Vola

fshat në Greqi From Wikipedia, the free encyclopedia

Vola

Volë (greqisht: Σύβοτα/Sívota) është fshat në Krahinën e Çamërisë, aktualisht pjesë e Greqisë. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Βώλια/Vólia.[1] Në vitin 1940, emri i vendbanimit ishte ndryshuar prej Μούρτος/Moúrtos më emrin greke të tjerë si Σύβοτα/Sívota.[2] Fshati ka 908 banorë. Gjurmët e para njerëzore i përkasin Antikitetit ku vendi banohej nga fisi Thesprotëtve, i cili jetonte në Epir. Në antikitetin klasik, qyteti quhej Sybota dhe në 433 p.e.s në ujërat e saj u zhvillua një betejë detare midis Korintit dhe Korkyrës. Në mesjetë, midis 1204 dhe 1337, i gjithë rajoni i Epirit përbënte Despotatin e Epirit, në Perandorinë Bizantine. Emrin Mourtos (nga rrjedh edhe emri aktual shqiptar Murto) e ka marrë gjatë sundimit Osman. Në vitin 1913, pas rreth pesë shekujsh nën kontrollin osman, Vola iu bashkua Greqisë si rezultat i Luftërave Ballkanike dhe Traktatit të fshehtë të Londrës. Nga janari 2011, Vola, përfshihet në komunën e Gumenicës. Sot është një destinacion turistik për shkak të plazheve të pastra dhe ujërave të kristalta.

Fakte të shpejta Volë Σύβοτα, Popullata ...
Volë
Σύβοτα
Fshat
Thumb
Porti i Volës
Thumb
Popullata
  Total
908
BanorëtVolot
Mbylle

Gjeografia

Nga veriu Vola kufizohet me Vrisin, nga jugu me Arpicën, nga lindja me Kuçin, Arvenicën e Vrohonain dhe nga jugu e perëndimi me detin Jon. Para Luftës së Dytë Botërore, Vola kishte këto lagje: Alemàtë, Birbilàtë, Bubushàtë, Dhonatë, Gjinàtë, Gjonàtë, Kormërkur, Làcurr, Meçanj, Makaçan, Mal’ e Aliut (në breg të detit) dhe Piro.[3]

Toponimet të fshatit Volë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

  • Amulli Skalomës - anë deti, vend zhukë, në P.
  • Anastasia - arë, dardhë e ullinj, në J.
  • Ar’ e Boçove - arë e ullinj, në mal, në L.
  • Ar’ e Husenj Dajkos - arë, në L.
  • Ar’ e Murtatit - arë, në J.
  • Ara e Nanes - arë, në VP.
  • Ar’ e Sejkos – arë, në mal, në L.
  • Ar’ e Zubës - arë, në mal, në L.
  • Armilluca - ara, në VP.
  • Bardhërrishte - ara, lisa e kullotë, në V.
  • Bakulli - lugje e gropa me ulli, në JL.
  • Bakull’ i Zeqirate - trap, Iuginë me ulli, në J.
  • Balla Sikurtes - breg shkëmbor, në L.
  • Ballavraka - pyll i hollë dhe lucë.
  • Ball’ i Droshkëzës - breg me Iisa, në J.
  • Balli Melisar - kodër me ullinj, në L.
  • Balli Pàllosh - ara e lisa, ne V.
  • Ball’ i Pllakatoit - bregore me gorrica, në L.
Thumb
Ballavrakë, vend me pyll i hollë dhe lucë.
  • Balli Sulòt - breg me lisa, në L.
  • Ballkudheza - ara, në VP.
  • Bar’ i Qeve - kullotë në faqe mali, në V.
  • Beleshina - buzë deti, kullotë, në P.
  • Birat e Dhelprës - bira në faqe mali, në L.
  • Bishtezi - ulli, lisa e dardha, në JL.
  • Bishti Qironisit - brinjë në mal, në P.
  • Bokërrimat e Mulla Omerit - bokërrima, në JL.
  • Bregu Mesëm - breg, në L.
  • Bregu i Pirove - breg ku mblidheshin pleqtë në kuvend, në qendër.
  • Brigjeza - brinjë me ulli, ne P.
  • Brinj’ e Bajramit - brinjë mali, në V.
  • Brinj’ e Hjesë - brinjë mali, në V.
  • Brinj’ e Qerastesë - brinjë mali, në V.
  • Brinja Gjonaq - brinjë, në V.
  • Bulgjeri - lisa e kullota, në L.
  • Bulgjeri Sasqidhë - vend me lisa e bexga, në J.
  • Burima e Amullit - burim, në P.
  • Burimat e Vrisit – kullotë, në V.
  • Capizma - faqe mali, në V.
  • Cinguri i Malës Madhe - pirg gurësh në majën e malit, në V.
  • Dàva - faqe mali me lisa e valanidh, në L.
  • Dàva - vend me lisa në mal, në V.
  • Drrasa e Hjesë - vend i gjërë me dërrasa guri, në L.
  • Drras’ e Kusarëve - dërras e gjatë në një përrua ku piqnin mishra kusarët, në JL.
  • Dushku - ara e dushk, në V.
  • Dhespotikoje - faqe mali, në V.
  • Fabrika e Mustafa Sulejmanit - fabrikë mielli e vaji, në qendër.
  • Fabrik’ e Nez Buneqit - fabrikë mielli e vaji, në qendër.
  • Fanari në Makrinoi - fanar, në JP.
  • Faqa e Bojait - faqe mali, në V.
  • Faqa e Diellit - faqe mali me lisa, shullë, në V.
  • Faqe Dhria - arë me hardhi, në L.
  • Faq’ e Greminave - faqe përroi shkëmbore me sherebel, në L.
  • Faqa e Hjése - faqe mali me lisa, në J.
  • Faqa e Kurtesit - faqe mali me lisa e gurë, në L.
  • Faqa e Pàlloshit - faqe mali me lisa, në V.
  • Faq’ e Péçallit - faqe mali me lisa, në L.
  • Faqa e Stomaqit - brinjë, në L.
  • Faq’ e Sharliut - faqe mali e veshur me lisa e fier, në L.
  • Faqa e Shtokthit - faqe mali me lisa e gurë, në L.
  • Faqa e Vlaharisë - faqe mali me lisa e fier, në L.
  • Ferrishta - pyll me lisa, përrall, e sherebel, në VL.
  • Folej’e derravet – ara e faqe me dushk, në V.
  • Fullazmeni - ara në përrua, në V.
  • Fund’ i Ftelésë - ara e lisa, në V.
  • Fùrrova – kullotë, në VP.
  • Gallacidhet – kullotë, në V.
  • Grava e Gravës —shpellë, në L.
  • Grav’ e Jahos – vrimë, në V.
  • Grav’ e Magondrafit - shpellë që nxën 400 kokë dhi, në J.
  • Grav’ e Palofshatit - shpellë, në V.
  • Grav’ e Palokatundit - shpellë që nxën 100 kokë dhi, në L.
  • Grava Bulgjer - shpellë, në L.
  • Grava Lelo - shpellë që nxën 150 kokë dhi, në L.
  • Grava me ulli e lisa - në V.
  • Grava Putanellë - sterrë në mal, në JL.
  • Gur’ i Sravatoit - shkëmb në mal ku mblidheshin shqiponjat, në VL.
  • Gurra - faqe mali me lisa, në J.
  • Gurrëza - vend ku dheu është i bardhë, në V.
  • Gjimishëla - ara e gorrica, në J.
  • Gjonëla - arë, në JL.
  • Hunda Madhri - ara e brinja në mal, në J.
  • Hunda Magandraf - kep që zbret në det, në J.
  • Janicat - ara në brinja në mal, në VP.
  • Kalaja e Nisisë - kala veneciane, me mure gjysëm të rrëzuara, në një ishull të vogël rreth 100 m nga bregu, në P.
  • Kallamidhi - pllajë, në VL.
  • Kamenica – mal, në P.
  • Kamini Kosës - shesh, në L.
  • Kanjua – arë, në JL.
  • Kodra Kapel – kodër, në VP.
  • Koniska - arë me gorrica, në V.
  • Kullumça — vend guror në mal, në V.
  • Kreshpa - brinjë shkëmbore e kullotë, në VP.
  • Kuramila - bregore me ulli e lerë, në V.
  • Ler’ e Kocollucës – lerë, në V.
  • Ler’ e Kuramilit – lerë, në V.
  • Lëm’ i Bullës - ara e ullinj, në L.
  • Lëmi Çim – lëmë, në VL.
  • Lëm’ i Frëngut – lëmë, në V.
  • Lëmi i Davës – lëmë, në V.
  • Lëmi Dovar – lëm’ i gurtë, në L.
  • Lëmi Kapel - lëm i gurtë, në L.
  • Lëmi Kocollucë – lëmë, në V.
  • Lëmi Kollovre - lëm’ i gurtë, në VL.
  • Lëmi Kuramila - ara, lisa e ullinj, në P.
  • Lëmi Lihadhna – lëmë, në V.
  • Lëmi Malegonéja - lëm’ i gurtë, në VP.
  • Lëmi Qosre - lëmë e ullinj, në L.
  • Lëmi Rodhe – kullotë, ara e ullinj, në P.
  • Lëm’ i Trogonit – pyll, në V.
  • Lëmi Vlahari - pyll, në L.
  • Lëm’ i Zotove - pyll, në V.
  • Lihadha Mesoraq - kullotë e ullinj, në L.
  • Lisat e Elezit - faqe mali, në V.
  • Lisat e Nezit - lisa, në V.
  • Lis i Mejdanit - ara, në J.
  • Lisi Zofio – valanidh, në V.
  • Lis’ i Zonjës – lis, të cilin e ka pasur dikur një zonjë që kish mbetur pa burrë, në V.
  • Luca e Arkullinesë - lerë ku pinin ujë bagëtia, në J.
  • Luvadhet – livadhe, në J.
  • Mahanamet – baçe me ullinj, në L.
  • Mala Dubugjon - breg malor me lisa, në L.
  • Mal’ e Madhe – shkrep, majë, në V.
  • Mala Gjovjenë - bregore me lisa, në L.
  • Mala Kanaqe - bregore me dsherebel, në JL.
  • Mala Kullumse — majë, në V.
  • Mala Murto - bregore, kullotë, në J.
  • Mala Përnakalive - majë shkëmbore, në VP.
  • Màlasi - breg, në JL.
  • Mala Vlahari – majë, në VP.
  • Malaza - faqë mali, kullotë, në J.
  • Mallakastëra - brinjë shkëmbore, në VP.
  • Meçiku – brinjë, në V.
  • Mesoraqi - grykë mali, në L.
  • Mal me ullinj - në L.
  • Mirgaleja - breg që ka gurë, në V.
  • Monej’ e Beqir Xhemaliut – mone bagëtish, në V.
  • Monej’ e Mejdi Manit - mone, në V.
  • Monej’ e Qeve - mone në mal, ne VP.
  • Monej e Shemé Rexhos - mone, në V.
  • Monej e Vejz Abazit - mal, në V.
  • Moraçëla - greminë me përrall e lisa, në L.
  • Mullaga – ara, në brinjë, në V.
  • Murabequa - pllajë me ullinj, në V.
  • Nikiçali - anë mali, në JL.
  • Nisia Volë — ishull i vogël nja 100 m. larg bregut, në JP.
Thumb
Limani i Volës
  • Opsaka - ara, në P.
  • Palokatundi - ara e gërmadha në mal, në V.
  • Pàlloshi — ara, në V.
  • Perama Badhërrishte – përrua, në L.
  • Perama e Nikiçalit — përrua shkëmbor, në L.
  • Perama Vùrrë – përrua, në J.
  • Përnakaliva - faqe mali, në V.
  • Pillrodha - pyll me lisa e ullinj, në P.
  • Pilli i Madhrisë - pyll ku ka pasur derra t’egër, në JL. Në këtë pyll vinin turista anglezë dhe gjuanin derra t’egër.
  • Plakatoni - arë e ullinj, në VL.
  • Poshtanika - kullotë, në mal, në V.
  • Prroi Badhërrishte - përrua, në L.
  • Prroi Blushit – përrua, në VP.
  • Prroi Gjozdi - përrua, në L.
  • Prroi Lofatës – përrua, në V.
  • Prroi Megandraf - përrua, në J.
  • Prroi Prrishur - përrua i thellë, në V.
  • Prroi i Thellë - përrua, në J.
  • Puset e Alematit – puse, në qendër.
  • Puset e Bulushit – puse, në qendër.
  • Puset e Dhonate – puse, në qendër.
  • Puset e Pirove - katër puse në të cilët mbushte ujë kushdo (pa zot), në qendër.
  • Pusi Çikanjt – pus, në qendër.
  • Pus’ i Hasan Efendiut – pus, në fshat.
  • Pus’ i Kajet – pus, në fshat.
  • Pus’ i Met Fetahut – pus, në fshat.
  • Pus’ i Muhtarit - pus në një qafë me ullinj, në J.
  • Putanella - faqe, vënd’ i lartë, në L. (ara, në V.)
  • Qafa Borboll – qafë, në V.
  • Qafa Dufeq - qafë me ullinj ku para 200 vjetësh në këtë vend , është bërë luftë, në L.
  • Qaf’ e Bojbos – qafë, në V.
  • Qaf’ e Cjapit – qafë, në V.
  • Qaf’ e Drizës — qafë mali me ullinj, lisa e ara, në V.
  • Qaf’ e Gjokës – qafë, në V.
  • Qaf’ e Gjoksit – qafë, në V.
  • Qaf’ e Haskës – qafë, në J.
  • Qaf’ e Kamines – qafë, në V.
  • Qaf’ e Kondreut – qafë, në V.
  • Qaf’ e Mehdjéve - qafë e bregore me një shesh sipër, në V.
  • Qaf’ e Memiços – qafë, në V.
  • Qaf’ e Mënit – qafë, në V.
  • Qaf’ e Mirgalése - në V.
  • Qaf’ e Ngushtë - qafë shkëmbore me lisa e kullotë, në L.
  • Qafat Kollacë - qafë me ara e ullinj, në JL.
  • Qafat Kuçuber – qafë, në L.
  • Qafat Péçall - kullotë, në L.
  • Qafat Shushpat – qafa, në VP.
  • Qafat e Xhepit – qafa, në V.
  • Qironisi - kullotë, në V.
  • Radhojt’ e Vjetër - breza shkëmborë, në P.
  • Raqi Çim - kodër, në L.
  • Raqi Sharli - kodër, në J.
  • Radha - vend me pllaka prej guri, në V.
  • Rrahu i Lakos - shesh e mone bagëtish, në V.
  • Sallangadha - faqe mali me lisa e bexga, në V.
  • Sikurtési - kullotë në mal, në L.
  • Spitharet Péçall - spitharë, në L.
  • Spitharet Putanellë — spitharë, në J.
  • Spitharet Sasqidhë — spitharë, në J.
  • Spithar’ i Malit Math — spithar, në V.
  • Spithar’ i Mavrésë — spithar, në V.
  • Spithar’ i Mesoraqit — spithar, në V.
  • Spithar’ i Shqipjes — spithar, në mal, në V.
  • Stupiperi - bregore e ara, në JP.
  • Sharlia – arë, ullinj e lisa, në V.
  • Shënikolla - gërmadhë në ishullin e Volës, në P.
  • Shkalla Sasqidhë – greminë, në J.
  • Shkëmbi Kshirë – shkëmb’ i madh në mezin e malit, në V.
  • Shkëmb’ i Pushtanikës - shkëmb, në VP.
  • Shpat’ i Gjërë - shpat, në V.
  • Shpat’ i Glatë - shpat, në V.
  • Shtrung’ e Gurtë – shtrungë, në V.
  • Shushpati - ara, brinja e brezarë, në VP.
  • Trap’ i Berberit - ara e ullinj të fisit barberate, në J.
  • Trap’ i Jupeve - ara, në J.
  • Trap’ i Vejzit - ara e lisa, në J.
  • Trap’ i Zallit – luginë, në V.
  • Tre ullitë – ullinj, në J.
  • Ujët e Berdhë - ngushticë e ujit të detit që ndan.
  • Ullit e Trapit Shahrli – luginë, ara e ullinj, në VP.
  • Varvàti – shesh, në L.
  • Varret në Xhami e Re – varre, në V.
  • Varret në Xhami e Vjetër - varre, në V.
  • Varret Makaçan - varre të lagjes Makaçan, në J.
  • Varret Piro - varre të lagjes Piro, në V.
  • Vethet e Lopëve - qafë mali, mone lopësh, në JP.
  • Xhami e Poshtëme – xhami, në qendër.
  • Xhami e Re - xhami, në qendër.
  • Xhami e Sipërme - xhami, në qendër.
  • Xhami e vjetër - xhami, në qendër.
  • Zall i Kaços - vend zallishte në rrëzën e malit, në VP.
  • Zavjet - baçë me ullinj, në JP.

Demografia

Familjet në fshatin Volë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[5]

Në lagjen Alematë: Bejdohaskenj, Daharenj, Ferrulat, Kamberatë, Muharremànj, Mulla Ali. Në Birbilatë: Beqiranj, Fetahénj, Mezanénj, Zeqiratë. Në Bulushatë: Abazenj, Bejdot, Hamitanj, Mullomeranj, Mustafaranj, Xhaferanj. Në Dhonatë: Haxhinjaj, Magjinot, Xhelalenjtë, Zerràtë. Në Gjonàq: Dautanj, Halilanjt, Hysenajtë, Korbatë. Në Makaçan: Askllanenj, Balenj, Isufenj, Mejdinjarë. Në Mal’ i Aliut: Çaushanj, Metaj, Murto, Resulatë. Në Pirotë: Alinjëj, Bidinjaj, Bollaritë, Cikanj, Çamër, Fehimenj, Qorrarë.

Më shumë informacion Viti, Popullsia ...
Statistikat e Popullsisë nga 1895 deri në 2011
Viti 1895 1913 1928 1940 1951 1961 1971 1981 1991 2001 2011
Popullsia 1066 970 679 383 241 684 560 575 756 818 875
Mbylle


Lidhje të jashtme

Burimet

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.