi-Fi të të tjerëve pa një autorizim të qartë. Sisteme Operimi të tillë si Windows XP SP2 dhe Mac OS X lidhen automatikisht në një rrjet pa fije të disponueshëm, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Një përdorues të cilit i ndodh të ndezë një laptop në afërsi të një Access Point, mund të shikojë që kompjuteri i është bashkuar rrjetit pa ndonjë shenjë të dukshme. Për më tepër, një përdorues që synon t’i bashkohet një rrjeti mundet që të lidhet në një rrjet tjetër në vend të rrjetit të kërkuar në qoftë se fuqia e sinjalit të të fundit është më e madhe. Duke u kombinuar me zbulimin automatik të burimeve të tjera të rrjetit, kjo mund t’i drejtojë përdoruesit pa fije të dërgojnë të dhëna me rëndësi në destinacionin e gabuar.
Në Singapor, përdorimi i një rrjeti Wi-Fi i një personi tjetër është ilegale; një 17 vjeçar është arrestuar thjesht pse u fut në lidhjen pa fije të internetit të komshiut dhe akuzohet me 3 vjet burgim dhe një gjobë.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, një pjesë e brezit radio 2.4 GHz Wi-Fi i është caktuar gjithashtu përdoruesve amatorë radio. Në Shtetet e Bashkuara, rregullat e FCC (Federal Communications Commission), Pjesa 15 drejtojnë operatorët pa liçensë (p.sh. shumica e përdoruesve të pajisjeve Wi-Fi). Sipas rregullave të Pjesës 15, përdoruesit pa liçensë, duhet të ‘pranojnë’ interferencën nga përdoruesit me liçensë dhe mos t’u shkaktojnë interferencë të dëmshme përdoruesve me liçensë. Operatorët amatorë radio janë përdorues të liçensuar dhe ruajnë atë që FCC përkufizon si ‘statusi kryesor’ për përdorimin e brezit, nën një bashkësi tjetër rregullash (Pjesa 97). Sipas Pjesës 97, operatorët amatorë të liçensuar mund të ndërtojnë pajisjet e tyre, të përdorin antena me amplifikim shumë të lartë dhe të rrisin fuqinë e daljes deri në 100 Watt në frekuencat e mbuluara nga kanalet 2 deri në 6 nga Wi-Fi. Megjithatë, rregullat e Pjesës 97 urdhërojnë përdorimin vetëm të fuqisë minimale për komunikim, ndalojnë fshehjen e të dhënave dhe kërkojnë identifikimin e stacionit çdo 10 minuta. Si pasojë, qarqe të shtrenjta për kufizimin automatik të fuqisë kërkohen për të përmbushur rregullat, dhe transmetimi i të dhënave të kriptuara është në pikëpyetje.
Në praktikë, amplifikatorët e fuqisë në mikrovalë janë të shtrenjtë dhe ulin ndjeshmërinë e marrjes të radiourave. Nga ana tjetër, gjatësia e vogël e valës në 2.4 GHz, lejon ndërtimin e thjeshtë të antenave me drejtueshmëri me amplifikim të lartë. Megjithëse rregullat e Pjesës 25 ndalojnë çdo modifikim të sistemeve të ndërtuara për t’u shitur, operatorët amatorë radio mund të modifikojnë sisteme në shitje për ndërtimin optimal të lidhjeve të gjata. Duke përdorur lidhje radio vetëm 200 mW dhe antena me drejtueshmëri me amplifikim të lartë, një rreze tepër e ngushtë mund të përdorët për të ndërtuar lidhje të besueshme me interferenca minimale radio për përdoruesit e tjerë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.