Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Volkswagen (VW; Shqiptimi gjermanisht: [ˈfɔlksˌvaːɡən]; /ˈvoʊks.wæɡ.ən/) është një prodhues Gjerman i automobilëve me kryesi në Wolfsburg, Saksonia e Ulët, Gjermani. Volkswageni është marka origjinale më e shitur e Volkswagen Group, prodhuesi Gjerman i makinave më i madhe dhe prodhuesi i tretë më i madh i makinave në botë.
Industria | Automotive |
---|---|
Themeluar në | 28 Maj 1937 |
Themeluesi | German Labor Front |
Zyrat qendrore | Wolfsburg, Gjermani |
Zona e shërbimit | Botërore |
Njerëzit kyç | Martin Winterkorn: Kryetar i bordit të menaxhimit, Ferdinand Piëch: Kryetar i bordit supervizor |
Prodhimi | Automjete Automjete luksi |
Production output | 5,771,789 njësi (2012) |
Fitimet | €103.942 miliardë (2012) |
Operating income | 22.124.000.000 Euro (2022) |
Net income | €€3.64 miliardë (2012) |
Prindi | Volkswagen Group |
Faqja e internetit | www |
Volkswageni ka tre makina në listën e 10 makinave më të shitura në të gjitha kohërat: Volkswagen Golf, Volkswagen Beetle, dhe Volkswagen Passat. Volkswageni renditet e para në shpenzimin e parave për kërkimin dhe zhvillimin për vitin 2011.[1]
Volkswagen do të thotë "makina e popullit" në Gjermanisht. Slogani i tanishëm i kompanisë është Das Auto ("Makina").
Volkswageni u themelua në 1937 nga unioni i tregëtisë Nazist, Fronti Gjerman i Punës (Deutsche Arbeitsfront).[2] Në fillim të viteve 1930 industria gjermane e makinave përbëhej kryesisht nga prodhues të makinave të luksit, dhe një Gjerman mesatar shumë rrallë mund të përballonte diçka më të shtrenjtë se një motorçikletë. Si rezultat vetëm një Gjerman nga 50 kishte një makinë. Duke kërkuar një treg të ri, disa prodhues filluan disa projekte të pvarura për "makinat e popullit" si – Mercedes' 170H, Adler AutoBahn, Steyr 55, Hanomag 1,3L, etj.
Ky trend nuk ishte i ri, pasi Béla Barényi ka meritën e dizenjimit të modelit bazë në mesin e viteve 1920. Josef Ganz zhvilloi Standard Superior.[3] Gjithashtu, në Çekosllovaki, Tatra T77 e Hans Ledwinka, një makinë shumë popullore në elitën Gjermane, po bëhej më e vogël dhe më e përballueshme në çdo aspekt. Ferdinand Porsche, një projektues i mirënjohur sidomos në makinat e mëdha dhe ato të garave, u përpoq për shumë vite të gjente një prodhues të interesuar në makina të vogla të përshtatshme për një familje. Ai e ndjente se makinat e vogla në atë kohë do të kishin shumë sukses së krahasim me ato të mëdha. Ndërkohë ai ndërtoi një makinë të quajtur "Volksauto" në 1931, duke përdorur shumë ide që ekzistonin në atë kohë dhe shumë ide të tijat, ndërtoi një makinë me motorr të prapëm me ftohje me ajër, me amortizim me balestra, dhe në formë "breshke", kofanoja e harkuar për aerodinamikë më të mirë (e nevojshme pasi kishte motorr të vogël).[4]
Në 1933, me shumë projekte ende në zhvillim ose në fazat e para të prodhimit, u përfshi Adolf Hitleri, duke kërkuar prodhimin e një makine të thjeshtë bazë të aftë të transportojë dy të rritur dhe tre fëmijë deri në shpejtësinë 100 km/h. Ai donte që qytetarët gjermanë të kishin të njëjtin akses me makinë ashtu si amerikanët.[4] "Makina e Popullit" do të ishte në dispozicion të qytetarëve të Rajhut të Tretë nëpërmjet një plani kursimi prej 990 Marka të rajhut gjerman (rreth 396 USD me dollarin e viteve 1930)—pak a shumë sa çmimi i një motoçiklete të vogël (të ardhurat mesatare ishin rreth 32RM në javë).[5][6]
Pavarësisht lobimit në favor të një prej projekteve ekzistuese, shumë shpejt u bë e dukshme se industria private nuk mund të nxirrte një makinë me vetëm 990RM. Kështu që, Hitleri zgjodhi të sponsorizojë nga zeroja, një fabrikë shtetërore duke përdorur projektet e Ferdinand Porsche (me disa kufizime në projektim të Hitlerit, duke përfshirë një motorr me ftohje me ajër në mënyrë që asgjë të mos ngrijë). Qëllimi ishte që gjermanët të blenin makinën nëpërmjet një skeme kursimi ("Fünf Mark die Woche musst du sparen, willst du im eigenen Wagen fahren" – "Pesë marka në javë duhet ti vësh mënjanë, nëse do të ngasësh makinën tënde"), të cilat i paguanin rreth 336,000 nejrëz të regjistruar në këtë skemë. Kursimet e këtyre 336,000 njerëzve u morën nga Rusët në 1945 kur ata pushtuan Berlinin. Prototipat e makinës u quajtën "KdF-Wagen" (Gjermanisht: Kraft durch Freude – "fuqi nëpërmjet gëzimit"), u shfaq nga 1936 e më vonë (makinat e para u prodhuan në Shtutgart). Makina kishte kishte formën e saj karakteristike të harkuar dhe motorr me ftohje me ajër, me katër cilindra horizontal, në pjesën e prapme të makinës. Parashtesa Volks— ("E Popullit") nuk apikohej vetëm tek makinat, por edhe në produktet e tjera në Gjermani; "Volksempfänger" ishte marrës radio. Në 28 Maj 1937, Gesellschaft zur Vorbereitung des Deutschen Volkswagens mbH (shpesh e shkurtuar në Gezuvor[7]) u krijua nga Deutsche Arbeitsfront. Më vonë iu ndryshua emri në "Volkswagenwerk GmbH" në 16 shtator 1938.[8]
Erwin Komenda, kryeprojektuesi i Auto Union, pjesë e skuadrës së zgjedhur nga Ferdinand Porsche,[4] zhvilloi trupin e makinës së prototipit, i cili ishte i ngjashëm me Breshkën. Ishte një nga makinat e para që projektohej me ndihmën e tunelit të erës. Makinat viheshin në prova shumë të ashpra, deri sa arrinin distancën rekord prej 1 milion e 600 mijë kilometra para se të aprovoheshin.
Ndërtimi i fabrikës së re nisi në 26 Maj 1938 në qytetin e ri të KdF-Stadt, tani i quajtur Volfsburg, i cili u ndërtua psaçërisht për punonjësit e fabrikës. Kjo fabrikë prodhoi shumë pak makina deri në kohën që filloi lufta në 1939. Asnjë nuk iu dorëzua klientëve që e kishin përfunduar skemën e kursimit, megjithëse vetëm një Tip 1 Kabriolet iu prezantua Hitlerit në 20 prill 1938 (datëlindja e tij e 49-të).
Lufta bëri që prodhimi të drejtohej tek mjetet ushtarake, Tipi 82 Kübelwagen ("Makina kovë") makinë shërbimi (modeli më i zakonshëm i VW në kohën e luftës), dhe amfibja Schwimmwagen me të cilat pajiseshin forcat gjermane. Siç ishte e zakonshme në industrinë e prodhimit në Gjermaninë Naziste gjatë luftës, puna e skllevërve u përdor në impiantin e Volkswagenit. Kompania e pranoi në 1998 se përdorte 15,000 skllevër gjatë kohës së luftës. Historianët gjermanë thonë se rreth 80% e punonjësve të Volkswagenit në kohën e luftës ishin skllevër. Shumë prej skllevërve u furnizuan nga kampet e përqëndrimit me kërkesë të menaxherëve të impiantit. Një proçedim penal u depozitua në 1998 nga të mbijetuarit për kompensimin e punës së detyruar.[9] Volkswageni krijoi një fond vullnetar për kompensimin.[10]
Kompania i detyrohet për ekzistencën e saj pas lufte një njeriu, oficerit të ushtrisë britanike Majorit Ivan Hirst. Në prill 1945, KdF-Stadt, dhe fabrikat e bombarduara rëndë u kapën nga Amerikanët, dhe më vonë iu dorëzua britanikëve. Fabrikat iu vunë nën kontroll të Majorit Hirst. Në fillim, plani ishte të përdoreshin fabrikat për mirëmbajtje të makinave ushtarake, dhe mundësisht të çmontohej dhe të dërgohej në Britani. Hirst leu një nga makinat e fabrikës në ngjyrë jeshile dhe ia tregoi shtabit të ushtrisë britani. Në mungesë të mjeteve të transportit të lehtë, në shtator 1945 Ushtria Britanike u josh dhe bëri një porosi jetësore prej 20,000 makinash. Makinat e para i shkuan personelit në zonat e pushtuara, dhe në Zyrat e Postës Gjermane.
Disa ushtarë britanikë u lejuan të merrnin VW Beetle në Mbretërinë e Bashkuar kur ata u çmobilizuan.
Në planin Industrial të Gjermanisë, u vendosën disa rregulla dhe kufizime për industrinë gjermane për periudhën pas lufte. Prodhimi Gjerman i makinave u vendos në një maksimum prej 10% të prodhimit të 1936.[11] Prej 1946 fabrika prodhonte 1,000 makina në muaj, një arritje e madhe pasi fabrika ishte në kushte të vështira. Për shkak të dëmeve në çati dhe dritare, shiu shpesh ndalonte prodhimin dhe makinat e reja këmbeheshin me çelik për të mbajtur prodhimin e mëtejshëm.
Makina dhe qyteti ku ishte ndërtuar ndryshuan emrin e kohës së Luftës së Dytë Botërore në "Volkswagen" dhe "Wolfsburg" respektivisht, dhe prodhimi po rritej. Ishte ende e paqartë se ç'do të bëhej me fabrikën. Iu ofrua përfaqësuesve të industrive motorrike Amerikane, Australiane, Britanike, dhe Franceze. Të gjitha refuzuan. Pas një inspektimi në fabrikë, Sir William Rootes, kryetar i grupit britanik Rootes Group, i tha Hirst-it se projekti do të dështonte brenda dy viteve, dhe se makina "ishte shumë jo-tërheqëse për blerësin mesatar të makinave, është shumë e shëmtuar dhe e zhurmshme … Nëse ti mendon se do të ndërtosh makina në këtë vend, ti je një i çmendur, djalosh". Raporti zyrtar thoshte "Ndërtimi i makinës për tregëtim do të ishte një ndërmarrje jo-ekonomike".[12] Një ndryshim ironik i fatit, Volkswageni do të ndërtonte versione të ndërtuara në vend të Rootes Hillman Avenger në Argjentinë në vitet 1980, shumë pasi Rootes kishte falimentuar në duart e Chrysler në 1978. Beetle e tejkaloi jetëgjatësinë e Avenger me mbi 30 vjet.
Përfaqësuesit e Ford-it ishin po ashtu kritikë. Në mars 1948, britanikët ia ofruan kompaninë Volkswagen Ford-it, falas. Henry Ford II, i biri i Edsel Ford, udhëtoi në Gjermaninë Perëndimore për diskutime. Heinz Nordhoff ishte po ashtu i pranishëm, dhe Ernest Breech, kryetar i bordit drejtues të Ford Motor Company. Henry Ford II i kërkoi Ernest Breech mendimin e tij, dhe Breech tha "Z. Ford, unë nuk mendoj se çfarë po na ofrohet këtu nuk vlen asgjë!"[4] Ford e refuzoi ofertën, duke e lënë Volkswagen-in ta rindërtojë veten nën drejtimin e Nordhoff.
Nga 1948, Volkswagen u bë një element shumë i rëndësishëm, simbolik dhe ekonomik, i reastaurimit të Gjermanisë perëndimore. Heinrich Nordhoff (1899–1968), një meaxher i Opel i cili kishte marrëpjesë në prodhimin e makinave civile dhe ushtarake në vitet 1930 dhe 1940, u rekrutua që të drejtojë fabrikën në 1948. Në 1949 Majori Hirst e la kompaninë, pasi do të riformohej si një trust, i kontrolluar nga qeveria e Germanisë perëndimore, dhe qeveria e Saksonisë së ulët. Përveç prezantimit të Volkswagen Type 2 mjet tregëtar (furgon, furistradë dhe kampues), dhe VW Karmann Ghia makinë sportive, Nordhoff ndoqi politikën me një model deri paea vdekjes së tij në 1968.
Volkswageni u shit në ShBA në 1949, por shiti vetëm dy makina në Amerikë atë vit. Në hyrjen e tregut amerikan, VW shkurtimisht u shit si "Victory Wagon" (sq:makina e fitores). Volkswagen America u formua në prill 1955 në mënyrë që të standartizojë shitjet dhe shërbimin në ShBA. Prodhimi i Tipit 1 Volkswagen Beetle u rrit shumë përgjatë viteve, totali u arrit në një milion në 1955.
Volkswageni në Kanada – Canadian Motors Limited bleu makinat e para në 10 korrik 1952. Produktet e Volkswagenit u panë në Kanada për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare të Kanadasë në gusht 1952 dhe u pranuan në mënyrë entuziaste.
Shitjet u rritën falë fushatave të mëdha të reklamimit. Reklamat u bënë po aq popullore sa makinat. Megjithëse u njoh në përgjithësi si Beetle (ose Buburreci, breshka), kurrë nuk u etiketua me ato emra nga prodhuesi, por u quajt Tipi 1.
Megjithëse makinës po i kalonte koha, gjatë viteve 1960 dhe fillimet e 1970, eksportet Amerikane, reklamat inovative, dhe një rritje e reputacionit për besueshmëri ndihmoi të tejkaloheshin shifrat e prodhimit mbi nivelin e mbajtësit të rekordit, Ford Model T. Në 17 shkurt 1972 u shit makina e 15,007,034-të Beetle. Volkswagen arriti rekordin botëror të prodhimit të modelit të vetëm në histori. Nga viti 1973, prodhimi total i kaloi 16 milionë makina.
Për festimin e thyerjes së rekordit të Ford Model T dhe fitoret e garave meksikane Baja 1000 Mexican nga 1967 deri në 1971, Volkswageni prodhoi Bitëllin e parë edicion i limituar. U tregëtua me emrin "Baja Champion SE"[13] në ShBA dhe "Marathon" Superbeetle në të gjithë botën. Ajo kishte bojë unike metalike blu "Marathon Blau", rrota me 10-harqe 15-inç (38 cm) me aliazh magnezi, një pllakë përkujtimore vendosej në kruskot dhe një çertifikatë autenticiteti për pronarin origjinal.
VW e zgjeroi linjën e prodhimit në 1961 me prezantimin e katër modeleve të reja të serisë së Tipit 3 (Karmann Ghia, Notchback, Squareback) të bazuar në karakteristikat mekanike të Tipit 3, dhe sërish në 1969 me modelet e mëdhaja të Tipit 4 (411 dhe 412). Këto ndryshonin rrënjësisht nga modelet e mëparshme, me futjen në prodhim të makinave me një shasi kompakte, opsionin e transmisionit të plotë automatik, injektorë karburanti elektronik, dhe me motor më të fuqishëm. Volkswageni shtoi "Super Beetle"[14] (Tipi 113) në produktet e saj në 1971. Tipi 113 ndryshonte nga Beetle standart pasi versioni i ri kishte në rrotat e përparme suspension me susta modern ndryshe nga modeli i vjetër që ishte me balestra. Kishte xhamin e përparëm të harkuar, po ashtu pjesa e përparme e makinës u zgjat me 51 mm që të lejonte që të lejonte që goma rezervë të shtrihej plotësisht, kombinimi i këtyre dy ndryshimeve rriti hapësirën e bagazhit të përparëm. Në 1973, Volkswageni nxorri makinën me temë ushtarake Tipi 181, ose "Trekker" në Europë, "Thing" në Amerikë. Versioni ushtarak u prodhua për Ushtrinë Gjermane nga 1970 deri në 1979.
Në 1964, Volkswagen pati sukses në blerjen e Auto Union, dhe në 1969, NSU Motorenwerke AG (NSU). Kompania e dikurshme zotëronte markën historike Audi, e cila u zhduk pas Luftës së Dytë Botërore. VW në fund e shkriu Auto Union dhe NSU bashkë dhe krijoi kompaninë moderne Audi, dhe vazhdoi ta zhvillonte si markën e saj që do të ndërtonte makina luksi. Gjithësesi, blerja e Auto Union dhe NSU doli që ishte një pikë kthese shumë e rëndësishme për historinë e Volkswagenit, pasi dy kompanitë e blera kishin ekspertizën teknologjike shumë të nevojshme për VW për të mbijetuar pasi kërkesa për modelet me ftohje me ajër ra pas viteve 1970.
Volkswageni ishte në telashe të mëdha në 1973.[15] Modelet Tip 3 dhe Tip 4 u shitën në numra shumë më të vogla së modeli Beetle dhe modeli K70 i NSU-së po ashtu nuk i habiti blerësit. Shitjet e modelit Beetle filluan të uleshin shpejt në tregjet Europiane dhe Ameriaknoveriore. Kompania e dinte se prodhimi i Beetle do të ndërpritej një ditë, por vështirësitë në zëvendësimit të këtij modeli ishin një mankth i pafundtë. Pronësia e VW, Audi / Auto Union provoi se ishte çelësi i zgjidhjes – në ekspertizën e saj me makina me rrotat e para aktive, dhe motora me ftohje me ujë të cilat Volkswagenit i nevojiteshin në mënyrë të dëshpëruar që të prodhonte një pasardhës të denjë të Beetle. Influenca e Audit e shtroi udhën për brezin e ri të Volkswagenit, të njohur si Passat, Scirocco, Golf dhe Polo.
I pari i serisë ishte Volkswagen Passat, i prezantuar në 1973, versioni me bagazh të shtypur (fastback) i Audi 80, përdorte shumë pjesë të trupit dhe mekanike identike.
Në vjeshtën e 1974, u ndoq nga Scirocco. Ky version coupe u projektua nga Giorgetto Giugiaro. I bazuar në platformën ende të pa lëshuar Golf, u ndërtua nga Karmann për shkak se Volkswagen nuk kishte më kapacitete.
Modeli kryesor Volkswagen Golf doli në 1974. Stilimi këndor u dizenja nga italiani Giorgetto Giugiaro. Ky projektim ishte goxha në modë në atë kohë pas daljes në vitin 1959 të Minit – Golfi kishte motorr të montuar në mënyrë transversale, motor me ftohje me ujë përpara, rrotat e para aktive, me shasi me bagazh me derë vertikale (hatchback), një format që e ka dominuar tregun që prej kësaj kohe. Prodhimi i Beetle në Wolfsburg përfundoi sapo doli Golfi. Prodhimi vazhdonte në numra të vegjël në fabrikat e tjera gjermane (Hanover dhe Emden) deri në 1978, por prodhimi më pas shkoi në Brazil dhe Meksikë.
Në 1975, u ndoq nga Volkswagen Polo. Ishte një Audi 50 por me etiketë tjetër, por prodhimi ndaloi që në 1978. Polo u bë baza e Volkswagen Derby, i cili u prezantua në 1977. Derby ishte versioni sedan i Polos. Pas një brezi të dytë, Derby nuk u prodhua pas vitit 1985, megjithëse stili i trupit vazhdoi me modelet polo classic/polo saloon deri në 1991.
Passat, Scirocco, Golf dhe Polo ndanin shumë veti të përbashkëta, si pjesët ashtu edhe motorat.
Ndërkohë që rrezja e prodhimit të Volkswagenit u rrit dhe u bë i ngjashëm me prodhuesit e tjerë të mëdhenj europianë të makinave, Golfi ishte baza e kompanisë që prej prezantimit të parë si model,dhe po ashtu baza mekanike për shumë modele të tjera të kompanisë. Janë prodhuar shtatë breza të Volkswagen Golf, i pari u prodhua nga vera e vitit 1974 deri në fund të 1983. Shasia e tij përdorej për modelet Volkswagen Scirocco sport coupe, Volkswagen Jetta saloon/sedan, Volkswagen Golf Cabriolet, dhe Volkswagen Caddy. Brezi i dytë i Golf hatchback/Jetta sedan zgjati nga fundi i 1983 deri në fund të 1991.
Në vitet 1980, shitjet e Volkswagenit në ShBA dhe Kanada ranë në mënyrë dramatike, pavarësisht suksesit të modeleve si Golfi në vendet e tjera. Japonezët dhe Amerikanët ishin të aftë të konkurronin me produkte të ngjashme por me çmim më të ulët. Shitjet në ShBA ishin 293,595 në 1980, por nga 1984 ato ranë deri në 177,709.[16] Futja e brezit të dytë të modeleve Golf, GTI dhe Jetta e ndihmoi Volkswageninpër një kohë të shkurtër në Amerikën e Veriut. Shitjet në Amerikë të VW e tejkaluan 200,000 në 1985 dhe 1986 para se të riktheheshin në shifrat e mëparshme.
Volkswageni u fut në tregun e makinave supermini në 1975 me Volkswagen Polo, një makinë e vogël me tre dyer e projektuar nga Bertone. Ishte një makinë që shitej shumë në Gjermaninë Perëndimore dhe në shumicën e vendeve të Europës Perëndimore, duke u përë e para makinë e vogël e huaj që bëhej popullore në Britani. Modeli i brezit të dytë, i lëshuar në 1981 dhe shitej si hatchback dhe "coupe", ishte një sukses akoma më i madh për Volkswagenin. U rimodelua pjesërisht në 1990 dhe po shiste ende edhe pas 13 vitesh, më pas u zëvendësua nga brezi i tretë i modelit Polo në 1994.
Në 1991, Volkswageni lëshoi në treg Golfin e brezit të tretë, e cila ishte Makina Europiane e Vitit për 1992.
Në fund të viteve 1990 u pa një ndryshim gradual në perceptimin e produkteve të kompanisë – me Audin që pothuaj kishte arritur të njëjtin niveë me gjigandët BMW dhe Mercedes-Benz, Volkswageni iu ngjit tregut që të mbushë hapësirën boshe të krijuar nga Audi; me SEATin dhe blerja e fundit ishte prodhuesi Çek i makinave Škoda e cila u ble në fund të viteve 1990.
Kjo lëvizje në ngjitje në treg solli edhe Golf Mk4, i cili u prezantua në fund të vitit 1997, shasia e tij u bë mbajtësja e makinave të tjera të Volkswagen Group— Volkswagen Bora, New Beetle, SEAT Toledo, SEAT León, Audi A3, Audi TT, dhe Škoda Octavia.
Modelet e tjera kryesore ishin Polo, makinë më e vogël se Golfi, dhe më e madhja Passat. Scirocco dhe e mëvonshmja Corrado ishin coupé të bazuara tek Golfi.
Në 1994, Volkswageni zbuloi veturën e projektuar nga J Mays Concept One, një makinë koncept me ngjashmëri më Beetlen origjinal, i bazuar në platformën e Polos. Pas përgjigjjes pozitive ndaj konceptit, u zhvillua një version për prodhim i quajtur New Beetle, i bazuar në platformën më të madhe të Golfit.[17]
Në fund të viteve 1990 Volkswageni, nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm Ferdinand Piëch, bleu tre markat e luksit Lamborghini (nëpërmjet Audit), Bentley/Rolls-Royce, dhe Bugatti. Planet e Audit për Lamborghinin përfshinin një supermakinë të vogël që më vonë u emërua Gallardo, dhe një makinë luksi, Murciélago, dhe më vonë makina e luksit edicion i limituar Reventon. Në fund të vitit 2008, një makinë me katër dyer u prezantua për markën Lamborghini por në formë koncepti, ajo u quajt Lamborghini Estoque.
Menjëherë pas marrjes në 1998, Volkswageni u detyrua të lëshonte kontrollin e markës Rolls-Royce pas një konflikti intresi me BMW e cila e furnizonte kompaninë Britanike me motorra. U arrit një kompromis ku Volkswagen Group do të mbante markën Bentley dhe fabrikën Bentley Crewe, ndërsa BMW riorganizoi kompaninë e re Rolls-Royce. Për Bentley, e ardhmja tek Volkswagen Group ishte e ndritur pasi një injektim investimi tek të dyja kompanitë Bentley dhe Crewe, modele të reja kulminuan me lëshimin e Bentley Continental, e cila e ndihmoi Bentleyn të arrinte rekordin e saj më të madh të shitjeve prej 10,000 makinash.
Bugatti, pasi Volkswageni i bleu të drejtat ta përdorë emrin, tregoi tre makina koncept, Bugatti EB110 (coupé dhe saloon) dhe Bugatti Chiron. Bugatti më vonë lëshoi Veyron, me një shpejtësi maksimale 406 km/h.
Volkswageni filloi të prezantojë një numër të madh madh modelesh pasi Bernd Pischetsrieder u bë drejtor i përgjithshëm i Volkswagen Group (përgjegjës për të gjitha markat e grupit) në 2002. Brezi i gjashtë i VW Golf u lëshua në 2008, arriti vendin e dytë pas Opel/Vauxhall Insignia në 2009 si Makina Europiane e Vitit, dhe ka inspiriar disa modele simotra: VW Jetta, VW Scirocco, SEAT León, SEAT Toledo, Škoda Octavia dhe Audi A3, po ashtu edhe modelin mini-MPV, SEAT Altea. GTI, versioni i perfomancës së lartë i modelit Golf, fuqizolet nga një motorr 2.0 L Turboçarxher Fuel Stratified Injection (FSI) me injeksion të drejtpërdrejtë me benzinë. Brezi i gjashtë i Passat dhe brezi i pestë i Jetta debutuan të dyja në vitin 2005, VW kishte lajmëriar se do të ri-sillte modelin Scirocco në 2008. Modele të tjera përfshinë Tiguan një SUV mesatar në 2008 dhe me Passat Coupé. Në nëntor 2006 Bernd Pischetsrieder dha dorëheqjen si drejtor i Volkswagen Group, dhe u zëvendësua nga drejtori i përgjithshëm i Audit Martin Winterkorn në fillim të 2007. Winterkorn mbahet mend pasi bëri që Audi të ishte një konkurrente e dominancës së BMW dhe Mercedes, dhe strategjia e tij e çoi Audin si një nga markat më të rëndësishme në botë. Gjithësesi, Volkswageni vazhdon të ketë marrëdhënie të komplikuara me sindikatat dhe aksionerët. Shteti gjerman Saksonia e Ulët zotëron 20% të aksioneve.[18]
Volkswageni në 2005 kishte shitje në Amerikën e Veriut prej 224,195. Kjo vazhdoi derinë vitin fiskal 2006, ku u arritën shitje prej 235,140 mjete, një rritje prej 4.9 përqind në krahasim me vitin 2005, pavarësisht krizës së prodhuesve amerikanë të makinave. Modeli i vitit 2007 Eos, makinë me çati të fortë të hapshme, prodhohet në një fabrikë të re në Portugali. Të gjithë modelet Golf/Rabbit dhe GTI që prej vitit 2006 prodhohen në Wolfsburg, Gjermani, ndërsa në fabrikat e VW në Meksikë në Puebla, u prodhuan modelet Golf dhe GTI për tregun Amerikanoverior nga viti 1989 deri në 1998, dhe fabrika Braziliane në Curitiba, ku Golfi dhe GTI u prodhuan nga 1999 deri në 2006. (Jetta u prodhua fillimisht në Meksikë në 1989). VW është po ashtu në proçes rikonfigurimi të një stabilimenti makinash në Belgjikë.
Volkswageni është një nga prodhuesit më të mëdhenj të motorrave të vegjël diesel (naftë), në partneritet me Mercedesin dhe shumë kompani të tjera tregëtojnë teknologjinë e naftës së pastër BlueTec. Volkswageni ka ofruar në shumë prej makinave të saj mottorrin TDI (Turbocharged Direct Injection, Injeksion i Drejtpërdrejtë Turbo), e cila është një avantazh i madh në kursimin e karburantit. Përveç kësaj, të gjithë motorrat Volkswagen TDI të prodhuar nga 1996 deri në 2006 mund të furnizohen me karburant 100% biodiesel. Motorrat e pas-2009 Clean Diesel janë limituar vetëm në 5% (B5) që të ruajnë garancinë e Volkswagenit.
Volkswageni rezistoi një kohë të gjatë pa shtuar një makinë utilitare në modelet e veta, por në fund nxorri Touareg në fillim të viteve 2000, duke ndarë shumicën e komponentëve më Porsche Cayenne dhe Audi Q7 të cilat janë makina sportive utilitare (SUV). Megjithëse se mbahet një makinë që manovrohet lehtë, Touareg është shitur në mënyrë modeste. Disa analistë makinash fajësojnë faktin që Touareg nuk ka sedilje në rradhën e tretë, jo shumë ekonomike, dhe mjet me masë të madhe. VW po planifikon të shtojë një SUV kompakt me stilim të influencuar nga makina koncept "Concept A". Në 20 korrik 2006, VW lajmëroi se mjeti i ri do të quhej Tiguan.
Kur Martin Winterkorn u bë drejtori i tetë i përgjithshëm i pasluftës në Volkswagen, kompania bëri disa ndryshime në personel në Wolfsburg. Megjithëse Gripi VW ishte i pranishëm në Indi me Škoda Auto, Volkswagen hodhi në treg Passat dhe Touareg me motorr TDI në shtator 2007.
Në 9 dhjetor 2009, Volkswagen AG dhe Suzuki arritën mirëkuptimin për një partneritet afatgjatë. Volkswageni do të blejë 19.9% të aksioneve të lëshuara të Suzukit.[19]
Volkswageni ka prodhuar katër fituese të kompeticionit Makina Botërore e Vitit. Volkswageni ka më shumë se çdo prodhues tjetër çmime Makina Botërore e Vitit.
2009 – Volkswagen Golf
2010 – Volkswagen Polo
2012 – Volkswagen up!
2013 – Volkswagen Golf
2006 – Volkswagen Passat
Volkswageni ka prodhuar tre fituese të çmimit Makina Europiane e Vitit.
1992 – Volkswagen Golf
2010 – Volkswagen Polo
2013 – Volkswagen Golf
1971 – Volkswagen K70
1975 – Volkswagen Golf
1982 – Volkswagen Polo
1984 – Volkswagen Golf
1989 – Volkswagen Passat
1995 – Volkswagen Polo
1997 – Volkswagen Passat
1998 – Volkswagen Golf
2004 – Volkswagen Golf
2006 – Volkswagen Passat
2009 – Volkswagen Golf
2012 – Volkswagen up!
Volkswageni është bërë një korporatë e madhe ndërkombëtare ndryshe nga ç'ishte dhe u zgjerua në tregje të ndryshme mbarëbotërore dhe vende të ndryshme. Shtabi i përgjithshëm botëror i Volkswagenit ndodhet në vendin amë në Wolfsburg, Gjermani. Volkswagen AG, e zotëruar nga Volkswagen Group, përfshihet bahkë me prodhuesit e tjerë të grupit Audi, SEAT, Lamborghini, Bentley, Bugatti, Scania, dhe Skoda. Volkswageni për momentin është prodhuesi më i madh i makinave në Europë.[20] Për një kohë të gjatë, Volkswageni kishte një përqindje tregu prej mbi 20 përqind.[21] Në 2010, Volkswageni, arriti shtitjet rekord prej 6.29 milionë makina, duke prodhuar 11.4% të makinave në të gjithë botën.[22] Tregjet kryesore të Volkswagenit përfshijnë Gjermaninë dhe Kinën.[23] Në 2008, Volkswageni u bë prodhuesi i tretë më i madh i makinave në botë.[24] Që prej 2012, Volkswageni është prodhuesi i dytë më i madh i makinave në botë.[20] Volkswageni po punon që të dyfishojë shitjet në tregun e ShBA-ve nga 2% në 4% për vitin 2014,[25] dhe po synon që të bëhet, qëndrueshmërisht, prodhuesi më i madh i makinave në botë në vitin 2018.[26]
Volkswageni ka fabrika në shumë vende të botës, duke prodhuar dhe montuar makina për tregjet vendase. Volkswageni ka impjante prodhimi ose montimi në Gjermani, Meksikë, Sllovaki, Kinë, Indi, Indonezi,[27] Rusi, Malajzi, Brazil, Argjentinë, Portugali, Spanjë, Poloni, Çeki, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Afrikë të Jugut. Volkswageni ka ndërtuar një impiant të ri në Chattanooga, Tennessee, ShBA. Në 2011, Volkswageni u vlerësua si një nga 25 kompanitë më të mëdha në botë nga Forbes Global 2000.[28][29]
Volkswageni po nis një fabrikë të re në West Java, Indonezi, e cila do të nisë prodhimin në 2013,.[30] Investimi arrin rreth $140 milionë për impiantin. Do të prodhohen transportuesa dhe furgona me shumë funksione.
Volkswageni ra dakord në dhjetor 2011 të fusë një rregull të kaluar nga këshilli i punës së kompanisë me qëllim që të përmirësojnë balancën punë-jetë duke ndaluar funksionimin e postës elektronike në telefonat smart BlackBerry të kompanisë nga ora 6:30 pm deri në 7:30 am. Ndryshimi u bë pas ankesave të shumta të punonjësve për nivelin e lartë të stresit në punë dhe pritshmërisë se punonjësit do ti përgjigjeshin menjëherë në oraret pas pune nga shtëpia. Rreth 1,150 punonjës të Volkswagenit nga më shumë se 190,000 punonjës u prekën nga ky rregull.[31][32]
Volkswageni ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të afërt me Porsche, prodhuesin e makinave sportive me bazë në Zuffenhausen të themeluar në 1931 nga Ferdinand Porsche, projektuesi origjinal i Volkswagenit dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Volkswagen, i punësuar nga Hitleri për projektin. Makina e parë Porsche, Porsche 64 e 1938, përdorte shumë komponentë nga Volkswagen Beetle. Porsche 356 e 1948 vazhdonte të përdorte shumë komponentë të Volkswagenit, duke përfshirë motorrin e modifikuar, kutinë e marrsheve dhe suspensionin.
Dy kompanitë e vazhduan bashkëpunimin në 1969 për të prodhuar VW-Porsche 914 dhe 914-6, ku 914-6 kishte një motorr me 6-cilindra Porsche, ndërsa standartja 914 kishte një motorr me 4-cilindra Volkswagen, dhe në 1976 me Porsche 912E (vetëm në ShBA), dhe Porsche 924, e cila përdorte shumë komponentë Audi dhe u ndërtua në fabrikën e Audit Neckarsulm. Shumica e 944-ve u ndërtuan aty, megjithëse përdoren më pak komponentë të VW.
Porsche Cayenne, i prezantuar në 2002, ka shasinë identike me VW Touareg dhe Audi Q7, të cilat ndërtohen në fabrikën e Volkswagenit në Bratislava.
Në shtator 2005, Porsche lajmëroi se do të rriste aksionet prej 5% tek Volkswageni deri në 20% me një kosto prej €3 miliardësh, me qëllimin që aksionet e kombinuara të Porsche dhe të qeverisë së Saksonisë së Ulët do të siguronin që të ishte e pamundur një rritje pushteti armiqësor nga ndonjë investitor i huaj.[33] Kompanitë e spekulluara ishin DaimlerChrysler, BMW, dhe Renault. Në korrik 2006, Porsche e rriti pronësinë në 25.1%.
Në 4 mars 2005, Komisioni Europian ngriti një padi ndaj Republikës Federale Gjermane në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, duke thënë se Ligji i Volkswagenit, i cili ndalon çdo aksioner tek Volkswageni të ketë më shumë se 20% të totalit të të drejtave të votimit në kompani, po ndalonte ilegalisht lëvizjen e kapitalit në Europë.[34] Në 13 shkurt 2007, Këshilltari Gjygjësor Dámaso Ruiz-Jarabo Colomer dërgoi opinionin e tij gjykatës, ku ai e mbështeste këtë veprim.[35] Kjo gjë hapi serish mundësinë e një rritje pushteti nga investitorë të huaj tek VW dhe kështu në 26 mars të të njëjtit viti Porsche i rriti aksionet e saj tek Volkswageni në 30.9%. Porschi formalisht lajmëroi në një deklaratë për shtyp se nuk ka për qëllim të kontrollojë Volkswagenin, por e bëri këtë lëvizje që të shmangte një konkurent të merrte një pjesë të madhe të aksioneve dhe të ndalonte investimet spekulante që do ta çonin VW në shkrirje.[36] Siç u prit, në 22 tetor 2007, Gjykata Europiane e Drejtësisë ra dakord me Ruiz-Jarabo dhe ligji u hodh poshtë.[37][38] Në 26 tetor 2008, Porsche më në fund e tregoi planin e tij për të marrë kontrollin e VW. Që prej asaj dite, mbante 42.6% të aksioneve të zakonshme të Volkswagenit dhe mundësi për edhe 31.5% të tjera. Të kombinuara me shtetin e Saksonisë së Ulët e cila kishte 20.1%, kjo linte vetëm 5.8% të aksioneve në treg shumica e tëcilave mbaheshin nga indekset e bursës të cilat nuk mund të shiteshin ligjërisht.[39] Nga janari 2009, Porsche kishte 50.76% të aksioneve tek Volkswagen AG, megjithëse "Ligji Volkswagen" e ndalonte atë të merrte kontrollin e kompanisë.[40]
Në 6 maj 2009, dy kompanitë vendosën të bashkoheshin bashkë, në një shkrirje.
Në 13 gusht, Bordi Supervizor i Volkswagen Aktiengesellschaft firmosi marrëveshjen për të krijuar një grup automotiv të integruar me Porsche të drejtuar nga Volkswagen. Vendimi fillestar ishte që Volkswagen të merrtë 42.0% të aksioneve të Porsche AG deri në fund të 2009, dhe po ashtu familja e aksionerëve do të shiste biznesin e tregëtimit të automobilëve të Porsche Holding Salzburg tek Volkswagen.[41] Në tetor 2009 gjithësesi, Volkswageni lajmëroi se përqindja e tij tek Porsche do të ishte 49.9% me një kosto prej €3.9 miliardësh (marrëveshja me 42.0% do të kushtonte €3.3 miliardë).[42] Në 1 mars 2011, Volkswageni finalizoi blerjen e Porsche Holding Salzburg (PHS) një distributor fitimprurës i makinave, për €3.3 miliardë.[43]
Që prej 1985, Volkswagen AG ka drejtuar Volkswagen AutoMuseum në Wolfsburg, një muze i dedikuar specifikisht historisë së Volkswagenit.[44] Përveç vizitave në ekspozita personalisht, pronarët e makinave të vjetra të Volkswagenave kudo në botë mund të porosisin atë që muzeu i referohet si "Çertifikata e Lindjes" për një pagesë prej €50—ky dokument formal "Zertifikat" tregon informacionet bazë të njohura në kohën e prodhimit (ngjyrat, opsionet, porti i destinacionit etj.).[45]
Beetle | Kompakte |
| |
Up! | Makinë qyteti |
| |
Fox | Supermini |
| |
Polo | Supermini |
| |
Golf | Makinë e vogël familjare |
| |
Golf Plus | MPV Kompakte |
| |
Jetta | Makinë e vogël familjare |
| |
Passat | Makinë e madhe familjare |
| |
CC | Makinë e madhe familjare |
| |
Scirocco | Makinë sportive kompakte |
| |
Tiguan | Crossover SUV kompakte |
| |
Eos | Makinë sportive kompakte |
| |
Touran | MPV kompakte |
| |
Sharan | MPV e madhe |
| |
Touareg | SUV luksi i mesëm i kombinuar |
| |
Phaeton | Makinë me përmasa të plota ekzekutive |
|
Polo GTI | Supermini |
| |
Golf GTI | Makinë e vogël familjare |
|
Golf R | Makinë Sportive |
| |
Scirocco R | Makinë Sportive |
|
Kübelwagen | 1940–1945 | |
Schwimmwagen | 1942–1944 | |
Karmann Ghia | 1955–1974 | |
1500/1600 | 1961–1973 | |
181 | 1969–1983 | |
Country Buggy | 1967–1969 | |
411 | 1968–1972 | |
412 | 1972–1974 | |
K70 | 1970–1974 | |
Derby | 1977–1981 | |
Corrado | 1988–1995 | |
Lupo | 1998–2004 | |
New Beetle | 1998–2010 |
Stampa:Portal box
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.