From Wikipedia, the free encyclopedia
Veli Stafa (Elbasan, 25 tetor 1915 - Paris, 18 mars 1939) ka qenë mjek dhe publicist shqiptar, vëllai i madh i Qemal Stafës.
U lind në qytetin e Elbasanit, i biri i Hasan Ahmetit dhe Sabries së Veli Dylgjerit. Familja me origjinë nga Zabzuni i Gollobordës kishte gjetur në brigjet e Shkumbinit vendbanimin e ri, ku Hasani u lind. I ati qe ushtarak akademist i diplomuar në Harbije të Stambollit, i caktuar me detyrë drejtor i Zyrës së Rekrutimit në Prefekturën e Shkodrës. Veliu ndoqi shkollimin e mesëm në Kolegjin Saverian,[1] të cilin e mbaroi me rezultate të shkëlqyera më 1932.
Më 1933 filloi studimet në falultetin e Mjekësisë në Bolonja. Më 5 korrik 1938 diplomohet duke mbrojtur temën 'Kufizimet martesore nga pikpamja e përmirësimit gjenetik', duke pasur në këtë mënyrë të drejtën për t'u emërtuar studiuesi i parë shqiptar i problemeve gjenetike. Në muajin korrik të po atij viti kthehet në Shqipëri. Veten e quante doktor i të vobektëve e jetimëve, por edhe nga të tjerët kështu kujtohet edhe sot. Në shtator shkon në Glonik të Jugosllavisë për t'u mjekuar nga turbekulozi (TBC). Por sëmundja nuk e fali penën e spikatur të viteve '30 dhe të riun human i cili vdiq në moshën 24-vjeçare në Sanatoriumin 'Rueil Malmaison' afër Parisit. Edhe pse larg familjes, Veliu nuk vdiq vetëm. Miku i tij Frederik Shiroka, kushëriri Fejzullah Sejdini dhe dr.Spiro Çipi korçar kanë qëndruar pranë të riut në momentet e lamtumirës.
Dashuria
Më 2 prill trupi i 24-vjeçarit përcillet për t'u varrosur në Elbasan, në Varrezat e Teqes së Madhe Bektashiane, ndërsa te ura e Tabakëve rinia krye-qytetase përcolli "Platonicusin", i cili, edhe pse në moshë të re, luftoi me anë të penës së tij për emancipin e shoqërisë, po në veçanti atë të femrës. Të vdesësh nga dashuria. Kështu mund të etiketohet historia e "Platonicus-it", i cili në kohën kur ndodhej në Itali si student dashurohet me Marian. E fejuara e tij sëmuret nga TBC-ja dhe i kërkon Veliut të ndahen për ta ruajtur nga sëmundja vdekjeprurëse, por i riu nuk mund ta braktiste dashurinë e tij në momentet e fundit të jetës, dashuri e cila vetëm pas disa kohësh i mori jetën edhe 24-vjeçarit.
I dhënë pas publicistikës, shkroi artikuj me pseudonimin Platonicus tek "Ora" më 1932, "Bota e re" e Konstancës më 1936 dhe '37, "Java" më 1937. Shkrimet e tij u botuan edhe pas vdekjes tek "Tomori" më 1943 dhe "Fryma" më 1944. Përdori gjithashtu pseudonimet Ve-Ri dhe NOM (Novo Ordo Mondus).[2]
Në vitin 1982 nën përkujdesjen e Andrea Varfit u botua përmbledhja "Vepra Letrare e Veli Stafës". Aktualisht emri i Veli Stafës është hequr nga Antologjia, ndërsa të afërmit e tij shprehen: "Fatkeqësisht, sot botues të ndryshëm, me mëndje të klasës së katërt, siç i cilëson Faik Konica, e kanë fshirë padrejtësisht emrin e Veli Stafës nga Antologjitë letrare, këtë gjeni të intelektualizmit dhe e kanë zëvendësuar me të tjerë, sigurisht për "konvenienca politike". Inkuzicioni ndaj intelektualëve shqiptarë vazhdon, vetëm se në forma të tjera.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.