From Wikipedia, the free encyclopedia
Veksilologjia është disiplinë shkencore e cila merret me studimi i historisë, simbolikës, përdorimin dhe përfaqësimin e flamujve. [1] Termi është një sintezë e fjalës latine vexillum ("flamur") dhe prapashtesa greke -logia ("studim"). [2]
Një njeri që studion flamujtë është një veksilolog, ai që harton ose dizajnon flamuj është një veksilograf, ndërsa arti i punimit të flamurit quhet veksilografi. Ai që është admirues i përgjithshëm i flamujve duke u nisur nga hobi është një veksilofil.
Veksilologjia si disiplinë shkencore është mjaftë e re. Për herë të parë është formalizuar në vitin 1961 nga ana e Whitney Smith, një studiues i apasionuar i flamujve. [3] [4] Para kësaj kohe, studimi i flamujve është konsideruar në përgjithësi pjesë e heraldikës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.