Volodimir Zelenski

Presidenti i Ukrainës From Wikipedia, the free encyclopedia

Volodimir Zelenski

Volodimir Oleksandroviç Zelenski (Ukrainisht: Володимир Олександрович Зеленський, lindi më 25 janar 1978) është komedian dhe politikan ukrainas i cili shërben si Presidenti i 6-të i Ukrainës që nga 20 maji 2019.

Fakte të shpejta Presidenti i 6-të i Ukrainës, Kryeministri ...
Volodimir Zelenski
Володимир Зеленський
Thumb
Zelenski në 2023
Presidenti i 6-të i Ukrainës
Titullar
Në detyrë
20 maj 2019
KryeministriVolodymyr Groysman
Oleksiy Honcharuk
Denys Shmyhal
Paraprirë ngaPetro Poroshenko
Të dhëna vetjake
U lind më
Volodimir Oleksandroviç Zelenski

25 janar 1978
Kryvyi Rih, RSS Ukraina, Bashkimi Sovjetik (tani Ukrainë)
Partia politikeI pavarur
Lidhjet e tjera
politike
Shërbëtori i Popullit (2018–present)
Bashkëshortja/etOlena Kiyashko
FëmijëtOleksandra dhe Kyrylo
ArsimimiUniversiteti Kombëtar Ekonomik i Kievit (departamenti në Kryvyi Rih)
ProfesioniAktor humori, aktor, regjisor, skenarist, producent filmi, politikan
Punimet të njohuraKVN
Kvartal 95
Svaty
Shërbëtori i Popullit
Office Romance. Our Time
Love in the Big City
Rzhevsky Versus Napoleon
Vitet aktive1995–2019
NënshkrimiThumb
Mbylle

Para karrierës së tij politike, ai mori një diplomë në drejtësi dhe krijoi një kompani prodhimi, Kvartal 95, e cila prodhon filma, karikatura dhe shfaqje televizive komedi, përfshirë Shërbëtorin e Popullit, në të cilën Zelenski luajti rolin e Presidentit të Ukrainës. Seriali u transmetua nga viti 2015 deri më 2019. Para se të hynte në politikë, ai ishte një komedian, aktor, skenarist, producent filmi dhe regjisor.

Një parti politike që mban të njëjtin emër si shfaqja televizive u krijua në mars 2018 nga punonjësit e Kvartal 95. Zelenski njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të Ukrainës 2019 në mbrëmjen e 31 dhjetorit 2018, së bashku me fjalimin e Vitit të Ri të presidentit Petro Poroshenkokanalin televiziv 1+1. Në atë kohë, Zelenski kishte qenë tashmë një nga personat kryesorë në sondazhet e opinioneve për zgjedhjet. Zelenski fitoi zgjedhjet me 73.2% të votave në raundin e dytë, duke mundur Poroshenko.

Jeta e hershme

Zelensky lindi më 25 janar 1978 në Kryvyi Rih, RSS Ukraina, Bashkimi Sovjetik nga prindër hebrenj.[1][2] Gjyshi i tij, Semyon (Simon) Ivanoviç Zelenski, shërbeu në Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore; Babai dhe tre vëllezërit e Semyon u vranë në Holokaust. Babai i Volodimirit, Oleksandr Zelenski, është profesor dhe shef i Departamentit të Kibernetikës dhe Hardware të Kompjuterit në Institutin Ekonomik të Kryvyi Rih; nëna e tij, Rymma Zelenska, dikur punonte si inxhiniere. Para fillimit të shkollës fillore, ai jetoi për katër vjet në Mongoli në qytetin Erdenet ku punonte babai i tij.[2] Në moshën 16 vjeç, ai kaloi TOEFL dhe mori një bursë arsimi për të studiuar në Izrael, por babai i tij nuk e lejoi të studionte atje.[3]


Zelensky fitoi një diplomë juridike nga Instituti Ekonomik Kryvyi Rih, atëherë një departament i Universitetit Kombëtar Ekonomik të Kievit dhe tani pjesë e Universitetit Kombëtar Kryvyi Rih, por nuk ka punuar profesionalisht në fushën ligjore. Ai flet ukrainisht, rusisht dhe anglisht.

Jeta personale

Në shtator 2003, Zelenski u martua me Olena Kiyashko, me të cilën ka dy fëmijë.[2]

Më 9 nëntor 2020, u njoftua se Zelenski doli pozitiv për COVID-19 dhe u shtrua në spital tre ditë më vonë. U njoftua më 23 nëntor se ai ishte shëruar plotësisht nga virusi.[4][5]

Filmografia

Thumb
Premiera e filmit Unë, Ti, Ai, Ajo

Filmat

Më shumë informacion Viti, Titulli ...
Viti Titulli Roli
2009Love in the Big CityIgor
2011Office Romance. Our TimeAnatoly Efremovich Novoseltsev
2012Love in the Big City 2Igor
2012Rzhevsky Versus NapoleonNapoleon
20128 First DatesNikita Sokolov
2014Love in VegasIgor Zelensky
20158 New DatesNikita Andreevich Sokolov
2018Unë, Ti, Ai, AjoMaksym Tkachenko
Mbylle

Seritë dhe shfaqjet televizive

Më shumë informacion Viti, Titulli ...
Viti Titulli Roli Shënimet
2006Tantsi z zirkamysi garues
2008–2012Svatysi producent
2015–2019Shërbëtori i PopullitVasyl Petrovych Holoborodko
Mbylle

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.